E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, bllokohet 1 kg drogë, pranga poseduesit

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bëri të ditur sot se“lënda narkotike ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit të autobuzit, dhe kjo sasi i përkiste faturinos Spiro Pepe, 46 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj, i cili u ndalua në minutat e para të ditës së sotme”.

Nga hetimet paraprake rezulton se bima e paligjshme ishte paketuar në dy pjesë dhe kishte si destinacion Tiranë. Materialet e kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›