E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti Studenti, biznes privat me internetin në godina, parkingjet private dhe lokalet pa leje

Share

Interneti në gjithë godinat në Qytetin Studenti administrohet nga kompani private, të ofruara nga drejtori i këtij qyteti dhe deputetja Lejla Përnaska. Në një letër drejtuar gazetës Tema, një grup studentësh denoncojnë Drejtorin e Qytetit Studenti, që e ka kthyer administrimin e këtij qyteti në biznes privat.

Studentët ankohen po ashtu për një sërë shkeljesh që konstatohen në ndërtimet private brenda qytetit Studenti. Kështu ata shkruajnë se tek godina 18 ka një ndërtim pa leje lokal shërbimi nga nënkryetari i njësisë administrative nr.2. Po ashtu, sipas studentëve, aty pranë godinës 18 është dhënë në pronësi private një parking makinash, qiranë e të cilit e merr një nga drejtuesit e policisë së Qytetit Studenti. Gjithë policia e Qytetit Studenti është në shërbim të këtij parkingu me 1 mijë lek të vjetra ora.

Një superkorrupsion sipas tyre po bëhet me procedurën e dhënies me qera dhe koncesion të godinave të shërbimit në Qytetin Studenti, të cilat po i thyejnë të gjithë ligjet në fuqi.

Gazeta Tema ka po heton rreth akuzave dhe po bën gati një dosje të plotë me këto shkelje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›