E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos fqinjin, vret veten ne arrati

Durres- Plagos fqinjin pas sherrit, arratiset dhe me pas vret veten me nje plumb ne koke. Krimi i dyfishte ka ndodhur dje rreth ores 15:00 te pasdites, ne lagjen e njohur si ish-"Keneta" ne Durres, kur konflikti i lindur shume muaj me pare, mes familjeve Zaimi dhe Tushku perfundoi ne tragjedi. Fillimisht protagonistet Muhamet Tushku 55 vjec dhe Aleksander Zaimi 35 vjec, kane nisur te debatojne per motive banale dhe me tej situata ka degjeneruar ne fyerje personale. Ne keto rrethana, me i moshuari ka marre armen e zjarrit duke qelluar me nje plumb ne gjoks kundershtarin, qe u dergua ne gjendje te rende ne spital. I dyshuari Tushku ka marre makinen qe ndodhej e parkuar ne oborr dhe eshte arratisur, por ne afersi te Rashbullit, gjate ndjekjes nga policia, eshte gjetur i vdekur brenda mjetit. Policia tha se 55-vjecari kishte nje plumb ne koke dhe ne dore gjendej nje arme tip pistolete, me te cilen dyshohet se eshte kryer flijimi ne kushte depresioni. Akti sipas policise mund te jete kryer pasi i ndjeri ka menduar se kishte vrare fqinjin qe po lufton me vdekjen ne spitalin e Durresit.
Familjaret e te plagosurit i thane grupit hetimor se shkaktar i sherrit ka qene pikerisht 55- vjecari Muhamet Tushku, i cili pas debatit ka qelluar me arme ne drejtim te Aleksander Zaimit. Policia eshte njoftuar ne kohe per krimin e dyfishte dhe patrulla te shumta ngriten postblloqe ne disa rruge kryesore. Tushku pas krimit ishte arratisur me makinen e tij dhe u gjet i pajete ne vendin e quajtur "Kodra e Rashbullit". Burime zyrtare thane se i ndjeri kishte nje plage ne koke tejshpuese qe i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme dhe dyshohet se behet fjale per nje vetevrasje. Ne gishtat e 55-vjecarit u gjenden edhe gjurme baruti dhe arma pistolete. Sipas hetimeve te kryera rezulton se krimi ka ardhur si pasoje e grindjeve te perseritura mes dy familjeve dhe tensionit qe mbizoteronte mes tyre. Mjeket thane se gjendja e te plagosurit mbetet e rende dhe po behen perpjekje per ta mbajtur ne jete, pasi plumbi i ka demtuar edhe organe jetesore. Aktualisht deshmite e metejshme te familjareve dhe te personave te tjere qe kane dijeni pritet te zbardhin rrethanat e plota dhe shkaqet e kesaj ngjarjeje tragjike
Precedenti
Dy dite me pare, nje i moshuar ekzekutoi bashkefshatarin e tij ne Poro te Vlores, pas konflikteve te perseritura mes dy familjeve. I dyshuari i vetedorezuar se bashku me armen e krimit, Filip Gerdalli, akuzonte viktimen Theodhori Kico se i ngacmonte ne rruge publikisht, vajzen e tij te divorcuar dhe mengjesin e se dieles i ka zene prite duke e vrare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›