E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin droge policia ndalon dy vellezerit



TIRANE - Dy shites lendesh narkotike jane arrestuar dy dite me pare ndersa po shisnin droge ne nje nga rruget e kryeqytetit. Specialistet e seksionit kunder narkotikeve mesohet se pas gjurmimit ne rruge operative kane arrestuar ne flagrance 22-vjecarin Saimir Xhafa dhe 15-vjecarin me inicialet V. Xh. te dy banore te Tiranes. Policia pohon se dy te rinjte dy dite me pare jane kapur duke shitur droge ne oren 1030 te paradites ne rrugen Kongresi i Manastirit. Saimir Xhafa dhe shoku i tij jane kapur ne flagrance me 2 kilograme e 530 grame bime narkotike te llojit hashash. Ne cilesine e proves materiale atyre iu sekuestruan edhe tre telefona celulare nje motor i tipit Honda me te cilin te rinjte leviznin ne zonat ku shisnin drogen nje peshore elektronike e markes Diamond dhe nje thike. Me hetimin e ceshtjes ne fjale tashme po merret Prokuroria e kryeqytetit.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›