E Shtunë, 31 Tetor 2026

ELBASAN/ Sekuestrohen miliona nga kambistet pirate

Policia e Elbasanit ka arrestuar ne flagrance dy persona, pasi eshte akuzuar per kembim parash ne menyre te paligjshme. Keshtu, seksioni kunder krimit ekonomik dhe financiar ne Drejtorine e Policise se Elbasanit ka arrestuar ne flagrance Azis Tafanin, 40 vjec, me banim ne Belsh dhe Filljon Demiraj, 55 vjec, me banim ne Cerrik, pasi akuzohen per ushtrim te paligjshem te kembimit valutor. Ne momentin e shoqerimit kambistit Azis Tafani ju sekuestruan 4550 euro, 330 paund dhe 482 mije leke. Ndersa Filljon Demirajt i jane sekuestruar 1260 euro dhe 260000 leke. Gjate javes se kaluar seksioni kunder krimit ekonomik ne Policise e Elbasanit arrestoi shtate kambiste te paligjshem. F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›