E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kryesor

Kreu i shtetit kosovar theksoi se ky raport paraqet dokumentin themelor orientues për hapat e mëtejshëm në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kryesor për Kosovën derisa bëjmë përpjekjet tona maksimale për ta thelluar zhvillimin e vendit dhe për ta rritur prosperitetin për të gjithë qytetarët”, ka thënë Sejdiu.

Ai bёri tё ditur se mirëpret vlerësimet se Kosova ka arritur progres sidomos në funksionalizimin e institucioneve të saj të qeverisjes dhe plotësimin e kornizës legjislative.

Presidenti Sejdiu premton se të gjitha institucionet e vendit do t’i marrin me seriozitetin më të madh vërejtjet që janë shënuar në Raportin e Progresit 2009, në mënyrë që viti tjetër ta gjejë Kosovёn me hapa të shpejtuar drejt procesit të anëtarësimit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›