E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë,mungesa e banjove publike,shqetësime te qytetarët

Mungesa e banjove në ambientet publike në Tiranë, ka sjellë shqetesime në radhët e qytetarëve . Nëse do të duhet të kalosh qoftë edhe për një çast në afërsi të urave që lidhin brigjet e lumit të Lanës, do të ndeshesh me një erë aspak të këndshme për hundën e njerëzve duke u kthyer në një problem vërtetë serioz për ta. Dy banjot publike që dikur ndodheshin te Partizani i Panjohur, tashmë nuk ekzistojnë më, pasi ky shesh është shndërruar në një shesh ku janë vendosur disa monumente. Krahas eres se keqe, një tjetër problem për sytë e gjithësecilit, përbën edhe çështja e papastërtive jo të pakta që rrjedhin buzë këtij lumi duke e rënduar gjithnjë e më tepër situatën, jo vetëm në aspektin estetik por edhe në atë shëndetësor. E gjithe kjo situatë kërkon një ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve të cilët duhet të bëhen të ndërgjegjshëm për çdo veprim të tyre, për të bërë të mundur një jetesë sa më komode dhe të shëndetshme në metropolin shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›