Qyteti i ujgurëve, nën shtetrrethim
Për mbrëmjen e dytë radhazi, qyteti Urumki në Kinën Perëndimore e pa veten nën masat e rrepta të shtetrrethimit pas protestave të së dielës ku u shkaktuan 156 të vdekur. Korrespondentët e huaj në qytet informuan se prania e shumtë e trupave kanë arritur të vendosin një qetësi që mund të prishet nga çasti në çast. Një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste bëri thirrje për qetësi, por më kot: qindra kinezë zbritën rrugëve të armatosur me shkopinj, hekura e zinxhirë në shenjë hakmarrjeje për përplasjet e së dielës. Policia përdori gazin lotsjellës për t‘i shpërndarë.
Pekini akuzoi disidenten ujgure, Rebija Kadir si organizatore të manifestimit të së dielës me objektiv shkëputjen e provincës me popullsi myslimane Ksinjang nga Kina. Gruaja i hodhi poshtë akuzat dhe, në një komunikatë të përhapur përmes internetit, nënvizoi se nuk i kishte kërkuar "askujt e në asnjë moment të demonstronte në shesh". Protesta e myslimanëve separatistë është përhapur edhe jashtë Kinës. Në Holandë dhe në Mynih të Gjermanisë selitë diplomatike kineze u sulmuan me gurë e bomba molotov nga aktivistët filo-ujgurë.