Ku janë projektet për uljen e varfërisë?
Nga Xheladin ÇELMETA
Do të bëjmë gjithçka është e mundur për të reduktuar varfërinë në shkallë kombëtare. Kjo është fraza që dëgjohet më dendur në këto kohë, teksa është hapur edhe zyrtarisht fushata e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Liderët politikë, të majtë apo të djathtë, secili në mënyrën e vet, e përmendin pra këtë aspekt, duke e renditur sipas rastit, të tretin apo të katërtin, mes çështjeve të tjera që preokupojnë vendin, por asnjëherë nuk e vënë atë në krye të listës. Kjo duket se ka arësyen e vet: Se ata, politikanët e sotëm, veprojnë pak a shumë si në politikën e dikurshme; kur në diskutimet për çështje madhore, pas pikave kryesore të rendit të ditës, shtohej edhe pika të ndryshme. Domethënë, një çështje tjetër plus, ashtuhajt, sa për të qenë brenda. Ndoshta, në këtë aspekt mund të veçohet disi LSI-ja, e cila, të paktën që prej disa ditësh ka bërë prezent për publikun një program të tipit Plan veprimi, ku çështja e reduktimit të varfërisë, ndeshet qysh në faqen e parë. Edhe pse me rezerva, mund të besojmë të paktën se, ky problem për këtë forcë politike është edhe shqetësimi primar mes çështjeve të tjera. Gjithsesi, ajo që duket pra, është se projektet konkrete, si i thonë fjalës me pikë e me presje për uljen e varfërisë, të paktën deri tani, nuk po i shohim që të përgatiten. Pyetja natyrshëm shtrohet: Pse po evidencohet kaq tangencialisht ky problem nga politikanët? Pse deri më sot nuk po pasqyrohen projektet reale për uljen e nivelit të varfërisë në vend? Mos vallë theksimi me gjysmë zëri për gjoja reduktimin e varfërisë qysh tani në fushatë, do të përligjë një katërvjeçar tjetër paszgjedhor edhe më problematik për këtë aspekt, se sa ky që po mbyllet? Kryeministri thotë se në vitin 2010 nuk do të ketë asnjë qytetar shqiptar me të ardhura nën 2 dollarë në ditë(!). Po ta përkthejmë shifrën vetëm si trajtim ushqimor, atëherë duket sikur diçka do na vihet në vijë. Gjithsesi, personalisht nguroj të besoj. Ndërkohë, nuk e di nëse një qytetar nga Uganda do të ishte i kënaqur me kaq të ardhura. Nga ana tjetër, dikush ndoshta mund të qetësohet disi duke arsyetuar se: Epo, më në fund, shyqyr që doli dhe një shifër konkrete nga goja e kreut të Qeverisë!. Edhe këtu druhem se dyshoj për një tjetër dilemë: A është vërtetë për tu përshëndetur ky moment, apo duhet reaguar, që slogani në fjalë të ndryshojë, në mënyrë që ne qytetarët shqiptarë të mos e hamë sapunin për djathë? Realisht ende nuk kemi një argument bindës, që të sqarohemi se nga del ky koeficient. Dhe çështë më kryesorja: A është kjo një shifër vërtetë e kënaqshme apo është thjeshtë një lugë bosh, e cila do të na ngopë vetëm në mënyrë iluzore? Le të dalim tek llogorja tjetër politike. Slogani për reduktimin e varfërisë në rang kombëtar në katër vitet e ardhshme mbetet akoma dhe më në tymnajë kur ky koncept artikulohet nga goja e Ramës dhe e kandidatëve për deputetë, të vjetër apo të rinj të kësaj force të majtë politike. Ulja e nivelit të varfërisë në Shqipërinë e sotme, nuk është thjeshtë e vetëm pamjaftueshmëria për tu ushqyer e një shtrese të caktuar në këtë shoqëri që po ndërtojmë, e cila, sikurse dihet shkon drejt polarizimit të skajshëm dita-ditës. Ajo shfaqet e ndërthurur me faktorë të tjerë, si dhe e evidentuar në disa plane: si në atë social, infrastrukturor, edhe në atë të mungesës së një ndjeshmërie relative të sistemit në të cilin jetojmë. Nisur nga ky këndvështrim, analiza të çon automatikisht në një fakt rrënqethës: Po krijohet precedenti i indiferencës totale të shtetit dhe sistemit në përgjithësi, ndaj shtresave më në nevojë, ndaj të varfërve. Po rendet pas projekteve të mëdha dhe po neglizhohen projektet e vogla, ato që të çojnë direkt tek interesat dhe hallet e vërteta të qytetareve, e në veçanti të atyre me më shumë probleme të aspektit social. Kjo ndodh në fakt, në çdo qytet të Shqipërisë, por sidomos në zonat rurale. Kamerat televizive që e vërtetojnë këtë fakt, sjellin çdo ditë në ekranet tona pamje të kësaj natyre. Ajo që sapo theksuam, duket qysh në konceptimin e projekteve zhvillimore në vend. Le të marrim një shembull, në dukje të rëndomtë: Një grup ekspertësh i nivelit qeveritar, i cili merret me studimin e zonave që do të ristrukturohen në Tiranë, e nis gjithmonë prezantimin debatues me frazën ekzaltuese se sa europiane do të jetë nesër pamja e x lagjeje, dhe asnjëherë nuk pyetet, së pari, se sa të pastrehë ndodhen aty; sa çerdhe familjare do të viktimizohen nga ruspa e bashkisë, etj, etj. Një politolog perëndimor, i cili ka studiuar vitet e fundit realitetet e disa vendeve të Afrikës Qendrore, mes të tjerash ka theksuar se nganjëherë varfëria është gjysma ë të keqes; kurse e keqja më e madhe është kur shoqëria humbet ndjeshmërinë ndaj saj. Ka pak ditë kur vetëm dy hapa larg portës hyrëse të Kryeministrisë, dy gra të verbra u dhunuan nga një biznesmen. Jo vetëm me fjalë, jo vetëm me fyerje, por më shpulla e breshëri grushtesh. Dukej sikur Kutia e Pandorës ishte hapur kështu enkas për të tipizuar pandjeshmërinë dhe njëkohësisht indiferencën e këtij shteti, të kësaj shoqërie, përballë këtyre njerëzve, dyfish hallexhinj. As në ditën kur ndodhi incidenti, as në ditët më pas, nuk u duk politikan apo institucion që të flasë, me përjashtim të institucionit të Presidentit dhe atij të Avokatit të Popullit. Them kështu se nuk mund të quhen reagime frazat justifikuese që dëgjuam nga zëdhënësi i Kryeministrisë apo nga ai i ministrisë së Rendit Publik. Nuk kaluan veçse dy ditë pas kësaj ngjarje, kur në zonën e Parkut të Autobusëve një tjetër biznesmen dhunoi lokalin e një qytetari me pretendimin se ai nuk kishte rinovuar kontratën e lokalit, ndërkohë që kontrata është atribut i shtetit dhe i askujt tjetër. Në media, pamë vetëm një lajm të thatë e asgjë tjetër. Shqetësimi nuk mund të ishte më real se kaq. Ku po vemi kështu? Dhe çështë më kryesorja: Si do të gjendet terapia për të shëruar sëmundjet e reja që po shoqërojnë zhvillimin tonë social në kushtet e kapitalizmit shqiptar?
***
Pak më lart thamë se mes shumë aspekteve, varfëria në Shqipëri shfaqet edhe si problem infrastrukturor. Një nënë dhe fëmija e saj humbi jetën javën që shkoi në ujërat e lumit Shkumbin. Ajo dhe fëmija e saj, do të ishin ende gjallë në këtë jetë, po të kishin patur në xhep ca qindarka, për të hipur në linjën e mikrobusëve dhe jo të shkonin në shtegun më të cekët, që fatkeqësisht rezultoi të ishte për ta vahu i vdekjes. Por ndërkohë drama njerëzore është luajtur mbi këtë lumë edhe për vite e vite më parë. Madje vazhdon të luhet ende sot e kësaj dite. Dhe për çfarë? Për mungesën e një ure(!). Për të shkuar në qytetin e Librazhdit banorët e një zone të thellë afër Qukësit kalojnë lumin e rrezikshëm përmes një kavoje të hollë çeliku. Aty kanë kaluar edhe të vdekurit kur do të varroseshin në anën tjetër. Një fill teli i përbashkët, për të gjallët e për të vdekurit(!). Po çfarë....nuk është normale të mblidhni rast pas rasti detaje të tilla varfërie. Ne jemi tani një vend i NATO-s dhe sikur nuk shkonNe do të kemi plane për të reduktuar varfërinë dhe pikë, shprehej këto ditë një kandidat për deputet. Pikërisht ky moment më tremb. Tabuja për ta parë varfërinë vetëm si një koncept dhe jo si dukuri e prekshme sociale, si rasti i nënës me fëmijës së saj që u mbytën, si dhe i qindra të tjerëve si ajo, që për shkak të varfërisë kanë humbur jetët në këtë vend. Çudi si humbi kështu nocioni i shtetit social, më thoshte një ditë një bashkëfolësi im gazetar. Kujtuam se si vetë Berisha, katër vjet më parë foli për anomalinë që duhet korrigjuar: për shtresa në nevojë dhe për të tjerë që lahen në vaska floriri. Menduam se gjatë katër vjetëve do të këmbëngulej të formësohej ky lloj shteti; që përkthehet një kapitalizëm pa polarizim të skajshëm. Por kjo nuk ndodhi. Besnikë të kësaj ideje mbetën natyrisht jo pak njerëz me sens të theksuar humanizmi në këtë vend. Besoj se ka të tillë dhe në kandidaturat e sotme të deklaruara; nga e majta, e djathta apo e qendrës. E mira do të ishte që këto ide ti ngjisnin deri në tribunën e Parlamentit të ardhshëm. Do të ishte mirë jo thjeshtë për njerëzit në ne