Qytetarët nuk janë thjeshtë vota
Nga Gazmend LITA
Pavarësisht se e pashpallur, fushata elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit praktikisht ka filluar që prej kohësh dhe bile me një temporitëm të pazakontë. Palët politike kanë nxjerrë nga milli shpatën 18 vjeçare të mllefeve, hatërmbetjeve, historive të vjetra dhe të reja, për të nisur një betejë të ashpër, ndoshta më të ashprën në historinë e zgjedhjeve problematike shqiptare, ku rregullat e lojës janë gjëja e fundit për të cilën duan që të kujdesen protagonistët.
Në fakt, ajo që gjuha e politikës iu ofron edhe këtë herë shqiptarëve, të paktën terminologjia politike paraelektorale apo elektorale, është ende larg të qenit të një mjeti për të ndërtuar urat mes saj dhe qytetarëve. Këto të fundit, në 18 vjet demokraci, kanë qenë subjekt i premtimeve lumë të kandidatëve, që kur janë ulur në sallën e Kuvendit, i kanë fshirë nga lista. Ata, votuesit, shpresëmbajtësit tek politika, nuk kanë përfituar asgjë, ose kanë përfituar aq pak, sa nuk ia vlen barra qiranë. Këto vite në vendin e shqiponjave kanë dëshmuar, se midis politikës dhe njerëzve të këtij vendi ka një hendek interesash, që nuk ka arritur të rrafshohet dhe aq më pak të shndërrohet në një urë, ku të kalojë e drejta deri tek qytetari më i fundit.
Fushatat pasojnë njëra-tjetrën, ulen dhe ngrihen podiumet politike të radhës, por radha e atyre që nuk përfitojnë nga mënyra e të bërit politikë të politikanëve tanë sa vjen e shtohet. Ky është një realitet i trishtë dhe bëhet akoma më i trishtë për faktin se shumica e politikanëve, të rinj apo të vjetër, pra politika, e re apo e vjetër vijojnë të sendërtojnë të njëjtat psikoza në realitetin postkomunist të tranzicionit të tejzgjatur shqiptar.
Autori i këtyre radhëve ka pasur fatin të vëzhgojë tre fushatat më të fundit zgjedhore presidenciale në SHBA, për të kuptuar se politika, mbi të gjitha garat e tjera, është një garë e ndershme, se politikëbërja është diçka e prekshme për njerëzit dhe shtresat në nevojë, për ata që votojnë por dhe për ata që nuk duan të votojnë. Votuesit janë të vetëdijshëm se çfarë presin prej politkës dhe protagonistëve të saj në Kuvend, ajo është e detyruar të zbatojë deri më një kontratën me votuesit e saj.
Për fat të keq, këtu në vendin tonë, retorikat e radhës ngrenë e shembin me një të rënë të lapsit ngrehina të tëra premtimesh, fjalëdhëniesh e besëdhëniesh, kandidatët lëshojnë lumenj fjalësh të zgjedhura për lumturinë e premtuar të popullit dhe, sapo hypin në fron, nuk ekziston më asgjë, as premtimet e lëshuara pa doganë, as blloqet e telefonave, as dëshira për ti thënë dikujt që iu dha gjënë më të çmuar, besimin e tij, të paktën një faleminderit. Kjo është gjëja më e keqe që mund të ngjasë midis politikanëve dhe elektoratit, kur ndodh kjo, do të thotë që marrëdhënia politikë-popull është katandisur në një letër me (pa) vlerë, nga ato që iu kanë mbetur me duzina shqiptarëve dhe nuk ia dalin ti shtijnë në punë.
Mbi 17 vjet tranzicion në jetën e këtij vendi dhe shqiptarët akoma presin përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e standardeve nga politikëbërja e forcave politike, që marrin në dorë qeverisjen e radhës, duke fituar shumicën e votave të votuesve dhe duke drejtuar shtetin dhe shoqërinë për katër vjet. Gjërat nuk ecin siç duhet dhe dalin në pah mendësitë e kërkimit të një politike të re dhe politikanëve të rinj, që fatkeqësisht, kur i kemi dhe ata vijnë nga shkollat perëndimore, nuk dimë ti vlerësojmë, përkundrazi i sulmojmë dhe i paragjykojmë me frymën e një politike të vjetër.
Shohim një gjuhë të papranueshme, sharje, fyerje e paragjykime ndaj politikanëve që vijnë nga shkolla me nivele absolute dhe preformancë të shkëlqyer intelektuale e morale, dhe kjo nuk ka të bëjë me moshën e atyre që përdorin këtë gjuhë të vrazhdë ose janë viktima të kësaj gjuhe, por me mendësinë e sjelljes politike dhe morale të artikuluesve në fjalë. Të pretendosh për politikë të re, duke u rënë këmbanave të mykura të akuzave e kundërakuzave, me anë zhargoneve të stërlodhura të podiumeve fanatike, nuk çon ujë askund, përveçse në mullirin e politikës së vjetër e të dalë boje, në atë politikë që e mat veten me hijen e mëngjesit dhe pretendon parajsën e votuesve me një gjuhë ferri.
Në emër të gjoja politikës së re, përtej të majtës e të djathtës, në emër të atyre që shpresojnë tiu marrin votat në këmbim të premtimeve dhe retorikave boshe të radhës, vihen në rresht ata që nuk kanë asgjë për të humbur, nëse edhe një herë shkojnë pas politikanëve që dinë të ujdisin si jo më mirë fjalë të bukura, gurë në trastat bosh të nevojtarëve të këtij vendi. Në vend të gënjeshtrave të sajuara me ngut, të politikës së re, që do të çoka ujë më në fund në mullirin e atij hallexhiut të madh, votuesit, këta tribunalë politikë bëjnë mirë të vëzhgojnë më realisht e më me këmbë në tokë realitetin e nevojave konkrete të votuesve, të shtresave sociale përfaqësuese, të cilat janë lodhur nga arroganca dhe retorika tribunale dhe kërkojnë aksione konkrete politike për ti kthyer fjalët dhe premtimet piramidë në objektiva të realizueshme të kësaj politike.
Gjuha e mbarsur me mllef, sharje e akuza të rënda, që cënojnë familjet e krerëve politikë, integritetin e tyre moral e politik, nuk shpreh asgjë përveç mjerimit politik dhe shterpësisë së ideve dhe projekteve, vakumit të alternativave. Akuzat dhe kundërakuzat që gjenerojnë në prodhime seriale historish, për të mbushur kolanat e shtypit dhe ekranet e televizioneve, jashtë projeksioneve të ligjit dhe detyrimeve të palëve për të qenë partnerë të shtetit ligjor për ndëshkimin e abuzuesve, nuk të çojnë askund. Sipas parimit historia më e bujshme zgjat tre ditë, në këtë vend kanë kaluar shumë vite në gjysmëvakum, ku politika ka qenë piramida më e madhe e zhgënjimit kolektiv të shqiptarëve, pasi nuk ka arritur të jetë promotore e besimit të shqiptarëve tek institucionet e shtetit.
Hedhja baltë mbi qeverisjen nga opozita, përbaltja e përllogaritur thjeshtë për efekte elektorale është jo vetëm larg moralit të ri të pretenduar politik, por një mekanizëm diabolik, që punon në të kundërt me akrepat e orës shqiptare.
Politikanit të ri, i cili lakohet aq shumë në frontin e majtë, i atribuohen cilësitë fantazmagorike të njeriut të ri, që predikonte me bujë socializmi fitimtar, ky politikan vishet me tisin e ndritshëm të kumteve hyjnore, me të cilat sa hap e mbyll sytë, kur ky farë burri a farë gruaje të na u ulka në foltoren politike, do të na ndodhka mrekullia. Se çfarë konkretisht presupozon ky soj politikani, cilat janë testet e përzgjedhjes së tij, cilat janë alternativat e tij ndryshe, në gardërobën e trishtë të 18 viteve, ku kanë varur kostumet e tyre politikanë dritëshkurtër dhe pa vizion, këtë nuk merr mundimin të na e thotë askush, aq më pak ata që trumbetojnë me të madhe lukun e politikanit të ri.
Sot ky vend dhe qytetarët e tij kanë më shumë nevojë se kurrë për alternativa konkrete, premtime që të mbështeten në një truall të fortë veprimesh dhe aksionesh shndërruese e të mos rrëshqasin e firojnë gjatë rrjedhës së kohës paselektorale, e cila është koha e sprovës. Shqiptarët nuk jetojnë vetëm për të votuar. Ata nuk mund të votojnë thjeshtë për të ulur në kolltuqet luksozë një duzinë njerëzish të rinj, ngaqë thjeshtë paraqiten premtues, në vendin e konsideruar si parajsë privilegjesh dhe ku shkalla e përgjegjësive dhe e sfidave konsiderohet thuajse zero. Ata mbi të gjitha votojnë për vetveten, për shanset dhe mundësitë që iu afron demokracia, në një sistem alternativash të qëndrueshme, ku të gjejnë jetë interesat e tyre.