Qyteti ku shteti nuk ekziston/ Prokuroria e Laçit sheton dot vrasjen ditën e zgjedhjeve
Prokuroria e Kurbinit nuk ka mundur që të hetojë ngjarjen e rëndë të 23 qershorit, ku mbeti i vdekur një simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim përpara një qendre votimi.
Për këtë arsye, kjo dosje i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Por prokuroria nuk ka dështuar për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, por për faktin se Laçi paraqet vështirësi si qytet për të hetuar këtë krim.
Ashtu siç kishte paralajmëruar gazeta TemA ditën e ngjarjes, asnjë dëshmitar nuk pranonte të fliste për krimin e rëndë, ku u përfshi edhe kandidati i Partisë Demokratike, Mëhill Fufi.
Ngjarja bëri xhiron e botës, por nuk pati të arrestuar.
Viktimë e përplasjes me armë para qendrës së votimit mbeti Gjon Gjoni, kurse të plagosur mbetën kandidati i PD, Mëhill Fufi dhe kushëriri i tij, Kastriot Fufi.