Austriakë dhe shqiptarë për Forcën e zakonit

Teatri Kombëtar në datën 20 qershor sjell një komedi për publikun
Sezoni artistik i Teatrit Kombëtar ka ngjitur në skenën teatrore premiera të cilat janë duartrokitur nga publiku. Ndërkohë që pas disa ditësh një shfaqje e cila i përket komedisë do të vijë në skenën teatrore. Forca e zakonit titullohet komedia, e cila do të vijë për spektatorin shqiptar si premierë absolute në Teatrin Kombëtar në datën 20 qershor. Kjo pjesë e shkruar nga austriaku Thomas Bernhard dhe vënë në skenë për herë të parë në 1974 në Salzburg, do të vijë nën regjinë e Kristian Papke. Regjisori austriak, i cili ka disa javë që po zhvillon provat me trupën e aktorëve të Teatrit Kombëtar është shprehur se ky autor është një prej autorëve më të madhej, i cili është përkthyer në shumës gjuhë të botës. Autori Thomas Bernhard është një prej emrave më të njohur ndërkohë që, ai është përkthyer në 25 gjuhë të ndryshme të botës, dhe është një nga shkrimtarët më të mire që mund tiu ofrohet.Kjo është dhe një urë midis dy shteteve që të mund të kuptojmë njëri-tjetrin, ka shpjeguar regjisori austriak Papke. Sipas tij është dhe një arsye tjetër pse ky autor vjen me veprën e tij në skenën teatrore shqiptare. Arsyeja e dytë është se Shqipëria e njeh diktaturën më mirë së sa ne në Austri. Pjesa që do të vihet në skenë është e lidhur me pyetjet që kemi ndaj pushtetit, por ajo vjen para publikut në skenë në mënyrë komike, thotë regjisori Kristian Papke. Gjithashtu ai vijon duke treguar se ndihet mjaft mirë në këtë bashkëpunim me artistët shqiptarë dhe vlerëson punën dhe talentin e tyre. Ai e vlerëson këtë bashkëpunim edhe në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve, përkatësisht mes Shqipërisë dhe Austrisë. Ndërkohë që në media ai për këtë bashkëpunim është shprehur se: Puna me aktorët shqiptarë është një kënaqësi për mua dhe besoj se nuk ka diferenca mes aktorëve. Puna me aktorët është një marrëdhënie e ngushtë, pasi ne mësojmë nga njëri-tjetri dhe është më e mira që mund të bësh, të punosh me diçka që ti e do dhe në të njëjtën kohë të mësosh. Pjesa do të vijë e interpretuar nga emra të njohur të skenës teatrore si: Vasjan Lami, Neritan Liçaj, Arben Derhemi. Por do të jenë dhe balerinët Sueda Hoxha e Elton Cefa. Forca e zakonit është e shkruar nga austriaku Thomas Bernhard është vënë në skenë për herë të parë në 1974 në Salzburg, ndërkohë që tashmë vjen edhe për publikun shqiptar në datën 20 qershor. Në qendër të kësaj ngjarjeje është historia e një drejtuesi cirku, dhe përpjekja e tij për ngritjen e një orkestre. Pjesa realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe ambasadës austriake në Tiranë. Papke, i cili erdhi për herë të parë në Shqipëri, një muaj më parë, si anëtar i jurisë së festivalit të aktrimit Apolon. Sipas zyrës së shtypit të Teatrit Kombëtar, regjisori austriak nuk ka preferuar të ndjekë strukturën klasike të provave në TK, duke nisur punën menjëherë në skenë. Papke njihte si një regjisor i prirur drejt teatrit modern, është përpjekur që në skenën shqiptare të sjellë një ndërthurje mes tendencave bashkëkohore dhe klasikes. Te tre aktet e komedisë trajtojnë të njëjtën temë: Drejtuesi i Cirkut Caribaldi përpiqet me të gjitha forcat për të realizuar Kuintetin e Troftave. Por kjo duket gati e pamundur, pasi artistët vazhdimisht i prishin provat. Fuqia e zakonit është një metaforë për eksperiencën njerëzore, për trullosjen e mendjes nga mërzia dhe nga rutina e së përditshmes në cirk. Por, shfaqja nuk do të jetë vetëm aktrim i mirëfilltë, por e shoqëruar edhe me pjesë koreografike si dhe dy balerinë. Për këtë është zgjedhur koreografi Gjergj Prevazi, i cili tashmë është i njohur në këto realizime. Pra, për të sjellë një panoramë më të plotë të asaj që ndodh në një cirk, Papke ka gërshetuar edhe muzikën dhe baletin, ku në skenë do të ketë instrumente muzikore dhe një çift balerinësh. Austriaku Papke ka zgjedhur këtë komedi të Bernhard, për të vënë në skenën shqiptare, i cili është konsideruar si një autor mjaft kompleks, për të bërë referimet me realitetin njerëzor. Në këtë shfaqje teatrore, asistentet e tij janë Englantina Cenoymeri dhe austriakja Julia Baule. Ndërkohë, një tjetër austriak ka marrë përsipër skenografinë e shfaqjes, Alois Galle. Ndërkohë që do të jetë data 20 qershor ku publiku do të mund të shijojë këtë komedi, e cila për nga stafi realizues dhe emrat e aktorëve premton se do të lërë një shije të mirë tek publiku. Shfaqja e cila vjen nën regjinë e austriakut Kristian Papke do të jetë dhe shfaqja e fundit për këtë sezon në skenën e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që para saj ishte një tjetër shfaqje e cila u soll nga regjisori i njohur Gëzim Kame.