E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetaria shqiptare, detyrat dhe të drejtat e saj në demokraci

Nga Ndidni R. BARDHI
Në demokracinë shqiptare njerëzit janë shtetas të shtetit demokratik, por jo objekte apo subjekte të tij. Shteti demokratik shqiptar mbështetet në parimin se qeveria e çdo spektri politik qoftë, i majtë apo i djathtë, është për ti shërbyer popullit dhe të gjitha shtresave të shoqërisë, që do të thotë për më tej se populli nuk është për ti shërbyer qeverisë. Ndryshe në sistemin autoritar komunist, shteti i diktaturës së proletariatit, duke qenë i ndarë plotësisht nga shoqëria, u kërkonte shtetasve shqiptarë që të tregonin besnikëri ndaj tij dhe ti shërbenin atij. Në demokracinë e sotme shqiptare shteti mbron të drejtat e shtetasve të tij, në të njëjtën kohë, shtetasit tregojnë ndaj shtetit të tyre besnikërinë e tyre, sepse ka dalë nga votëbesimi i njerëzve të kudondodhur në Shqipëri.
Kur shtetasit shqiptarë në vendin e tyre demokratik votojnë lirisht dhe me bindjen e tyre për alternativën më të mirë, ata ushtrojnë në mënyrë të vullnetshme të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre në të njëjtën kohë, për të vendosur me shumicë votash se kush do ti drejtojë në të ardhmen e afërt.
Në demokracinë e sotme shqiptare shtetasit e këtij vendi demokratik gëzojnë të drejtën që, sipas aftësisë, idealit, përkushtimit për të kontribuar në progresin shoqëror dhe kombëtar, të militojë në organizata të pavarura nga qeveria dhe, më tej, të marrin pjesë aktivisht në jetën politike të shoqërisë në të cilën bëjnë pjesë. Por, në të njëjtën kohë shtetasve shqiptarë u duhet të marrin mbi vete dhe bashkërisht detyrat dhe përgjegjësitë individuale dhe shoqërore që dalin nga kjo pjesëmarrje aktive demokratike.
Leja e pluralizmit demokratik u dikton hapësira dhe ide të reja, mënyra efektive të trajtimit të problemeve të ditës e sidomos atyre sociale, të ndjeshme dhe dramatike, më tej të tregohen tolerantë ndaj atyre shtetasve që kanë ide, mendime, alternativa të kundërta qoftë edhe me shumicën dhe, po ta lypë interesi i përgjithshëm shoqëror, edhe të bien në kompromis për të arritur një emërues të përbashkët, që do të thotë marrëveshje dypalëshe.
Ky moment i mirëkuptimit njerëzor në demokraci dhe vlerë qytetarie e shtetasve shqiptarë është shumë i rëndësishëm. Ndryshe në shtetin autoritar komunist që patëm ne shqiptarët e Shqipërisë, grupimet vetjake për probleme të caktuara nuk ekzistonin fare. Ato jo vetëm nuk i shërbenin individëve si mënyrë demokratike për diskutimin e problemeve të caktuara apo për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre, por ishin levë direkte e shtetit për ti mbajtur ata përherë të nënshtruar dhe në shërbim të tij politik, ekonomik, propagandistik etj.
Qytetaria shqiptare e sotme demokratike nënkupton një hapësirë më të gjerë të të drejtave dhe detyrave, si dy anë të kundërta të së njëjtës medalje. Ushtrimi i të drejtave i çdo individi do të thotë në të njëjtën kohë edhe përgjegjësinë që ka ai për mbrojtjen dhe fuqizimin e këtyre të drejtave, për veten e tij e për të tjerët. Në demokraci, çdo shtetas që gëzon të drejtën e votimit është përgjegjës për gjithçka, edhe për progresin e demokracisë, qeverisjen e të drejtave njerëzore dhe politikës në tërësi.
Ende shqiptarët, ndonëse po bëhen gati dy dekada demokraci, nuk e kanë të qartë se në demokraci çdo shtetas ka edhe detyra për ti kryer dhe jo vetëm të drejta për ti kërkuar në mënyrë të padrejtë. Këtë moment, vlen për tu theksuar, edhe shtetasit e vendeve me tradita në demokraci e keqkuptojnë çështjen në fjalë. Në Shqipëri, gjatë këtyre viteve të demokracisë është krijuar një traditë jo normale, që do të thotë se demokracia është sundimi i shumicës fituese të zgjedhjeve elektorale, se qeveria (qeverisja) e re do të mbrojë të drejtat e fituesve si pronë personale e individëve në pushtet dhe në këtë mënyrë, gjithçka do të degjenerojë në antagonizëm me një demokraci të shumicës. Kjo do të thotë të mos kuptosh mirë, as të drejtat, as demokracinë e vërtetë.
Në demokracinë e deritanishme shqiptare është më se e vërtetë se shqiptarët ushtrojnë të drejta themelore e jetike si: liria e fjalës, e protestës, e grumbullimit dhe e besimit te Zoti, të cilat në kushtet e vendit tonë janë të pavarura nga cilado qeveri e ardhur në pushtet, majtas e djathtas, mbi baza demokratike. Në këtë kuptim, individi me të drejtat e tij legjitime i sugjeron, e kritikon dhe i kërkon me insistim qeverisë kur ajo nuk punon mirë për shtetasin dhe e keqpërdor pushtetin ose nga maxhoranca politike qeverisëse.
Por në të njëjtën kohë, të drejtat dhe liritë e njeriut nuk veprojnë spontanisht apo të ndara sa andej-këndej ashtu si shtetasit.
Të drejtat nuk janë pronë personale e njerëzve të caktuar, por ekzistojnë vetëm për sa kohë kuptohen nga anëtarët e tjerë të shoqërisë. Këto probleme zgjidhen pa asnjë lloj konflikti nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare. Qeveria demokratike zgjidhet nga shtetasit dhe parimisht përgjigjet para tyre, nuk është kundërshtare e të drejtave të njeriut, por mbrojtëse e tyre. Duke përmbushur detyrat e tyre, shtetasit shqiptarë të një vendi demokratik përfitojnë, në të njëjtën kohë, të drejtat e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme në demokracinë shqiptare. Këto detyra, përballë sfidave, kërkojnë pjesëmarrjen e të gjithëve në procesin e vështirë të demokratizimit, në mënyrë që të realizohet funksionimi i mbarë i tij në kushtet e reja të shoqërisë shqiptare. Shtetasit shqiptarë, gjatë këtyre dy dekadave demokraci, kanë fituar shumë eksperienca për tu marrë me problemet e rëndësishme që i dalin shoqërisë në të tashmen dhe në të ardhmen, që do të thotë, se me zgjidhjen e tyre më të mirë do të merren të zgjedhurit e detyrave të larta shtetërore, që do të dalin në 28 qershor 2009 nga votimi i përgjithshëm parlamentar. Thelbi i veprimtarisë demokratike shqiptare qëndron në këto zgjedhje të rëndësishme pjesëmarrja aktive dhe elitë e shtetasve në jetën shtetërore të vendit të tyre.
Është e qartë se pa pasur një pjesëmarrje sa më të gjerë si mbështetje, të programeve apo alternativave të një subjekti të caktuar politik, demokracia shqiptare do të venitet dhe do të bëhet mbështetje e një klani të vogël të zgjedhurish në mënyrë spekulative. Në realitetin e sotëm shqiptar, kur fushata politike është ndezur, kërkohet nga çdo shtetas angazhim aktiv dhe bashkë me ta të të gjithë anëtarëve të shoqërisë, në mënyrë që demokracia shqiptare të mund ti bëjë ballë problemeve ekonomike, politike, që përfshijnë gjithë shoqërinë e sotme.
Duhet theksuar me keqardhje se përfshirja aktive në jetën shtetërore të politikanëve tanë është përcaktuar në mënyrë të ngushtë, si luftë për pushtet dhe përfitim personal. Kjo është antidemokratike apo antinjerëzore, korruptive, e pamoralshme dhe e pakonceptueshme.
Sot, shoqëria shqiptare është në zgjedhjet e reja të 28 qershorit 2009. Po të shikojmë në sheshet e mitingjeve elektorale të partive politike shqiptare, pjesëmarrja e shtetasve shqiptarë në jetën politike është shumë më e gjerë se pjesëmarrja në fushatën e zgjedhjeve e pse jo edhe në procesin e votimit. Demokracia e vërtetë shëndoshet nga pjesëmarrja e  vazhdueshme dhe e hapur e të gjitha shtresave të shtetasve, pavarësisht nga shkalla e kontributit të tyre.
Demokracia shqiptare, që nga viti 1990 e në vazhdim na ka dhënë ne shqiptarëve një mësim të mirë se demokracia në vetvete është një proces i gjatë dhe i vështirë, një mënyrë kolegjiale të jetuari dhe të punuari së bashku. Ajo është energji që evoluon dhe nuk mbetet në vend. Demokracia kërkon nga çdo shtetas pjesëmarrje, bashkëpunim, kompromis dhe tolerancë midis gjithë qytetarëve shqiptarë për të gjitha problemet jetike. Vendosja e demokracisë parimisht, sidomos në Shqipëri mbas pesë dekadash komunizëm, për hir të së vërtetës, është tepër e vështirë dhe aspak e lehtë. Liri nuk do të thotë anarshi, siç ndodh në Shqipëri, por do të thotë përgjegjësi qytetare dhe jo indiferente nga përgjegjësia e vlerave demokratike. Vërtet demokracia, këtë e mësuan të gjithë shqiptarët, mishëron idealet e lirisë dhe të shprehjes së lirë të individit në të gjitha fushat e jetës së përditshme shoqërore, por, sa ajo realizohet nga çdo shqiptar sipas natyrës apo karakterit të tij si nj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›