Qytetaret nuk kane besim tek ambulancat
Nëse në urgjencat e spitaleve ka patur një dyndje të pacientëve që kane shfaqur shenja të gripit sezonal dhe atij A/H1N1, në qendrat shëndetësore në Tiranë, nuk ndodh nje fenomen i tillë. Mjekët pranë këtyre qendrave thonë se numri i pacientëve ka qënë i ulët pasi pacientët drejtohen direkt tek mjekët e spitaleve dhe jo tek mjekët e familjes.
“Nuk kemi pasur fluks të shtuar. Fluksi i pacientëve me viroza dhe në mënyrë specifike me gripin ka qenë normal” thotë Artenca Çollaku, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore numër 4.
Mjekët thonë se qytetarët duhet të sensibilizohen dhe të kërkojnë ndihmë në qendrat shëndetësore pasi janë marrë të gjitha masat si me ngritjen e dhomave te rehidrimit dhe me barnat e urgjencës.
“Kemi vënë në gatishmëri dhomën e rehidrimit dhe mjekët janë pajisur me informacionin mbi gripin e derrit, kemi pajisur edhe pacientët me informacion. Jemi të pajisur me të gjithë barnat e urgjencës. Disponojmë edhe solucione dehidruese” thotë Çollaku.
Në të gjitha qendrat shëndetësore shërbimi mjekesor ofrohet deri ne orët e vona të mbrëmjës pasi sipas autoriteteve të shëndetësisë piku i rasteve pritet te jetë javën e fundit të janarit dhe fillimi i shkurtit.
Edlira Sulejmani