E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon gjaku, solidarizohen qytetarët

Një solidarizim i paparë është vënë re pranë Bankës së Gjakut në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Radhët e vullnetarëve kanë bërë që edhe formularët që duhen plotësuar të mbarojnë disa herë për t’u fotokopjuar të rinj. Korridoret janë mbushur me shtretër për të përballuar numrin e personave që vinin për të dhuruar gjak vullnetarisht. Radha ka nisur rreth orës 13.00 në drekë dhe ka vazhduar deri rreth orës 17 e 30 minuta. Forca të policisë, punonjës të spitalit, qytetarë dhe shumica studentë kanë pritur me orë të tëra në radhë për të dhuruar gjak. “Jam këtu në radhë, që në orën një e gjysmë dhe jam shkëputur vetëm disa çaste për të ngrënë diçka”,- thotë Brunilda Pone, e cila rastësisht ndodhej në Tiranë dhe vinte nga Berati. Ajo mundi të futej brenda diku në orën 17 e 20 minuta, me një formular të plotësuar në dorë. Në momentin e shpërthimit ajo ndodhej në makinë, në autostradë, rreth një km larg Vorës dhe tregon se tronditja ishte e tmerrshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›