E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Gati 15 milion dollarë për pronarët e zonave informale

11/08/2010 Ministri i Drejtësisë takim për kompensimin pas legalizimit

Qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion 1.54 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë dollarë për kompensimin e subjekteve që shpronësomhen për shkak të legalizimit të ndërtimeve në zonat informale. Deklaratën e ka bërë Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, menjëherë pas një takimi që kia zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm të AKKP-së Elvis Cefa, gjatë të cilit ui trajtua pikërisht ccështja e kompensimit të kësaj kategorie pronarësh. Sipas Nishanit nga fondi i vënë në dispozcion nga qeveria do të përfitojnë rreth 350 subjekte të shpronësuara. Sipas një njoftimi për sjhtyp nga Ministria e Drejtësisë bëhet me dije se Ministri i Drejtesise zoti Bujar Nishani trajtoi gjithashtu bashkerendimin e punes se Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave me institucione te tjera te linjes per hartimin e nje Plan Veprimi nen drejtimin e Ministrise se Drejtesise, plan i cili parashikon masa legjislative, administrative dhe buxhetore ne interes te procesit te njohjes dhe kompensimit te pronave.

Në maj të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që u njihte subjekteve të shpronësuara të drejtën e kompensimit për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale. ë të ditur se kompensimi do të bëhet me këste, sipas ecurisë së mbledhjes së fondit nga procesi i legalizimeve. Përfituesit e këtij vendimi fillimisht do të përfitojnë 2i.8 % të vlerës totale që ju takon dhe më vonë do të vijohet me pjesën tjetër. Vendimi në total përfshin një sipërfaqe 48 849, 90 (dyzet e tetë mijë e tetëqind e dyzet e nëntë presje nëntëdhjetë) m², tokë truall, me vlerë të përgjithshme 757 664 073, 8 (shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëdhjetë) lekë. Ndërkohë që paralelisht me procedurën e kompensimit do të vijojë edhe puna e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila do të kryejë ndryshimet përkatëse për të kaluar parcelat përkatëse në pronësi të shtetit.

Ndërkohë AKKP, është institucioni kyç që do të merret me administrimin e fondit, dhe shpërndarjen e parave që u takon sulibjekteve në bazë të ligjit. Eshtë ky institucion që pas shqyrtimit të stave publikon listat e trojeve që do të kompensohen sipas parcelave. nd të vënë në dispozicion për kompensim të pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale. Pas kësaj, përfituesi duhet të paraqesë pranë AKKP-së dokumentacionin e nevojshëm për të vazhduar me kompensimin. Kështu mes të tjerash, ai duhet të paraqesë kërkesën për kompensimin e pronës, dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

Pakënaqësia

Kompensimi, pronarët interes minimal për aplikim

Pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme të drejtuesve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave për aplikuar, deri më tani vetëm 100 pronarë që përfitojnë nga kompensimi financiar për trojet e zëna nga ndërtimet leje kanë depozituar dokumentet pranë këtij institucioni. Procesi, i cili ka filluar që prej datës 12 korrik dhe do të vazhdojë deri në datën 11 gusht, duket se nuk ka ngjallur thuajse aspak interes tek subjektet e shpronësuara, çka duket tek fluksi shumë i ulët i aplikimeve. Pavarësisht se drejtuesit e AKKP-së e justifikojnë fluksin e ulët të aplikimeve me faktin se palët përfituese kanë mosmarrëveshje mes tyre, duket se shkaku është diku tjetër. Nga faza e parë e këtij procesi përfitojnë rreth 350 pronarë, nga 2 mijë të tillë, por duke pasur parasysh çmimin tepër të ulët të tokës që kompensohet, ata nuk janë të interesuar që të përfshihen në këtë proces. Llogaritet që pronarët të kompensohen për 21.89 për qind të vlerës së tokës, sipas çmimeve të miratuara nga Qeveria, në hartën e vlerës së tokës çka ka bërë që interesi të jetë shumë i ulët. Ndërkohë në total, fondi i vënë në dispozicion nga ALUIZNI i kalon 1.5 miliardë lekë dhe janë rreth 2095 persona, të cilët do të marrin nga 21 për qind të vlerës së përcaktuar në vendimet e qeverisë. Gjithashtu, mësohet se ky nuk është i vetmi raund i shpërndarjes, sa herë që ALUIZNI do të kalojë para për kompensim Agjencia e Pronave do të bëjë kalimin shumës për secilin pronar në llogarinë personale bankare. Sipas procedurës, pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumenteve, brenda 45 ditësh AKKP-ja verifikon legjitimimin e kërkuesit për çdo kërkesë për kompensimin e pronës si dhe kontrollon dokumentacionin e paraqitur nga subjekti përfitues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›