E Shtunë, 31 Tetor 2026

Quo Vadis Lisbone

Ende pa u mbushur nje vit prej hyrjes ne fuqi te Traktatit te Lisbones 1 Dhjetor 2009 boshti franko-gjerman hodhi dyshimet e para rreth jetegjatesise se tij. Traktati i Lisbones eshte fryt i negociatave te veshtira thuajse tetevjecare i cili u konceptua se i dha Bashkimit Europian kuadrin ligjor dhe mjetet e nevojshme per perballjen me sfidat e ardhshme nepermjet ndryshimeve institucionale nga njera ane dhe realizimin e pretendimeve te qytetareve europiane nga ana tjeter nepermjet

Nje Europe me demokratike dhe transparente Nje Europe me rezultative Nje Europe te te drejtave dhe vlerave te lirise te bashkepunimit dhe sigurise Nje Europe me prezence te fuqishme ne arenen nderkombetare

Por kriza e tejzgjatur ekonomike eshte me se e qarte tashme se i gjeti te papergatitura vendet anetare te Bashkimit Europian duke dhene nje goditje paralizuese ne financat e tyre. Qeverite e shteteve anetare te djathta ose te majta qofshin Greqi France Britani e Madhe Spanje Portugali Itali Hungari pas marrjes se nje sere masash te forta per uljen e deficitit financiar dhe rimekembjen e ekonomive te tyre po perballen me revolta te forta te shoqerise dhe te grupeve te interesit.

Kriza greke ishte ajo e cila gjunjezoi Eurozonen dhe nxori ne pah deshtimin e Paktit per Stabilitet dhe Zhvillim objektivi i te cilit ishte mbajtja nen kontroll e financave te vendeve anetare te Eurozones. Kjo eshte edhe arsyeja primare pse dyshja Sarkozy-Merkel po kerkon amendimin e Traktatit te Lisbones deri ne vitin 2013 vit ne te cilin humbet fuqine Mekanizmi Mbeshtetes Europian per euron i adoptuar nga 27 vendet ne majin e ketij viti nepermjet nje projekt-drafti i cili mendohet se do ti paraqitet lidereve europiane ne takimin e 28-29 tetorit ne Bruksel.

Eumlshte me se e dukshme tashme se masat e Paktit per Stabilitet dhe Zhvillim kane deshtuar te sigurojne qendrueshmerine ekonomike per kete arsye nevojitet te implementohen rregulla me te forta te cilat do lozin rolin e rrjetes e cila do te mbroje Bashkimin Europian nga krizat ne te ardhmen. Nje rrjete e tille mendohet te jete nje Mekanizem i Perhershem Mbeshtetes Europian per vendet anetare te Eurozones si dhe disa ndryshime esenciale ne Traktatin e Lisbones te cilat do te benin te mundur zbatimin e politikave ndeshkuese p.sh heqjen e se drejtes se votes ne Keshillin e Ministrave kundrejt shteteve anetare te cilat nuk do te mundnin te vinin nen kontroll financat e tyre publike.

Por nje amendim i Traktatit te Lisbones nuk do te jete dicka e lehte ne nje Europe me 27 vende anetare duke marre parasysh dhe deklaraten e Kryeministrit britanik Kameron se ne te ardhmen ne Britani amendimet e Traktateve te BE-se do te behen nepermjet referendumit popullor. Marreveshja franko-gjermane eshte me se e sigurt se do te kete nje perballje te forte nga shume vende anetare te cilat theksojne se vendimet ne Bashkimin Europian merren nga 27 vendet anetare dhe jo vetem nga dy prej tyre.

Per te garantuar mbijetesen e Bashkimit Europian dhe te Eurozones ne vecanti eshte me se e nevojshme marrja e pergjegjesive politike dhe masave drastike per stabilizimin dhe fuqizimin e financave publike te vendeve anetare. Per kete eshte me se i nevojshem reformimi i Paktit per Stabilitet dhe Zhvillim.

Por perpjekja per amendimin e Traktatit te Lisbones ne nje kohe qe jane ende te fresketa veshtiresite me te cilat u perball ratifikimi i ketij traktati duke implementuar masa te cilat do te shkaktonin nje reaksion zinxhir ndoshta do te ishte fatale ne marredheniet ndermjet vendeve anetare. Kjo do te sillte nje Europe me disa shpejtesi ndoshta edhe de jure. Ky ndoshta do te ishte dhe fillimi i fundit te Bashkimit Europian ashtu sic e njohim deri tashme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›