Përparimet në bisedimet e Parisit për klimën
Nga Orhan ZARSHATI
Franca deklaroi të martën, më 26 maj 2009 se konsumuesit me të mëdhenj të energjisë kanë bërë hapa të ndjeshëm në gjetjen e mekanizmit për vendet e varfëra në luftën kundër ngrohjes globale; gjatë bisedimeve të zhvilluara për dy ditë në Paris. Ministri francez i ekologjisë dhe energjisë Jean-Louis Borloo, i cili mori pjesë edhe në samitin e G-8-tës për energjinë në Romë, më 24 maj 2009, përshëndeti përparimet në fushat kyçe që u arritën gjatë bisedimeve për klimën, në mbledhjen e përfaqësuesve të 17 konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë dhe emetuesve të gazit të serës (dioksidit të karbonit) në botë. Borloo, përshëndeti veçanërisht arritjen e marrëveshjes për të ashtuquajturin fond i gjelbër me rreth 100 miliard dollarë në vit, si ndihmë për të ndihmuar vendet në zhvillim lidhur me kufizimin e ndotjes dhe për tiu përshtatur ndryshimeve të klimës. Ministri francez i Mjedisit tha gjithashtu se bisedimet, që ishin dhe Forumi i Vendeve me Ekonomitë më të mëdha të botës, shkuan në drejtimin e duhur me arritjen e marrëveshjes për teknologjinë e ndryshimit të klimës. Megjithatë ministri francez nuk përmendi se çfarë përparimi është bërë për çështjen kritike të paksimit të vëllimit të emetimit në atmosferë të gazit të serës; paksim të cilin shkencëtarët e quajnë si vital në reduktimin e ndikimit të atij gazi në ndryshimin e klimës. Mbledhja e Parisit është njëra nga tri mbledhjet e vendeve që janë në krye të shqetësimeve botërore si anëtare të Kombeve të Bashkuara, të cilat organizuan samitin e Kopenhagenit për ndryshimin e klimës. Mbledhja pasuese do të mbahet në qershor në Meksikë. Administrata e Presidentit amerikan Obama ka propozuar një reduktim të emetimit të gazit të serës në masën 14 deri 15 për qind, nga nivelet e vitit 2005 deri në atë të vitit 2020; si dhe legjislacionin që do ti paraqitet Kongresit me propozimin për paksimin e gazrave të serës deri me 20 për qind në vitin 2020. Në një intervistë në radio, Borloo, vuri në dukje se administrata e Obamas nuk ka shkuar dhe aq para në paksimin e emetimit dhe kapjen e gazit të serës; megjithëse e mburri atë administratë se ka bërë më shumë se administrata e Bush-it. Në një konferencë të mëvonshme për shtyp, Borloo tha se disa vende mund të bëjnë më shumë në përpjekjen kundër ndryshimit të klimës; ndërkaq ai lëvdoi premtimet europiane.
Bashkimi Europian është zotuar të shkurtojë emetimin e gazit të serës me 20 për qind kundrejt nivelit të 1990 në vitin 2020. Shqipëria megjithëse është një vend i vogël dhe pa një emetim të ndjeshëm gazrash sere (dioksid karboni) përsëri rrezikohet që tani nga shkalla e ndotjes mjedisore nga gazrat e dëmshëm, si ato të quajtura gazra sere, por dhe nga ndotje të tjera, si ato në vendburimet e naftës në Kuçovë-Marinëz .Por edhe ndotja e ajrit të qyteteve të mëdha dhe të vegjël, për shkak të djegjes së mbetjeve dhe hedhurinave urbane dhe mungesës së ndjeshme të landfille-ve. Kujdes duhet të kenë organet shtetërore edhe me projektet për ndërtimin në vendin tonë të termocentraleve me qymyr,por edhe me gaz, të cilët megjithë përparimet teknologjike, përsëri janë ndotësit më të mëdhenj të atmosferës me gazin e serës. Ministrisë së mjedisit të Shqipërisë do ti shtohet në progresion gjeometrik barra e mbrojtjes së mjedisit nga ndotjet e ndryshme për shkak të indiferencës në rritje të organeve dhe institucioneve përkatëse të shtetit, por dhe të shoqërive private, që e ndotin mjedisin nga veprimtaria e tyre prodhuese, ose e shërbimeve. Rëndësi të madhe ka edhe kultura qytetare e popullit, që manifeston mangësi të mëdha në kujdesin që duhet bërë kundër ndotjeve të çdo lloji qofshin ato. Shembull kuptimplotë është ndotja e shëmtuar e rërës se plazheve të vendit tonë, për të cilat nuk tregohet fare kujdes në radhë të parë nga vetë populli që i frekuenton ato, por edhe organet e pushtetit lokal dhe qendror të vendit.
Last Updated on Friday, 29 May 2009 10:05