E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ Bruceloza, eliminohen bagetite e semura

Sherbimi veterinar ne Qarkun e Elbasanit eshte angazhuar per gjurmimin e semundjes infektive te brucelozes. Brenda pak ditesh jane gjurmuar rreth 48 mije krere bageti. Pergjegjesi i Sherbimit Veterinar ne Qark, Sotir Panxhi, thote se pas gjurmimit situata eshte vene nen kontroll dhe rastet pozitive jane trajtuar sipas ligjit veterinar qe presupozon se bagetite e prekura jane konfiskuar dhe pronaret jane kompensuar. Problem ne Elbasan ka qene nenprefektura e Gramshit, e cila kufizohet me Beratin dhe rrethet e jugut te vendit, te cilat e kane te shprehur semundjen. Ne kete rreth jane konstatuar disa raste me bruceloze. Sherbimi veterinar ne Elbasan ka krijuar dhe kordonin imunitar per te vene situaten ne kontroll. F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›