Kurrikula te reja per universitetin. Kacani Jane ngritur grupet e punes

Për vitin akademik 2011-2012, pritet qe studentët ti nënshtrohen kurrikulave të reja. Rektori i Universitetit Politeknik, Jorgaq Kaçani, thotë për Alsat se janë ngritur grupet e punës të cilat do të merren me shqyrtimin e kurrikulave duke i përshatur ato me ciklet e reja të studimit, si për masterat shkencorë dhe për ata profesionalë.
“Këtë vit ka një natyrë tjetër rishikimi i kurrikulave pasi është detyrim ligjor. Ndryshimet e kryera në ligjin për arsimin e lartë detyrojnë gjithë institucionet e arsimit të lartë që të bëjnë ndryshimin e ish- diplomave të nivelit të dytë në master të shkencës dhe master profesional. kurrikulat që kanë nuk është se do të ngrihen mbi një bazë të re” tha Kaçani.
Rektori i universitetit politeknik flet edhe për botimet që përkthehen nga pedagogët. Ai thotë se në përputhje dhe me kërkesën e kryeministrit Berisha, procesi duhet të ecë zinxihir, duhet të fillojnë përkthimet dhe ndryshimet që ne sistemin parauniversitar.
“Po merren të gjitha masat që të përkthehen librat fondamental, por kjo kërkon edhe një rishikim të të gjithë kurrikulave, jo vetëm të universiteteve, por rishikim të kurrikulave edhe të shkollës së mesme. Kjo duhet parë si një zinxhir. Pra të jepen ato njohuri matematikore në shkollën e mesme mbi bazën e të cilave të bëhen edhe keto libra që do të adaptohen ose do të përshtaten nga universitetet perëndimore” tha Kaçani.
Disa muaj më parë në takimin me drejtues te arsimit kreu i qeverisë kërkoi zëvendësimin e teksteve të vjetra me botime bashkëkohore.
Edlira Sulejmani