Qytetëri e grekëve
Nga Sami Frashëri
Botuar më 1884
Thamë në Fletoret që shkoj çështë qytetaria, ku është çpikurë më parë edhe qysh ka qenë qytetëri e kombeve të vjetërë tAsise tAfrikësë. Në atë fjalë kishim taksurë të bëjmë fjalë veçan edhe për të tri qytetërit e pastajme, do-me-thënë për qyteërit të Grekret të Arapëvet edhe të Evropijanëvet. Të zëmë nga qytetëri e Grekret që është me vjetra, po thua aqë e vjetërë sa qytetërite moçime që zumë ngoje në Fletoret tjatërë.
Qytetëri e Grekret nuk ngjan me qytetërit e Babilonaset e të Asyrjanëvet a të Egjypjanëvet, të cilat ishinë si një foshnj e shtënë nga barku i sëmës pa arriturë, po ish një qytetëri e vërtetë me gjithë degat të diturisë. Këtë qytetëri nuk e dimë nëpër erë e nëpër mjergullë si ato të tjerat, po e kemi të gjallë, në mos në punë, nëpër kartëra të shkruara prej njerës të asaj kohe. Kjo qytetëri është far e qytetërissë Arapëvet, në kohra të mesme edhe e asaj sEvropjanëvet të-sotmë.
Nukë dotë heqimë mundim të madh për të treguarë ku ndodhet vend i këtij kombi që u ndritua që kaq moti me kaq dituri edhe qe mëndje-tyre çkëlqen edhe sot e këtë ditë brenda në qyteëri të kombeve tEvropësë. Këtë vent, Grekërinë e kemi aq afërë sa ska njeri të mos e dijë. Për të marë vesh qysh është çpikure qysh ka vajturë mbrodh qytetaria në Grekëri, duhet të hedhim një herë sytë nistorit t-saj e ta zëmë që nga krej.
Në një kohë shumë të vjetërë, të cilënë historia sapin dot ta zërë fill e-tërë Grekëria ishte vendi stërgjyshëvet tanë, i Ilirëvet a të Lirëvet, si thuheshin atëherë Shqipëtarëtë. Më pastaj erdh një komp tjatërë prej Asije në Grekëri edhe ca nga njerëzitqë gjeti atje i përhapi duke përzjerë me të tjerëtë e duke bërë Grekretë. Po me të qenë që stërgjysre të tanë ishin më të qytetuarë, ky kombi ri mori besënë e atyre edhe gjuhe tyre u bë e përzierë prej të dy gjuhëvet. Vendi që u mbet këtyre ish shumë i-mirë për të qytetuarë, se u ndoth i-rethuarë me det me shumë pellgje për anija e me të qënë përtej vendeve të-qytetuarëe të pasurë, si Asie-Vogël, si Syria e Finiqi, si Egjypta etj.
Vërtet pas hkuanë shumë kohë, Grekretë zunë të njiheshin me kombet e Azisë, edhe ngjan që të kenardhurë shumë botë prej Finiqi e prej Egjypte e të jenë përzjerë me Grekretë, se në gjuhët greqisht gjendenë shumë fjalë të gjuhëvet simite, të cilat as në gjuhët tënë që është mëme saj as në gjuhërat të-tjera të fëmijësë arjane nukë dukenë. Si do të jetë puna, Grekretë fituan shumë nga të përzjerët e nga të bërë tregti me kombet e-përtej-detshime.
Gjer sa që erth një fenikas, që e quanin Kadhmo, as Grekrët as të-tjerëtë kombe tEvropësë nuk dininë se çdotë thotë shkruarj e këndim; Kadhmua, i-cili duket se nuk erth vetëmë po me shumë shokë si thamë më sipërrë, u mësoj Grekërvet shkronjate vendit të ti me të cilat edhe këta zun e shkruanin gjuhëne tyre. Kjo është jurma e parë që bënë nudhë të qytetërisë.
Në ato kohëra edhe të tjerë njerës prej Asije a që kishin qënë nAsi, si Orfeu nga Thraqi e si Foroneu nga Egjypta suallë nga Grekëri ca dituri e ca mësime, të-cilatë këta pas zakonit tasaj kohe i përzjenë me besëtë. Një tjatërë asias që thuhesh Mino u hodh në Kretë, e sandejmi u tregoj Grekrët gjyqn e qeverinë e vëndit. Disa qinde vjet Grekretu muarë me këtë dituri, duke shpënë ato sa mbare më mbarë, duke ndërtuarë gjuhëne tyre e duke nxjerrë vjershëtarë si Omire si Isodhnë (Esiodi-A.K). Po kurrë nukë thanë se mjaft dimë, edhe me të diturë që nAsi e nEgjyptë ish dituria e qytetaria me tepërë, gjithë turtëte-tyre, përpara se të bëjna të shkruajnë gjë, vinin një herë rotullë Asissë Vogël, Syrisë e Egjyptësë.
Solloni që vuri nAthinë një nom fort të mirë, me të cilënë i vu themel gjithurdhërisë (dhimokratisë), e bëri Athinënë të quhet kërthiz e Grekërisë edhe msi gjithë botës së qytetëruar tasaj kohe, qe rotulluarë nëpër Asi e pat paredhe Egjyptënë.
Të-parëte të urtëvet Grekre nukë kanë dalë brenda në Grekëri, po në mes të Grekrëvet që gjendeshin nëpër anët të detit tAsissë Vogëlë e nëpër nisit që janë përkunduell atyre anëvet. Se ata kishin më tepërë të bëninë me kombete-qytetuarë tAsisë. Kështu Thaliu mi pari të urtëvet Grekre që nga Asi e-Vogëlë edhe atje e ngriti shkollën e ti, pastaj mësonjësite ti u-përhapnë nëpër Grekëri e gjithë ku ndodheshin Grekre.
Gjer në kohët e Thaliut gjithë dituritë, që kishin sjellë prej Asije a që kishinë çpikurë Grekretë, ishinë të përzjera me besët e tyre. Këto dituri vetëmë mëndje të holluare të urtëvet mundte ti çpleksnjë e ti qëronjë nëpër mes të përrallave të besës sasaj kohe. Po sot kupëtohetë fort kthillëtë që ato përrallate asaj bese, që bot e poshtërme u besonte e u falesh pa kuptuar, kishin rënjënë në një urtësi të lartë tardhurë prej Persije, prej Hindi e prej Egjypte.
I-pari Thaliu e çqeu cipën e besësë që mbulonte urtësinë edhe tregoj urtësinë lakuriq e të bukurë si është. Veç qe ndau urtësinë nga bese atëhershime po edhe e tregoj fare të-ndryshme nga ajo besë. Kjo urtësi kish për rënjë besimnë me një shpirt të përgjithçime, me një fuqi të pa-ançime me një fjalë, me një Perëndi e nukë më shumë, si besonin atëhere Grekrëtë. Që edhe kjo rëfen që ajo urtësi që e-ardhurë prej Asije, e e çkulurë që nga reze maleve Malajë, tek besohesh që herësh një Perëndi. Nga mësonjësite Faliut Anaksagora është mi ndjeshmi që ka ndihurë shumë për të shpënë diturine mjeshtërit e ti më përpara e për të ndarë atë nëpër botë.
Më pas doli Pitagora, i cili veç që e çqojti më tepërë diturinë e pa-lënttë, po cepiku edhe shumë të vërteta për dhemasënë edhe i vuri themel kësaj diturije e-cila është dor e djath e qytetërisë. Mësonjësit e Pitagorësë qenë të shumë edhe u përhapnë nëpër gjithanët. Sado që Grekrët e atëhershimë për të mbuluarë brsën e-tyre nga dijat e-ra të këtyre të cilati shihninë kundra besësë, i ndoqnë e i përzunë duke vrar e duke therurë ata qu binin në dorë, po shumë prej syresh shpëtuanë, edhe diturite tyre janedhe sot të gjalla.
Të marëtë sado të vrasin e të therinë, i ndoqnë e i përzunë duke vrare duke therurë ata qu binin në dorë, po shumë prej syresh shpëtuanë, edhe diturite tyre janedhe sot të gjalla.
Të marëtë sado të vrasin e të therinë turtëtë, kurë të dituritë smundënë prej të paditurët, edhe kurë egërsia e përallatë sqendrojnë dot kundruall diturise urtësisë. Pandaj, me gjithë këto shtrëngime që tregonte besa, urtësia nuk po mbytesh po sa vinte po shtohesh e me të gjithanëtë po çfaqeshinë njerës turtë që çpikninë gjërra të pa-ditura gjer matëherë.
Gjer më një kohë duket urtësi e grekrëvet e marë prej Asij, pastaj turtëte këti vendi çpiqninë gjërra që Asia e Egjyta sngjan ti ketë diturë kurë. Hipokrati në nisit ku vuri themel shërimit, të tjerë turtë shkruanë si cili do për një degë të diturisë. Shkronjësit e vjerëshëtorëtë në këto kohëra patnë ariturë shumë lartë. Liri e qeveris së tyre u epte dorë të flisnin çpenguarë, me këtë ndihmë kishin dalë shumë gjuhë-bukurë e shumë shkronjës të vërtetë të cilëvet shkronjat u këndohen edhe sot e kësaj dite me çudi si Herodoti, si Tuqididi, si Dhemosdheni, etj. Me njanë tjatërë bese tyre që spara kihesh me sy turtëvet, ish shumë e përdorshme për vjershëtorëtë edhe më tepërë për ata që shkruanin vjersha për theatre. Edhe theatre tyre që kish vajturë shumë mbarë edhe istori e-tyre që përzjente njerës e perëndirra, edhe trimëri e-tyre e zakonet i kanë bërë vjershëtorët e-tyre që janë edhe sot pa shokë, si Omiri, si Euripidi, si Sofokliu, etj.
Sokrati është i dyti pas Pitagorës që përhapi diturinë në Grekëri. Sado që ky vetë nuk shkroj me dorë të ti, po fjalëte ti ndezë mëndjet e mësonjëset të ti, edhe urtësi e-ti duketë në shkronjat të Platonit e të Aristotelit