Qyteti i kazinove do ngrihet te ish Uzina e Autotraktorëve
Taksa 10-fishohet pas marsit. Sa do paguhet për lojërat e fatit.
Përjashtohen nga pagesat ata që zhvendosin bizneset.
Përzgjidhet zona ku do të ndërtohet qyteza e kazinove dhe lojërave të fatit në Tiranë. Nga 4 variantet e propozuara, Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur territorin e Uzinës së Ndërtimit të Automjeteve (UPNA, ishuzina e autotraktorëve, Shkozë). Për të nxitur zhvendosjen e këtij aktiviteti në zonën e përcaktuar, Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak për të shqyrtuar vendosjen e një takse të përkohshme për lojërat e fatit. Nëse kalon në mbledhjen e radhës, vjelja e saj do të nisë që nga data 1 tetor.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)