E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sot korrigjimi i testit të lëndëve me zgjedhje

Pas përfundimit të provimeve me zgjedhje vetëm dy ditë më parë, ditën e sotme katër qendra vlerësimi, në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Fier do të fillojë korrigjimi i tezave. Vetëm pas dy javësh, rreth datës 24 korrik maturantët do të mund të njihen dhe me vlerësimin e tyre. Ndërkohë e hëna që vjen, ku data shënon dhe 13 korrik është dhe afati i fundit, për dorëzimin e formularit A2 pranë shkollave, i cili përcakton dhe renditjen e degëve sipas preferencës. Sipas burimeve zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit, edhe këtë vit do të ketë dhjetë degë, por maturantët, duhet të kenë kujdes në renditjen e tyre. Të njëjtat burime thonë se maturantët nëpërmjet formulës, që tashmë është bërë publike dhe notave që kanë marrë tashmë, duhet të vendosin në fillim të renditjes, një degë që ata mund ta fitojnë, pasi me pikët që mund të fitojnë nuk mund të kalojnë, në degën që kanë renditur të dytën, në fazën e parë të shpalljes së fituesve. Ndërkohë, të gjithë ata maturantë që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2009 dhe nuk kanë plotësuar formularin A1Z, që do të thotë se nuk figurojnë në bazën e të dhënave, duhet të drejtohen në Agjencinë Kombëtare të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, pra AVA në Tiranë, për tu regjistruar për formularin A2 deri në datën 20 korrik 2009. Plotësimi i formularit A2 është i detyrueshëm edhe për të gjithë ata kandidatë që duan të konkurrojnë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Akademinë e Sporteve Vojo Kushi dhe programet e studimit të Edukimit Fizik e Sporteve në universitetet e Shkodrës dhe Elbasanit, krahas regjistrimit ne konkurse përkatëse që ata kanë kryer pranë këtyre institucioneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›