E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti dhe fshati, sa taksa duhet të paguhen për pasurinë e paluajtshme

Ndarjet për metër katror sipas vitit kur është ndërtuar objekti. Sa duhet paguar në bashki ose në komuna për tokën bujqësore që është me akt pronësie

Laureta Rryçi

Muaji prill është caktuar nga institucionet shtetërore për pagimin e taksave vendore, në të cilat përfshihet edhe taksa për pasuritë e paluajtshme. Ky detyrim vlen edhe për zonat urbane dhe rurale. Natyrisht që taksat janë përcaktuar të ndryshme jo vetëm për zonat, por edhe sipas viteve kur janë ndërtuar apo metrave katrorë që kanë. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm tabelat e plota sipas qyteteve mbi taksat që duhet të paguajnë qytetarët për banesat, ndërsa fshatarët për tokën bujqësore. Taksat llogariten si detyrim vjetor i taksapaguesit. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e të drejtës së pronësisë.
Vendimi
Këshilli bashkiak ose komunal vendos për nivelin e taksës që do të zbatohet për çdo kategori minimale të bazës së taksës, të parashikuar në tabelat e mëposhtme, në kufijtë plus-minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatëse.
Kur për një kategori minimale të bazës së taksës, këshilli bashkiak ose komunal miraton nënkategori, ai, detyrimisht, përcakton edhe nivelin e taksës për secilën nënkategori. Këshilli bashkiak ose komunal vendos gjithashtu për lehtësimin ose përjashtimin nga detyrimi për pagimin e taksave për personat që kanë të ardhura nën minimumin jetik, sipas kritereve të përcaktuara në nivel kombëtar. Për ata taksapagues, pasuria e të cilëve është dëmtuar nga veprimi i forcave madhore, në këtë rast, lehtësimi ose përjashtimi është i përkohshëm dhe kohëzgjatja përcaktohet nga këshilli bashkiak ose komunal, në raport me dëmin e shkaktuar, deri në vlerën 75 për qind.
Toka bujqësore
Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Kategoritë minimale të tokave bujqësore jepen në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategorizime. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Nivelet treguese të taksës, për çdo kategori minimale të bazës së taksës, jepen në tabelat e mëposhtme.
Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes. Kjo lloj takse paguhet në bashki ose komuna, në territorin e së cilës ndodhet prona e taksuesshme.

Vërtetimi i pronësisë për efekt të detyrimit për pagimin e taksave

Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës njohin dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme u japin të dhëna, pa shpërblim, bashkive dhe komunave për pasuritë e paluajtshme të regjistruara pranë tyre. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme njoftojnë rregullisht, çdo 3 muaj, bashkitë dhe komunat për regjistrimet e reja të kryera dhe për ndryshimet e gjendjes së pronave. Nëse prona nuk është e regjistruar në regjistrin e pasurisë së paluajtshme, për efekt të detyrimit për pagimin e taksës nga taksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës, për vërtetim pronësie njohin vërtetimin e pronësisë, vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, vendimet e privatizimit ose dokumentet e tjera, të lëshuara nga organet përkatëse shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës. Në rastin e mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, këshilli i bashkisë ose komunës vendos madhësinë e sipërfaqes së tatueshme, bazuar në vendimin e komisionit të verifikimit të pasurisë së paluajtshme. Organet e pushtetit vendor ngrenë komisionin e verifikimit të pasurive të paluajtshme, në rast mungese të dokumentacionit ligjor. Detyrat dhe funksionet e këtij komisioni përcaktohen me vendim të këshillit të bashkisë ose komunës. Ndërsa për rastet kur një pronë shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose komune, pavarësisht nga vendbanimi i pronarit, secila njësi vendore e trajton pjesën e pronës, që ndodhet brenda territorit të vet, si pronë më vete dhe zbaton mbi të dispozitat e këtij ligji.

Taksa mbi ndërtesat

Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi. Kategoritë minimale të ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të ndërtesave, këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategorizime të ndërtesave që ndodhen brenda territorit që mbulon. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme. Të ardhurat e realizuara nga taksa mbi ndërtesat i takojnë 100 për qind bashkisë ose komunës, ku realizohet kjo taksë. Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën: pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse; ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrës me qira të paliberalizuara; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare.

NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI NDËRTESAT

Bashkitë
Zona 1 Zona 2 Zona 3
Kategoritë minimale të ndërtesave Tiranë
Durrës Vlorë
Fier
Sarandë
Pogradec
Korçë
Elbasan
Berat
Lushnjë
Gjirokastër
Shkodër
Kavajë
Lezhë Të gjitha bashkitë e tjera
Lekë/m2 në vit
I. Ndërtesa banimi
- ndërtuar para 1993-shit 15 10 5
- ndërtuar gjatë dhe pas 1993-shit 30 12 6
II. Ndërtesa të tjera
- për tregti dhe shërbime 200 150 100
- të tjera 50 30 20

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për ndërtesat në zonat urbane (bashkitë).
Shënim II: Në zonat rurale (komunat), niveli tregues i taksës për çdo kategori minimale të ndërtesës është sa një e dyta e nivelit tregues përkatës të kategorisë minimale të ndërtesës në bashkitë qendër rrethi, në të cilat ndodhet komuna.

ANEKS 2
KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI TOKËN BUJQËSORE

Klasifikimi sipas rretheve
1 2 3 4
Tiranë
Durrës
Kavajë
Krujë
Lezhë
Lushnjë
Fier
Vlorë
Sarandë Shkodër
Elbasan
Berat
Korçë
Delvinë
Kurbin
Peqin
Kuçovë Gjirokastër
Përmet
Pogradec
Librazhd
Dibër
Mat
Skrapar
Mallakastër
Devoll
Tepelenë Bulqizë
Has
Kukës
Tropojë
Pukë
Mirditë
Malësi e Madhe
Gramsh
Ersekë

Vlera e taksës në lekë/hektar/vit

Klasifikimi sipas kategorisë së tokës
I 5 600 4 200 2 800 1 400
II 4 900 3 500 2 100 1 200
III 4 200 2 800 1 400 1 100
IV 3 600 2 300 1 350 1 000
V 3 000 1 900 1 250 900
VI 2 400 1 600 1 200 800
VII-X 1 800 1 400 1 100 700

Shënim: Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

ANEKS 3
NIVELET E TAKSËS SË KALIMIT TË PRONËSISË MBI NDËRTESAT

Bashkitë
Zona 1 Zona 2 Zona 3
Kategoritë e ndërtesave Tiranë
Durrës Vlorë
Fier
Sarandë
Pogradec
Korçë
Elbasan
Berat
Lushnjë
Gjirokastër
Shkodër
Kavajë
Lezhë Të gjitha bashkitë e tjera
Lekë/m2
I. Ndërtesa banimi 1 000 300 100
II. Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime 2 000 700 300
III. Ndërtesa të tjera 1 500 500 200

Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për bashkitë.
Shënim II: Të gjitha komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3 të bashkive.

6 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›