Stan Brock, njeriu që kuron falas të varfrit
Misioni i tij është t‘u japë ndihmë mjekësore njerëzve të varfër të Amerikës Latine, por jo vetëm atyre. Tani ai përpiqet të ndihmojë edhe banorët e zonave të varfra të Shteteve të Bashkuara. Anglezi 73-vjeçar, Stan Brock, është themeluesi i shoqatës "Remote Area Medical", ku grupet e mjekëve dhe infermierëve vënë në dispozicion energjitë e tyre për të ndihmuar njerëzit. Nga Amazona deri te malet Smoky (SHBA), në 24 vjet spitalet e drejtuara nga Brock kanë kuruar falas më shumë se një milion persona.
Kur filloi ky aktivitet?
Në vitin 1985. Në atë kohë merresha me ndërtimin e kopshteve zoologjike. Kisha ndërtuar disa në Amerikë, por kur shkova në zonën e maleve Apalaki (në verilindje të SHBA-së) vura re se kishte pak ndihmë mjekësore, kështu që vendosa të bëja diçka. Me disa miq themelova shoqatën "Remote Area Medical".
Si ju erdhi ndërmend ideja?
Para se të vija në Amerikë, isha lopçar. Kam jetuar 15 vjet në Gujana mes vendasve wapishana, ku u ndesha për herë të parë edhe me sëmundjet tropikale (malarien dhe dizenterinë). Doktori më i afërt ishte me kilometra larg fshatit. Unë mbijetova, por shumë të tjerë vdisnin, sidomos fëmijë.
Ku i çuat si fillim kurat mjekësore?
Në Gujana dhe në zonat amazonike të Amerikës Latine, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe veterinare për kafshët. Në SHBA ky aktivitet është më i vështirë, përveç Teneses. Mjekët mund ta ushtrojnë profesionin e tyre vetëm në shtetin ku jetojnë, përndryshe rrezikojnë të shkojnë në burg.
Sa paguajnë pacientët?
Asnjë qindarkë. Është gjithçka falas. Kush dëshiron mund t‘i dhurojë para fondacionit, kështu mund të organizojmë iniciativa të tjera. Por ne i kurojmë të gjithë pa bërë pyetje.
Edhe të pasurit i kanë shërbimet falas?
Po, qëllimi ynë nuk është të fitojmë para, por përmirësimin e shëndetit të njerëzve që jetojnë në zonat e varfra, ku mjekët jetojnë qindra kilometra larg. Me pak fjalë çojmë spitalin aty ku mungon.
Kush i mbulon shpenzimet e ekspeditave tuaja?
Doktorët dhe infermieret i paguajnë të gjitha shpenzimet vetë: transportin, ushqimin dhe fjetjen. Operojmë për altruizëm. Qendra jonë është në një shkollë të vjetër të Knoksvill, Tenese, për të cilën u paguajmë autoriteteve një dollar në vit. Për ushqimin më duhet të falënderoj vullnetarët.
Po ju?
Nuk kam një llogari bankare, as para në xhep dhe asnjë gjë në pronësi. Mund t‘ju duket e pabesueshme, por nuk kam asnjë krevat për të fjetur. Fle në dysheme. Burimet tona na shërbejnë për të mbajtur avionët.
Avionët? Por për çfarë ju duhen?
Kemi 5 avionë. Na i kanë dhuruar. I përdorim për të shkuar në zonat e largëta të Amazonës, por edhe në Amerikë. Duke përdorur avionët mund të organizojmë më shumë se një ekspeditë në javë.
Sa vullnetarë ju ndihmojnë?
Rreth 600 doktorë, dentistë, okulistë, infermierë dhe vizitojmë 2-3 mijë persona. Për fat të keq për problemet kardiovaskulare dhe tumoret nuk mund të bëjmë shumë gjëra. U rekomandojmë pacientëve t‘u drejtohen spitaleve. Ai që nuk ka mundësi të paguajë qëndron në shtëpi pa u kuruar.
Sa pacientë keni vizituar deri tani?
Mbi një milion, nuk dua të mburrem. Më vjen mirë që në pjesën më të madhe kemi arritur t‘i ndihmojmë.
Amerikanët ndryshojnë nga pacientët e vendeve të tjera?
Po, në SHBA vizitojmë më shumë të rritur, ndërsa në Amerikën Latine më shumë fëmijë. Në SHBA ka gjithmonë ndonjë program për të ndihmuar fëmijët, ndërsa në Amerikën Latine është errësirë totale. Gjithashtu ndihmojmë edhe të papunët.
Kush e financon aktivitetin tuaj?
Dhurimet e qytetarëve. Nuk marrim fonde as nga qeveria e as nga kompanitë private. Ndoshta nuk ju dukemi interesantë si investim publik.
Sa ju kushton organizimi i një evenimenti?
Rreth 5 mijë dollarë, por arrijmë të paguajmë vetëm benzinën dhe të mbajmë aeroplanët. Të tjerat i paguajnë vullnetarët, duke përfshirë si ilaçet edhe materialet higjienike.
Cila është historia që ju ka prekur më shumë?
Nuk ka ndonjë në veçanti. Kemi parë njerëz të dëshpëruar, të cilët presin radhën me muaj të tërë dhe kur vizitohen zbulojnë se sëmundja e tyre është në një stad aq të avancuar, saqë nuk mund të bëhet asgjë.
Cila është kënaqësia juaj më e madhe?
Të rikthej buzëqeshjen në fytyrat e njerëzve, fëmijët që përqafojnë mjekët, të di që pacientët janë trajtuar me respekt dhe dashuri. Kënaqësia që kam kryer një punë vërtet të vlefshme.