E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti Aquila në Itali goditet sërish nga tërmeti, ska dëme

Aquila, 12 korrik NOA-Rikthehen lëkundjet e tërmetit në qytetin  Aquila të Italisë,  por kësaj here fatmirësisht pa shkaktuar dëme.

Sipas agjensisë italiane të lajmeve ANSA, dy lëkundjet e tërmetit u regjistruan përkatësisht në orën 13:32 dhe 16:11 me magnitudë 2.3 dhe 2.4.

Epiqendra e tërmetit ishte  Roio Poggio, dy kilometra nga kryeqendra e Abrezezes.

Nga të dhënat e sizmiologëve rezulton se po sot janë regjistruar dhe dy lëkundje të tjera, njëra me manjitudë  2.9 në orën 12.54 dhe tjetra më e fortë me manjitudë 4 në orën 10.38.

Kjo goditje ka rikthyer panikun dhe frikën e shumë personave të cilët kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.  

m.i/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›