E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner: Nuk do te kete ndarje

Ministri i Jashtem i Frances, Bernard Kushner, deklaroi dje ne Bruksel se "nuk do te kete ndarje te Kosoves". Ne fjalen qe mbajti ne Komitetin per politiken e Jashtme te Parlamentit Evropian ne Bruksel, ku paraqiti perparesite e Frances ne gjashte muajt e saj te kryesimit te BE-se, ministri Kushner konstatoi se procesi i transferimit te pergjegjesive nga UNMIK-u tek EULEX-i, "po vazhdon" ne Kosove. Ai shtoi se sheh mundesi bashkepunimi ndermjet misionit te OKB-se dhe pranise se BE-se ne Kosove. "Keshtu, Bashkimi Evropian po e merr pergjegjesine per Kosoven", theksoi Kushner. Sipas Qendres per Informim te Kosoves (QIK), shefi i diplomacise franceze ka thene gjithashtu se "negociatat e BE-se do te vazhdojne me te gjitha vendet e Ballkanit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›