Xheki, Bob dhe fantazma e Xhonit
Janë dashur me pasion, pa rënë kurrë në sy të familjarëve, këshilltarëve, e aq më pak të medias (bëhet fjalë para kohës së internetit). Tashmë ai që na tregon detajet e dashurisë së fshehtë katërvjeçare që lidhi Xheki Kenedin me kunatin, Bobin, është libri "Bobby and Jackie: A Love Story", i shkruar nga shkrimtari amerikan David Heymann. David ka hetuar për njëzet vjet nëpër arkivat e FBI-së dhe të Shërbimit Sekret, madje ka marrë në pyetje rrethin shoqëror të shoqërisë së vëllezërve Kenedi, mes tyre Pier Salinger, Artur Shlesinger, Xhek Njufajëlld, Gor Vidal, Truman Kapot dhe Morton Dounej i riu. "Historia e tyre e dashurisë nisi pas vdekjes së Xhon Kenedit", shkruan Heymann në libër, i cili do të publikohet në fund të muajit, ndërkohë "New York Post" ka shkëputur disa rreshta nga dorëshkrimi. "Lidhja e tyre u bë aq e fortë, saqë kur i qëlluan Bobit, ishte Xheki ajo që i urdhëroi doktorët të vinin dhe jo bashkëshortja e tij, Ethel". Sipas Truman Capote, për vite me radhë njeriu i besuar i zonjës së parë, dashuria e tyre "lindi nga pikëllimi dhe zija torturuese". "Historia e tyre ishte një pasion i shfrenuar dhe i pashpresë". Shpjegon autori i "Me gjak të ftohtë" dhe "Mëngjes nga Tifani". "Roberti ishte burri i vetëm që Xheki ka dashuruar vërtet", konfirmon shkrimtari Gor Vidal, kushëri i largët i Xhekit.
Edhe pse i martuar e baba i 11 fëmijëve, Bobi nuk u përpoq kurrë ta fshihte lidhjen. "Të gjithë e dinin", i tregonte atëherë zëvendësministri i Tregtisë, Franklin Rusevelt i riu, shkrimtarit Heymann, i cili ka konkurruar tri herë për çmimin "Pulitzer". "Silleshin si dy adoleshentë të marrosur nga dashuria. Dyshohej që Bobi do të ndahej nga Ethel dhe do të martohej me Xhekin, por mesa duket nuk ishte e mundur". Bashkëshortja e Bobit e toleronte tradhtinë ("E dinte që ai nuk do ta linte kurrë", shpjegon autori), por sa herë që e kunata vizitonte Bobin në Portin Hyannis, bënte skena xhelozie, por pa efekt. Gjatë një darke në jahtin presidencial "USS Sequoia", plot gjashtë muaj pas vdekjes së Xhon Kenedit, në maj të 1964-ës, Xheki dhe Bobi "u zhdukën" brenda jahtit, duke e lënë Ethelin me pjesën tjetër të të ftuarve. "Kur u kthyen, dukej që ishin më në formë", ironizonte Shlesinger. Për Krishtlindje, po atë vit, trashëgimtarja Meri Herrington u çudit me Xhekin, e cila po bënte plazh topless në vilën e çiftit Kenedi në "Palm Beach", me Bobin që ishte ulur pranë saj. "Kur filluan të putheshin, ai i vuri njërën dorë mbi gji dhe tjetrën ia futi brenda në mbathje. Nuk po u besoja syve, mbeta me gojë hapur", dëshmon gruaja, e cila ka pasur një lidhje të shkurtër me vëllain e vogël të Xhon Kenedit.
Paturpësia e senatorit filloi të shfaqej edhe brenda pallatit të pushtetit. Një ditë, funksionari i Departamentit të Tregtisë, Keneth Meknajt, erdhi në senat për t‘u takuar me Kenedin. Bobi ishte shtrirë në poltron, ndërsa Xhekin qëndronte ulur në prehrin e tij dhe duart ia kishte hedhur në qafë. I vetmi që u përpoq të pengonte lidhjen e tyre ishte Aristotel Onasis, i cili u betua se do ta shkatërronte rivalin, duke bërë publike marrëdhënien e dy kunetërve. "Mund ta varros atë të marrë", i kishte thënë pronari grek i anijeve një mikut të tij, edhe pse më pas nuk bëri asgjë nga frika se mos humbiste Xhekin, (kjo sipas Heymann).
Më vonë, kur Xheki vendosi të martohej me pronarin e anijeve, Bobi i kishte thënë Pier Salinger: "Duhet të kalojnë mbi trupin tim më parë".
Më 16 mars të vitit 1968, Robert Kenedi deklaroi garën për Shtëpinë e Bardhë. Të nesërmen i telefonoi Xhek Njufajëlldit nga apartamenti i Xhekit në Nju Jork. "Ishte shumë i shqetësuar. Ai ishte takimi i fundit i dashurisë së tyre", shpjegon redaktori. Më 4 qershor, menjëherë pas fitores në Kaliforni, Bobi u qëllua për vdekje nga Sirhan Sirhan në hotelin "Ambasador" në Los Anxhelos. Xheki mori avionin për në Los Anxhelos për të qenë pranë tij në çastet e fundit të jetës. Ethel, bashkëshortja e Bobit që ndodhej aty, u largua me qëllim që ta linte "çiftin" vetëm. Bobi kishte vdekur, por gruaja e tij refuzonte t‘i urdhëronte mjekët t‘i hiqnin oksigjenin, ndërsa vëllai i vogël, Tedi, nuk ishte psikologjikisht në gjendje të ndërhynte. Më 6 qershor të 1968-ës, në orën një e njëzet të mëngjesit, Xheki urdhëroi mjekët ta linin të vdiste, pasi firmosi autorizimin. Në tetor të po atij viti, Xheki Kenedi u martua me Aristotel Onasis.