E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesuesit me kontrate gdhihen e ngrysen prane Drejtorise Arsimore

Fier-Lushnje

200 mesues me kontrate qe kane punuar ne shkollat e rrethit Fierit dhe Lushnjes kane lene vendin e punes ne kete vit te ri arsimor. Mbi 130 te tille kane qene te punesuar ne Fier dhe 70 ne rrethin e Lushnjes. Mesuesit mekontrate qe kane humbur vendin epunes ne kete fillim viti arsimorgdhihen dhe ngrysen prane institucionit te Drejtorise Rajonale Arsimore te Fierit.

Edhe pse ata nuk kane nje organizim ne forme proteste prania e tyre e perditshme praneDRA-se konsiderohet si greve. Drejtuesit e arsimit ne Fier shprehen se mesuesit me kontrate qe kane lene vendin e punes kane kerkuar vetem rikthim ne vendin e tyre te punes. Secili prej tyre ka shprehur dhe rishprehur hallin personal dhe familjar. Kerkojne vend pune cka eshte e pamundur aktualisht ne shkollat e rrethit te Fierit eshte shprehur kreu i DRA-se se Fierit Suzana Numani. Kjo e fundit ka shtuar se urdhri per largimin e mesuesve me kontrate ka mberritur ne Fier qe nga muaji shkurt.

Jane me teper se 130 arsimtare qe preken prej ketij urdhri. Edhe pse pak prej tyre jane pozicionuar si shkak i rishikimit te stafeve pedagogjike ne te gjitha shkollat pjesa me e madhe ka mbetur pa pune. Nuk ka mundesi punesimi per ta. Pervec ketyre edhe kerkesat per pune prane DRA-se se Fierit jane te medha dhe shkojne ne meshume se 1200 te tilla ka thene Numani. Nderkohe ajo ka thene se bashkimi i disa klasavesi pasoje e numrit te ulet te nxenesveka bere qe te papune te dalin dhe nje kontingjent mesuesish qe kane qene edhe me vendim. Per disa mesohet se jane kryer transferimet kurse disa te tjere jane ne pritje. Edhe ne rrethin e Lushnjes ka nje numer te madh mesuesish me kontrate qe kane mbetur te papune. Behet fjale per 70 te tille qe perdite i drejtohen zyres arsimore Lushnje me shpresen e hapjes se nje vendi pune.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›