Vrasësi serial, nën plumbat e policisë
Autoritetet policore amerikane bënë dje me dije se një vrasës serial që terrorizoi një qytet të vogël në Karolinën e Jugut u qëllua për vdekje nga agjentët e forcave të rendit. 41-vjeçari Patrik Treisi Burris u vra ndërsa agjentët u përpoqën ta arrestonin përgjatë një procesi hetimor që i shpuri tek ai. Fishekët e gjetur në armën e tij përkonin me ato të përdorura gjatë sulmeve ku, brenda harkut kohor prej pak ditësh, gjetën vdekjen pesë banorë të qytetit të vogël Gafnei.
Autoritetet policore bënë me dije se Burris kishte një dosje të gjatë kriminale dhe ishte liruar me kusht në muajin prill pas tetë vitesh burgim. "Shikojeni mirë këtë", u shpreh shefi i Divizionit për Mbrojtjen e Ligjit të Karolinës së Jugut, duke treguar para kamerave dosjen e vrasësit. "Këtu brenda gjenden rreth 25 fletë. Në një pikë të caktuar sistemi i drejtësisë duhet të na shpjegojë se përse ky i dyshuar sillej i lirë rrugëve". Dosja e vrasësit ishte e mbushur plot e përplot me arrestime për vjedhje e mashtrime.
Policia njoftoi se nuk e kishte zbardhur ende motivin që qëndron pas vrasjeve. "Ishte i paparashikueshëm. Qe i frikshëm", tha Nil Dolan, zëvendësshefi i Divizionit për Mbrojtjen e Ligjit të Karolinës së Jugut për agjencinë "Associated Press". "Por e kapëm. Është vrasësi që kërkonim".
Vrasjet u kryen në harkun kohor prej gjashtë ditëve në një zonë prej 16 kilometrash të Kontesë Shiroki, një komunitet rural rreth 70 kilometra në veri të Sharlotës, në Karolinën e Veriut. Një fermer u vra më 27 qershor, një grua 83-vjeçare dhe e bija u gjendën të lidhura e të vrara me armë zjarri katër ditë më pas, dhe të nesërmen një baba bashkë me të bijën adoleshente u vranë në dyqanin e familjes.
Burris u qëllua dhe u vra nga agjentët e forcave të rendit në shtëpinë e tij në Gastonia, rreth 50 kilometra brenda shtetit fqinj, Karolinës së Veriut. Burris hapi zjarr me të kuptuar se agjentët po përpiqeshin ta arrestonin. Sipas policisë po hetohet nëse është i përfshirë edhe në krime të tjera të ndodhura në zonë.