E Diel, 1 Nëntor 2026

TEC-i i Vlorës nuk do të punojë edhe për një vit tjetër?

Shkak është bërë një defekt në tubacionet e ftohjes në këtë TEC, gjatë provave për dorëzimin nga kompania ndërtuese tek autoritetet shqiptare.

Tubacioni ftohës i lidhur me detin ka pësuar çarje, çka ka bërë që kompania ndërtuese të mos e dorëzojë veprën energjetike edhe për disa muaj të tjerë. TEC-i i Vlorës pritet të punojë me gazë natyror, çka kostoja e prodhimit të energjisë do të jetë e madhe. Investimi me vlerë 92 milionë euro do të mbahet si burim rezervë në raste emergjente.

Sipas llogaritjes se specialistëve, në momentin e funksionimit me kapacitet të plotë TEC-i i Vlorës do të plotësojë 10 % të nevojës së përgjithshme të vendit me energji elektrike, dhe do të shërbejë kryesisht për jugun e vendit. Në TEC-in e Vlorës do të punojnë 50 specialistë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›