E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy plumba pistolete bashkeshortit, hetohet sherri ne familje mes ciftit

Rreshen- Gruaja i fut dy plumba ne bark bashkeshortit te saj, pas nje grindje banale ne familje. Dritan Cupi 32-vjec, banues ne fshatin Nderfushas te Mirdites, eshte derguar ne gjendje te rende ne spital, kurse policia shoqeroi gruan 28-vjecare M. Cupi dhe sekuestroi armen e krimit, nje pistolete qe mbahej pa leje nga i demtuari. Burime zyrtare te policise bene me dije se rrethanat dhe motivet mbeten ende te paqarta, por dyshohet per nje grindje ne familje mes ciftit dhe nje ngjarjeje aksidentale. Ngjarja ndodhi rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem ne fshat, kurse banoret njoftuan policine vendore qe ngriti nje grup hetimor. Sipas eksperteve, Dritan Cupi eshte qelluar me dy plumba pistolete "TT" ne bark dhe eshte derguar me urgjence ne spital per mjekim. Policia tha se ende nuk i ka zbardhur motivet e ketij krimi te rende.
Nuk dihet nese incidenti ka qene i rastesishem, si pasoje e ndonje pakujdesie te 28-vjecares, apo bashkeshortja e 32-vjecarit, M. Cupi, ka pasur si qellim ta vriste pas ndonje sherri me motive te forta. Grupi hetimor po verifikon edhe te kaluaren e te demtuarit si dhe marredheniet mes ciftit gjate muajve te fundit. Gjithashtu po merret ne pyetje e dyshuara per plagosjen dhe pritet qe ne oret e ardhshme te zbardhen rrethanat dhe motivet e krimit qe ka tronditur zonen e Mirdites mengjesin e djeshem.
Akuzat
Policia konfirmoi se ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon per zbardhjen e krimit me dy akuzat e "vrasjes se mbetur ne tentative ne rrethana cilesuese" dhe "armembajtjes pa leje". Akuza e dyte pritet te ngrihet ne gjendje spitalore ndaj te plagosurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›