Hyseni në OKB: Kosova është e qetë dhe e stabilizuar
“Qeveria e Kosovёs ka vazhduar tё shqyrtojё dhe tё zgjidhё shumё çёshtje nё ekonomi, drejtёsi, siguri dhe stabilitet. Mirёqenia e komuniteteve pakicё si dhe kthimi i refugjatёve tё Kosovёs nё shtёpitё dhe pronat e tyre ёshtё prioritet i qёndrueshёm derisa procesi i kthimit po vazhdon pёrmes fondeve qeveritare tё alokuara pёr rindёrtimin e shtёpive tё tё kthyerve”, deklaroi Hyseni.
Ai theksoi se, pёrmirёsimi i kushteve nё vendet e komuniteteve pakicё, posaçёrisht nё vendet me shumicё serbe, ёshtё njё çёshtje sё cilёs Qeveria po i kushton vёmendje tё veçantё, ndёrkohё pёrparimi ёshtё i dukshёm.
“Megjithatё, ka ndёrhyrje nga Republika e Serbisё tё cilat po shkaktojnё pengesa nё pёrpjekjet tona pёr tё pёrmirёsuar kushtet e jetesёs tё qytetarёve serbё nё Kosovё, meqё Beogradi ka vazhduar tё pёrkrahё strukturat paralele nё veri tё vendit. Qeveria e Republikёs sё Serbisё ka punuar aktivisht qё tё dekurajojё dhe tё pengojё anёtarёt e komunitetit serb nё Kosovё nga puna dhe integrimi me popullatёn tjetёr tё vendit, si dhe nё institucione”, tha Hyseni.
Ministri i Jashtёm i Kosovёs bёri me dije se situata nё veri mbetet njё çёshtje brengosёse. Megjithatё, Hyseni theksoi se ka pёrmirёsime tё dukshme nё tё gjitha sferat pas vendosjes sё EULEX-it.
“Meqё EULEX-i ka arritur nivelin e plotё veprues, dёshiroj tё theksoj se Qeveria e Republikёs sё Kosovёs ёshtё thellёsisht e pёrkushtuar tё bashkёpunojё ngushtё me EULEX-in pёr tё luftuar krimin dhe korrupsionin, si dhe tё gjitha aktivitetet e paligjshme dhe kriminale ndërkufitare”, deklaroi Hyseni.
Nё fund tё fjalёs sё tij, Ministri i Jashtёm kosovar shprehu kёnaqёsinё tё njoftonte se situata e pёrgjithshme e sigurisё nё Republikёn e Kosovёs ёshtё e qetё dhe e stabilizuar.