Elbasan, Tri komuna nuk kanë nisur aplikimin e kartave
Tri komuna në qarkun e Elbasanit nuk kanë nisur fare procesin e aplikimit për kartat e identitetit. Sipas burimeve nga instancat vendore, mësohet se në komunën e Stravajt të rrethit të Librazhdit, Funarit të rrethit të Elbasanit si dhe në Tunjë të rrethit të Gramshit, pothuajse nuk ka nisur fare procesi i aplikimit për kartat e identitetit.
Sipas krerëve vendore, kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së infrastrukturës elektronike. Të njëjtat burime saktësojnë se në komunën e Tunjës në rrethin e Gramshit, nga 2291 persona që duhej të aplikonin, e kanë kryer këtë proces vetëm 38 dhe nuk është shpërndarë asnjë kartë elektronike. Ndërsa dje në komunë e Treganit të rrethit të Elbasan, ky proces është bllokuar për shkak të ndërprerjes së sinjalit.