Qytetarët kosovarë me pasaporta biometrike brenda 2010-s
Ky është një ndër kushtet më kryesore për përfshirjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave.
Në kuadër të përgatitjeve për përfshirjen në këtë proces, Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme planin e veprimit për implementimin e Udhërrëfyesit të Qeverisë së Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian 2009-2011.
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti ka deklaruar për Radio Televizionin 21, se me qëllim të përfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe vendimin e Qeverisë për miratimin e udhërrëfyesit, MPB ja ka hartuar planin e veprimit, me ç'rast ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante për t'i implementuar kriteret themelore.
Ai ka përmendur miratimin e Strategjisë antikorrupsion, ndërtimin e politikave për azil, menaxhimin e kufijve, menaxhimin e azilit, menaxhimin e të dhënave dhe hapa të tjerë që çojnë drejtë përmbushjes së kritereve të BE-së për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave.
Ndërkaq zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi ka siguruar se qytetarët e Kosovës do të kenë pasaporta biometrike në vitin 2010. Krasniqi ka shprehur bindjen e thellë se Kosova në një periudhë më të shkurtë kohore se të gjitha vendet e rajonit do të përmbush kriteret për integrimet evropiane.