Britani, më e keqja e recesionit ka kaluar
Sipas Dhomës Britanike të Tregtisë, faza më e keqe e recesionit ekonomik është lënë pas krahëve, por është ende shumë herët për të folur për rimëkëmbje. Raporti i kësaj Dhome, i bazuar te vëzhgimi i rezultateve të 5600 kompanive vendase vëren se mes muajve prill dhe qershor janë bërë progrese në rritjen e niveleve të besimit. E megjithatë Dhoma Britanike Tregtisë nënvizoi se numri i të papunëve të arrijë në 3.2 milionë në vitin 2010.
Ndërkaq të dhënat zyrtare treguan se produkti i përgjithshëm në industrinë e manifakturës ra me 0.5 për qind në muajin maj, ndërkohë që sipas parashikimeve kjo shifër nuk do ishte më e madhe se 0.5 për qind. Zyra Kombëtare e Statistikave bëri me dije se kjo rënie i detyrohej rënies prej 2 përqindësh të aktivitetit të industrive të publikimit dhe shtypit. Prodhimi industrial, njësi më e madhe matëse ku përfshihet furnizimi me energji, minierat, nafta e gazi, ashtu si dhe industria e manifakturës, ra me 0.6 për qind, rezultat i kundërt krahasuar me parashikimet që e shihnin të rritej me 0.2 për qind.