E Shtunë, 31 Tetor 2026

RAPORT I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TE SHTETIT PER VITIN 2007 MBI GJENDJEN NE SHQIPERI

Republika e Shqiperise eshte nje demokraci parlamentare me nje popullsi prej afro 3.6 milione njerez. Autoritetin legjislativ e ka Kuvendi Popullor me nje dhome (parlamenti), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri kryeson qeverine, nderkohe qe presidenca eshte nje pozicion kryesisht ceremonial me pushtet te kufizuar ekzekutiv. Ne korrik, Parlamenti zgjodhi nje president te ri ne nje kalim te rregullt pushteti. Ne shkurt, ne mbare vendin u mbajten zgjedhje vendore, me pranine e vezhguesve nderkombetare te zgjedhjeve. Autoritetet civile pergjithesisht mbajten kontroll efektiv mbi forcat e sigurise.
Qeveria pergjithesisht i respektoi te drejtat e njeriut te qytetareve te saj; megjithate, pati probleme ne disa fusha, perfshi vrasjet shoqerore prej "gjakmarrjes," abuzim nga forcat e sigurise ndaj te burgosurve dhe te ndaluarve, kushte te keqija ne burgje dhe paraburgim, korrupsion dhe mosndeshkim te policise, diskriminim kunder grave, femijeve dhe pakicave, si dhe trafikim te qenieve njerezore.
RESPEKTI PER TE DREJTAT E NJERIUT
Seksioni 1 Respekti per Integritetin e Personit, Perfshi Lirine Nga:
a. Privimi Arbitrar apo i Jashteligjshem i Jetes
Nuk pati raportime se qeveria apo agjentet e saj kryen vrasje arbitrare apo te jashteligjshme.
Vrasjet shoqerore vazhduan gjate vitit, si rezultat i akteve vigjiluese (perfshi si vrasjet mes brezash nga "gjakmarrja" ashtu edhe vrasjet per hakmarrje), bandave kriminale, dhe krimit te organizuar.
Statistikat mbi veprimtarine e lidhur me gjakmarrjen variojne. Sipas Ministrise se Brendshme, nga 96 vrasjet gjate vitit, dy kishin lidhje me gjakmarrjen, duke shenuar nje renie ne vrasjet per gjakmarrje per shkak te rritjes se hetimeve. Megjithate, Komiteti per Pajtimin Kombetar, nje organizate joqeveritare (OJQ), vazhdoi te citonte nivele te larta veprimtarie te lidhur me gjakmarrjen, perfshi mbi 1,000 familje te burgosura ne shtepite e tyre nga frika e ndeshkimeve per gjakmarrje kunder tyre. Tradita e e gjakmarrjes buron nga nje kod nderi tradicional, i cili vazhdon te ndiqet ne pak bashkesi te izoluara.
Ne shkurt, parlamenti miratoi amendamente ne Kodin Penal per te kriminalizuar gjakmarrjen dhe per t'i bere te ndeshkueshme me denim 3 vjet.
Gjate vitit, nje konference e organizuar nga OJQ i beri thirrje Keshillit Bashkerendues te Luftes Kunder Gjakmarrjes, nje organ i qeverise, kryesuar nga Presidenti, qe te ndermerrte nje rol me proaktiv ne luften kunder gjakmarrjes. Keshilli zhvilloi mbledhjen e tij te pare kete vit.
Gjykata e Krimeve te Renda shqyrtoi ceshtje te gjakmarrjes. Vrasja me paramendim, kur kryhet per hakmarrje apo gjakmarrje, ndeshkohet me 20 vjet burg ose burgim te perjetshem.

b. Zhdukja
Nuk pati raportime per zhdukje te motivuara politikisht.
c. Tortura dhe Trajtime apo Ndeshkime te Tjera te Egra, Cnjerezore, apo Degraduese
Kushtetuta dhe ligji i ndalojne veprime te tilla; megjithate, policia dhe rojet e burgjeve disa here rrahen dhe abuzuan ndaj te dyshuarve dhe te ndaluarve. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dhe Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut (GShDNj) raportuan qe policia disa here perdori force te tepert apo trajtime cnjerezore. Sipas GShDNj, pjesa me e madhe e keqtrajtimeve ndodhi ne kohen e arrestimit apo ndalimit fillestar. Romet, egjiptianet e ballkanit, si dhe homoseksualet ishin vecanerisht te prekshem nga abuzimi prej policise.
Ne janar, Avokati i Popullit hetoi nje ankim per abuzim nga i burgosuri Ardian Kokici se rojet e burgut e kishin abuzuar gjate nje inspektimi te qelise ne Burgun e Rrogozhines. Avokati i Popullit verifikoi shenja te dukshme dhune fizike ne trupin e Kokocit 10 dite pas ngjarjes. Ndaj zyrtareve te burgut pergjegjes per abuzimin nuk u ndermorr kurrfare veprimi. Avokati i Popullit kishte verifikuar abuzime te ngjashme ne burgje te tjera dhe rekomandoi rihartimin e rregullave per inspektimin e qelive, te cilat mungonin ne disa burgje dhe ishin nen standarde ne disa te tjera.
Komiteti per Parandalimin e Tortures i Keshillit te Europes botoi nje raport bazuar mbi inspektimin e vet te vitit 2006 ne burgjet dhe qendrat e paraburgimit ne vend. Raportoi jepte hollesi per trajtim cnjerezor dhe abuzim fizik te shumeperhapur ndaj te burgosurve dhe te ndaluarve, si dhe u shpreh qe pak perparim ishte bere ne zbatimin e rekomandimeve te kahershme. Gjate vitit, pati raportime qe policia ne lokalitete te ndrsyhme, te tilla si Korca dhe Vlora, rrahu dhe keqtrajtoi persona gjate arrestimit apo gjate qendrimit ne paraburgim.
Amnesty International (AI) raportoi pretendime ne mars se policia goditi Dorian Lecin ne koke me dorezen e pistoletes dhe e shkelmoi dhe rrahu ne kohen e arrestimit ne Tirane. Leci paraqiti nje padi penale kunder oficerit te policise, duke pretenduar perdorimin e forces, abuzimit te detyres dhe torture. Prokurori refuzoi te hapte nje hetim per ankesen dhe, sipas raportimeve deshtoi ne njoftimin e Lecit per kete vendim, sic kerkohet me ligj. Ceshtja ishte ne gjykim ne fund te vitit. Oficeri i policise u shkarkua nga forca policore.
Ne rrahjen e pretenduar te vitit 2006 te Arben Belajt nga Dritan Veizaj, pjesetar i policise se Vlores, Veizaj u shkarkua nga detyra ne pritje te nje perfundimi nga hetimi i gjykates. Gjyqi vazhdonte ne fund te vitit.
Ashtu si ne vitet e kaluara, policia disa here perdori kercenimet, dhunen, dhe torturat per te marre deponime nga te miturit.

Gjate vitit, Bezim Mullai, nje oficer policie i akuzuar per deshtim ne ndjekjen e procedurave korrekte ne lidhje me vetevrasjen e 18-vjecarit Amarildo Perfundi, u gjet fajtor per abuzim te detyres dhe u denua me dy vjet burg. Perfundi vrau veten pasi u ndalua dhe u mor ne pyetje nga Mullai.

Kushtet e Burgjeve dhe Qendrave te Paraburgimit
Kushtet e burgjeve nuk permbushnin standardet nderkombetare. Qeveria lejoi monitorim te pavarur te kushteve te burgjeve nga grupe vendore dhe nderkombetare te te drejtave te njeriut, media, dhe te tjere.
Gjate nje inspektimi ne prill, KShH gjeti disa permiresime, por ne pergjithesi kushtet mbeten te keqija dhe nuk permbushnin standartet e pranuara. Komiteti shenoi probleme serioze me higjenen, mbipopullimin, cilesine e ajrit, burimet e pamjaftueshme, si dhe aksesin ndaj kujdesit shendetesor. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve raportoi qe ne burgje te synuara per afro 2,700 te burgosur, kishte 3,060 te tille dhe ne mjedise te paraburgimit te synuara per 671 persona kishte 752. ne vitin 2006, burgu i Peqinit, i cili kishte nje kapacitet per 650 te burgosur, mbante 900 dhe disa qeli kishin 12 te burgosur.
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve pranoi qe abuzimi fizik i te burgosurve dhe korrupsioni mes rojeve dhe zyrtareve te burgjeve mbeten nje problem. Ne vitin 2006, 178 roje dhe zyrtare u shkarkuan per korrupsion apo shkelje dhe ndaj pese zyrtareve te larte te burgjeve ishin pezull akuza per korrupsion.
Ministria e Drejtesise administroi te gjithe burgjet dhe mjediset e paraburgimit. Sipas Ministrise se Drejtesise dhe Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, transferimi i plote tek kjo ministri i administrimit te qendrave te paraburgimit u krye ne korrik. Gjate vitit, KShH vezhgoi nje permiresim ne kushtet dhe trajtimin e te burgosurve, nderkohe qe problemet e mbipopullimit, infrastruktures se keqe dhe kushteve johigjenike mbeten.
Pervec mjediseve nen standarte, media vendore raportoi rastin e nje te ndaluari 17-vjecar qe u perdhunua dy here gjate vitit nga te burgosur te tjere ne burgun e Fierit. Sipas medias, Avokati i Popullit filloi nje hetim per rastin, por perfundimet e tij nuk u bene kurre publike.
Ne maj, zyra e Avokatit te Popullit rekomandoi qe Ministria e Drejtesise te ringrinte menjehere Komisionin per Ekzekutimin e Vendimeve me Burgim ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve. Komisioni, mandati i te cilit perfshin verifikimin e ankesave te te burgosurve, nuk kishte funksionuar qysh nga viti 2005.
Qeveria lejoi vezhgues nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe monitorues vendas te te drejtave te njeriut qe te vizitonin si qendrat e paraburgimit ashtu edhe burgjet.
d. Arrestimi apo Ndalimi Arbitrar
Kushtetuta dhe ligji e ndalojne arrestimin dhe ndalimin arbitrar; megjithate, pati disa raportime qe policia ne disa raste arrestoi dhe ndaloi persona ne menyre arbitrare.
Roli i Policise dhe Aparatit te Sigurise
Njesite e policise vendase raportonin tek Ministria e Brendshme dhe ishin forca pergjegjese per sigurine e brendshme. Ushtria perfshin nje njesi te posacme komando me 90 anetare qe funksionon me nje rol antiterror nen ministrin e mbrojtjes. Ligji e lejon ministrin e brendshem te kerkoje autoritet mbi kete njesi gjate krizave te brendshme. Sherbimi Informativ Kombetar eshte pergjegjes per mbledhjen e informacionit te brendshem dhe te jashtem te zbulimit si dhe per kunderzbulimin.

Paraqitja e gjithanshme e zbatimit te ligjit mbeti e dobet. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbeten pengesa madhore per zhvillimin e nje force policore civile te efektshme.
Pagat e uleta dhe korrupsioni i shumeperhapur ne te gjithe shoqerine e benin te veshtire luften kunder korrupsionit ne polici. Qeveria ndoqi penalisht zyrtare te korruptuar dhe menaxhoi ankesat per oficere policie te korruptuar nepermjet Avokatit te Popullit.
Gjate vitit, Zyra e Kontrollit te Brendshem paraqiti 159 padi prane zyres se prokurorit ne lidhje me 221 punonjes te policise, nga te cilet pese ishin te larte, 75 te nivelit te mesem dhe 141 te gradave me te uleta. Si rezultat, 85 oficere policie prisnin te dilnin ne gjyq me akuza per korrupsion.
Gjate vitit, Avokati i Popullit mori 274 ankesa te pergjithshme nga qytetaret kunder policise. Ne fund te vitit, ishin perpunuar 233 dhe Avokati i Popullit kishte konkluduar ne favor te qytetareve ankues ne 82 raste. Keto perfshinin ankesa per keqtrajtim fizik.
Arrestimi dhe Ndalimi
Me ligj, nje oficer policie apo prokuror mund te urdheroje ndalimin e nje te dyshuari. Kushtetuta kerkon qe personat e ndaluar duhet te informohen menjehere per akuzat kunder tyre dhe per te drejtat e tyre, dhe nje prokuror duhet njoftuar menjehere pas ndalimit te nje te dyshuari nga policia. Policia pergjithesisht i ndoqi keto kerkesa. Brenda 48 oresh nga arrestimi apo ndalimi, i dyshuari duhet te dale perpara nje gjykatesi. Gjykatesi ka edhe 48 ore te tjera ne dispozicion per te vendosur nese i dyshuari duhet te qendroje i ndaluar.
Gjykata mund te urdheroje ndalimin ne ceshtje vecanerisht serioze qe mund te paraqesin rrezik per shoqerine. Nje menyre alternative eshte vendosja e nje te dyshuari ne arrest shtepie. Mund te kerkohet garanci nese gjykatesi beson qe i akuzuari mund te mos paraqitet ne gjyq.
Keshillimi ligjor duhet ofruar falas nese i pandehuri nuk mund te perballoje nje avokat privat; megjithate, kjo e drejte nuk njihej gjeresisht dhe shpesh policia deshtoi t'i informonte te dyshuarit per te. Aksesi ndaj informacionit ligjor mbeti i veshtire per qytetaret; megjithate, per segmentin e kufizuar te popullsise qe kishte akses ne internet, praktikisht te gjitha ligjet ishin ne dispozicion ne internet falas dhe pati nje numer OJQ-sh qe ofronin keshillim ligjor falas per ata qe kishin nevoje.
Gjate vitit, KShH ngriti nje klinike per te ofruar keshillim ligjor falas per ata qe nuk kishin mundesi; megjithate, sherbimet ligjore falas ofruar nga shoqata e avokateve te shtetit konsideroheshin te pamjaftueshme, te korruptuara, dhe, me raste, me mungese profesionalizmi.
Pas nje ankese formale nga nje qytetar, Avokati i Popullit nxori nje rekomandim per ndjekje penale kunder nje numer oficeresh policie te Tiranes per ndalim te jashteligjshem dhe keqtrajtim te tri qytetareve qe ishin ndaluar pertej afatit kohor te ligjshem. Prokuroria e pranoi kete rekomandim dhe filloi procedimin penal.
Avokati i Popullit rekomandoi gjithashtu edhe ndjekjen penale te kater oficereve te policise ne rrethin e Vlores qe ishin akuzuar per ndalimin e jashteligjshem dhe keqtrajtimin fizik te pese qytetareve. Deri ne fund te vitit, prokuroria nuk e kishte pranuar ceshtjen.
Ligji kerkon plotesimin e hetimeve para gjyqit brenda tre muajsh per krime te lehta dhe brenda 12 muajsh per ceshtje me te renda; megjithate, nje prokuror mund ta zgjase kete periudhe edhe me shtesa te tjera tre-mujore ne raste vecanerisht te veshtira. Nderkohe qe ligji siguron qe maksimumi i kohezgjatjes se paraburgimit nuk duhet te kaloje dy vjetet, paraburgimet e gjata shpesh ndodhnin si rezultat i hetimeve te vonuara, gabimesh te mbrojtjes, apo deshtimin e avokatit mbrojtes per t'u paraqitur. Ne vitin 2005, GSHDNJ raportoi qe Elton Gerdhuqi ishte ndaluar gabimisht ne mjediset e paraburgimit te Vlores per gjashte vjet, gjate gjithe kohes se gjyqit fillestar dhe dy apeleve, ne shkelje te kodit te procedures penale. Qysh nga ajo kohe, ai eshte liruar dhe eshte ne arrest shtepie ne pritje te apelit perfundimtar.
e. Mohimi i Gjyqit te Drejte Publik
Kushtetuta siguron nje gjyqesor te pavarur; megjithate, presioni politik, kercenimet, korrupsioni i shumeperhapur dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqesorin te funksiononte ne menyre te pavarur dhe eficiente.
Gjate vitit, Keshilli i Larte i Drejtesise shkarkoi nje gjyqtar dhe ndeshkoi gjashte te tjere per paaftesi ose korrupsion.
Sistemi gjyqesor perbehet nga gjykatat e rretheve gjyqesore, gjykata e krimeve te renda, gjykatat ushtarake dhe gjykatat e apelit. Ekziston si Gjykata e Larte ashtu edhe Gjykata Kushtetuese. Gjykata e Larte shqyrton apelime si nga gjykatat e rretheve ashtu dhe nga ato te apelit. Gjykata Kushtetuese ne radhe te pare shqyrton ato ceshtje qe kane te bejne me interpretim kushtetues dhe konflikte midis degeve te qeverisjes, si dhe rastet e individeve qe pretendojne mohim te procesit te pershtatshem gjyqesor.
Presidenti kryeson Keshillin e Larte te Drejtesise, i cili ka autoritetin te emeroje, disiplinoje, dhe shkarkoje gjyqtare te gjykatave te rretheve dhe te gjykatave te apelit. Gjyqtaret qe shkarkohen kane te drejten e apelit ne Gjykaten e Larte. Keshilli i Larte perfshin ministrin e drejtesise, kryetarin e Gjykates se Larte, nente gjyqtare nga te gjitha nivelet perzgjedhur nga Konferenca Kombetare Gjyqesore, si dhe tri anetare te perzgjedhur nga parlamenti.
Ne nentor, parlamenti rekomandoi per here te dyte qe presidenti te shkarkonte prokurorin e pergjithshem per paaftesi dhe korrupsion; presidenti e shkarkoi prokurorin e pergjithshem dhe emeroi nje te ri brenda po atij muaji. Pritej nje vendim mbi apelin nga prokurori i shkarkuar prane Gjykates Kushtetuese.
Ashtu si ne vitet e kaluara, policia, prokuroret dhe gjyqesori vazhduan te fajesonin njeri-tjetrin per deshtimet qe lejonin kriminelet te shmangnin burgosjen. Megjithate, padi disa permiresime ne bashkepunim, perfshi nisjen ne shtator te Njesise se Perbashket Hetimore, e cila mblidhte bashke hetues penale dhe prokurore per te punuar mbi ceshtje specifike. Njesia shenoi suksese te hershme me arrestimin e 13 zyrtareve te qeverise per korrupsion gjate tri muajve te fundit te vitit.
Procedurat e Proceseve Gjyqesore
Kushtetuta dhe ligji garantojne te drejten per nje gjyq te shpejte; megjithate, burimet e kufizuara materiale, mungesa e hapesires, stafi i pamjaftueshem dhe i mbingarkuar, ne shume raste penguan sistemin e gjykatave te gjykonte ceshtjet ne kohen e duhur. Ceshtjet e mbartura disa here conin ne mbajtjen e te dyshuarve ne paraburgim me gjate se kufijte ligjore. Sistemi i gjykatave nuk parashikon gjykimin nga jurite. Prokuroret dhe avokatet mbrojtes paraqesin ceshtjet para nje gjyqtari apo paneli gjyqtaresh, ne varesi te seriozitetit te akuzes, dhe te pandehurit kane te drejten te njihen me te gjitha faktet qe u paraqiten gjyqtareve. Te pandehurit, deshmitaret dhe te tjeret qe nuk flasin shqip kane te drejten per sherbim perkthimi. Te pandehurit kane te drejten te apelojne vendimet brenda 10 ditesh. Te pandehurit ligjerisht prezumohen te pafajshem deri sa te denohen.
Gjate vitit 2006, kater gjyqe u zhvilluan ne mungese, ne krahasim me 98 gjyqe te tilla gjate vitit 2005.
Ne qershor, presidenti, me rekomandim te Ministrit te Drejtesise, krijoi seksione te vecanta te gjykatave per minorenet, dhe Ministria e Drejtesise fillio t'i ngrinte keto ne gjykatat e qyteteve kryesore ne Tirane, Durres, Shkoder, Vlore, Korce, dhe Gjirokaster. Perpara qershorit, vendi nuk kishte sistem te drejtesise per minorenet dhe prokuroret shpesh i paraqisnin ceshtjet e femijeve perpara gjyqtareve qe nuk ishin te trainuar ne drejtesine per minorenet.
Te Burgosur dhe te Ndaluar Politike
Nuk pati raportime per te burgosur apo te ndaluar politike.
Procedura Gjyqesore Civile
Zyra e Permbarimit, e cila eshte pjese e Ministrise se Drejtesise, siguron qe gjykimet civile te vihen ne zbatim. Shume gjykime civile, sidomos ceshtje te zgjidhjeve per pronat, nuk zbatoheshin per shkak te implikimeve te forta shoqerore apo politike. Per shembull, autoritetet nuk vune ne zbatim urdhrin e gjykates per t'i dhene pronarit te ligjshem ndertesen qe strehonte dy sindikatat kryesore te vendit ne Tirane, sic ishte vendosur nga gjykata. Ne vitin 2006, nje individ fitoi nje ceshtje ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut kunder qeverise sepse kjo kishte deshtuar t'i paguante kompensimin e urdheruar nga gjykata per pronen e zene; kompensimi nuk ishte paguar deri ne fund te vitit.
Kthimi i Prones
Kthimi i prones se konfiskuar gjate regjimit komunist mbeti nje problem domethenes. Raporti vjetor i Avokatit te Popullit verente qe ne vitin 2006, nje total prej 125 ankesash lidheshin me kompensimin e prones. Nga keto, 107 ishin shqyrtuar plotesisht dhe 19 ishin zgjidhur ne favor te pretenduesit. Ne vitin 2005, qeveria percaktoi nje fond prej 3.6 milione dollaresh (300 milione leke) per t'u ofruar kompensim ankuesve.
Sipas drejtorit te Agjencise per Kthimin dhe Kompensimin e Prones, buxheti i perbashket 2007-08 percaktuar nga qeveria per kompensim te prones ishte afersisht 11 milione dollare. Kostoja totale per kompensimin e pronareve ne mbare vendin vleresohej ne 3.5 miliarde dollare. Qysh nga viti 1993, qeveria kishte miratuar 50,000 vendime mbi tituj te pronesise. Nga keto, 1,000 gezojne te drejten te blejne objektet e ndertuara mbi token e tyre.
f. Nderhyrjet Arbitrare ne Privatesi, Familje, Banese dhe Korrespondence
Kushtetuta dhe ligji i ndalojne veprime te tilla. Ndryshe nga vitet e meparshme, qeveria i respektoi ndalime te tilla ne praktike.
Ndryshe nga vitet e meparshme, nuk pati raportime per shkaterrim te shtepive te romeve apo pakicave te tjera.
Seksioni 2 Respekti per Lirite Civile, Perfshi:
a. Liria e Fjales dhe Shtypit
Kushtetuta dhe ligji sigurojne lirine e fjales dhe te shtypit dhe nderkohe qe qeveria pergjithesisht i respektoi keto te drejta, pati raportime qe qeveria dhe bizneset ushtruan presin te terthorte mbi median. Nderkohe qe media ishte aktive dhe kryesisht e papenguar, pati probleme serioze me perdorimin e medias per qellime politike.
Gazetaret praktikuan autocensuren.
Ne pergjithesi, individet mund ta kritikonin qeverine publikisht ose privatisht pa u ndeshkuar; nderkohe qe nuk pati perpjekje te publikuara nga qeveria per te shtypur kritikat nga individet, pati raste presioni te terthorte mbi median.
Politizimi i medias mbeti shqetesim. Polarizimi i organeve te medias ne kampe kundershtare u be me i theksuar gjate vitit, duke u perkeqesuar sidomos gjate fushates per zgjedhjet vendore ne shkurt. Botuesit dhe pronaret e gazetave vazhduan te diktonin lajme per t'u sherbyer interesave te tyre politike dhe ekonomike dhe disa here bllokuan lajme qe ishin ne kundershtim me ato interesa. Pati pak transparence ne financimin e medias.
Ne disa raste, presioni politik, profesionalizmi i kufizuar, dhe mungesa e financimeve, shtrengoi median e shkruar te pavarur. Partite politike, sindikatat dhe grupet e ndryshme botonin gazetat apo revistat e tyre ne menyre te pavarur nga ndikimi i qeverise. Kishte ne dispozicion rreth 200 botime, perfshi te perditshmet, revistat javore, buletinet, dhe pamfletet.
Sipas te dhenave zyrtare, kishte 64 stacione televizive private dhe 44 stacione radio private, por numri faktik raportohej me i larte. Nderkohe qe stacionet pergjithesisht funksiononin te lira nga ndikimi i drejperdrejte i qeverise, shumica e pronareve besonin qe permbajtja e transmetimeve te tyre mund te ndikonte ne veprimet e qeverise kundrejt bizneseve te tjera te tyre.
Radio dhe Televizioni Shqiptar (RTSh) administronte nje kanal televiziv kombetar dhe nje stacion radiofonik kombetar. Gjate vitit, drejtpeshimi i raportimit u permiresua ne televizionin publik. Me ligj, qeveria ofron 50 perqind te buxhetit te stacionit, por burimet e kufizuara pengonin aftesine e tij per te konkuruar me stacionet private.
Ne vitin 2005, kryeministri nxori nje urdher qe u kerkonte zyrtareve qeveritare te perdornin te drejten e replikes ne vend te padive civile apo penale kunder medias. Nuk pati raportime per padi te tilla gjate vitit.
Nuk pati raportime qe policia apo zyrtare te tjere abuzuan fizikisht gazetaret.
Kercenimi politik i medias vazhdoi. Gazetaret vazhduan te ankoheshin qe botuesit dhe redaktoret censuronin punen e tyre ose drejtperdrejt ose terthorazi ne pergjigje te presioneve politike apo tregtare. Shume gazetare u ankuan qe mungesa e kontratave te punes shpesh pengonte aftesine e tyre per te raportuar ne menyre objektive.
Gjate vitit, parlamenti zevendesoi perfaqesues te partive politike ne Keshillin Drejtues te RTSh dhe Keshillin Kombetar te Radios dhe Televizionit (KKRT) me anetare te marre nga shoqeria civile dhe media, sic ishte rekomanduar ne vitin 2006 nga opozita.
Ne pranvere, KKRT fiku ne menyre selektive transmetuesit e stacioneve qe raportohej se ishin kritike ndaj qeverise dhe qe transmetonin pertej zonave te tyre te licensuara.
Gjate vitit, televizioni Top Channel, nje stacion televiziv udheheqes qe kishte qene kritik ndaj qeverise, beri padi kunder Ministrise se Ekonomise duke kerkuar zbatim te qerase se nderteses ose kompensim. Ne vitin 2006, Keshilli i Ministrave miratoi nje vendim per ta debuar televizionin Top Channel nga nje ndertese e zoteruar nga shteti ne qender te Tiranes. Televizioni Top Channel e apeloi ceshtjen dhe deri ne fund te vitit ceshtja nuk ishte zgjidhur.
Ne qershor, qeveria kreu nje inspektim tatimor te televizionit Top Channel dhe vleresoi 14.1 milione dollare (1.17 miliarde leke) ne gjoba dhe taksa te prapambetura te papaguara. Qeveria pretendoi qe inspektimi ishte kryer per evasion te dyshuar fiscal, megjithese nuk pati inspektime te stacioneve te tjera. Me 18 korrik, sekretari i pergjithshem i Organizates se Europes Jug-Lindore per Median (SEEMO) me qender ne Vjene i dergoi kryetares se parlamentit nje leter ku kritikonte gjoben dhe pohonte se organet shqiptare te medias dhe SEEMO "besojne qe qeveria po perdor autoritetet tatimore per te sulmuar pavaresine e medias." Letra verejti qe fakti qe gjoba u aplikua kunder nje organi te medias qe kishte kritikuar qeverine "na ben te besojme qe qeveria po perpiqet te kercenoje median shqiptare." Megjithese ligjerisht gjoba ishte ende e vlefshme, nuk kishte perpjekje institucionale per ta marre ate. Megjithate, raportimi politik dhe ekonomik i televizionit Top Channel u be dukshem me pak kritik ndaj qeverise.
Shpifja eshte nje krim qe mund te denohet me burg deri ne dy vjet dhe me gjobe. Nderkohe qe organizata Freedom House verejti se ne te kaluaren "padite kunder gazetareve per kritika te ligjshme" ishin te zakonshme, nuk pati padi kunder medias raportuar pas nentorit 2006, kur, sipas nje raporti nga SEEMO, nje komision parlamentar shqiptar paditi TV Klan dhe nje agjenci reklamash sipas kodit penal per fyerje dhe shpifje te zyrtareve publike. SEEMO raportoi qe padia lindi nga nje raport i TV Klan se kompanite e duhanit kishin "blere" anetare te komisionit parlamentar gjate debatit mbi projekt-Ligjin per Mbrojtjen e Shendetit Kunder Duhanit.
Liria e Internetit
Nuk pati kufizime nga qeveria mbi aksesin ndaj internetit apo raportime se qeveria monitoronte sallat e komunikimit me email apo internet. Individet dhe grupet mund te angazhoheshin ne shprehjen paqesore te pikepamjeve permes internetit, pershi me ane te postes elektronike. Aksesi ndaj internetit u rrit gjate vitit, por mbeti i kufizuar, sidomos jashte zonave urbane kryesore.
Liria Akademike dhe Veprimtarite Kulturore
Nuk pati kufizime nga qeveria mbi lirine akademike apo veprimtarite kulturore; megjithate, kontrolli i qeverise mbi emerimet akademike dhe kultura e korrupsionit minuan lirine akademike. Studenteve disa here u kerkohej te jepnin ryshfet tek zyrtaret per regjistrim apo per te kaluar provimet.
Gjate vitit, qeveria miratoi nje ligj mbi arsimin e larte qe i jep fuqi ministrit te arsimit te emeroje zyrtare te universiteteve qe me pare zgjidheshin nga trupa pedagogjike dhe studentet. Rektoret e universiteteve akuzuan qe ligji lejonte kontrollin e qeverise mbi menaxhimin e universiteteve, perfshi nderhyrjen ne emerimet akademike; qeveria pretendoi qe ligji do te ulte korrupsionin.
Gjate vitit, qeveria miratoi legjislacion per te reformuar Akademine e Shkencave, nje organ studiuesish akademike qe kryejne pune kerkimore financuar nga qeveria. Partite opozitare, OJQ dhe akademiket pretenduan qe kjo ishte nje perpjekje per te ndikuar perberjen dhe pikepamjet e akademise. Qeveria pretendoi qe po reformonte dhe rigjalleronte akademine si dhe permendi shqetesime buxhetore.

b. Liria e Grumbullimit Paqesor dhe Shoqatave
Liria e Grumbullimit
Kushtetuta dhe ligji sigurojne lirine e grumbullimit dhe qeveria pergjithesisht e respektoi kete te drejte ne praktike.
Ligji u kerkon organizatoreve te grumbullimeve ne vende publike te njoftojne policine tri dite perpara; nuk pati raportime qe policia te kishte mohuar arbitrarisht grumbullime te tilla.
Ndryshe nga vitet e meparshme, nuk pati raportime qe policia te kete keqtrajtuar protestues.
Nuk pati veprime disiplinore ndaj punonjesve te policise qe qendruan indiferente nderkohe qe nje mbeshtetes i qeverise sulmoi fizikisht nje demonstrues ne vitin 2006.
Liria e Shoqatave
Kushtetuta dhe ligji sigurojne te drejten e shoqatave dhe qeveria pergjithesisht e respektoi kete te drejte; megjithate, ligji ndalon formimin e ndonje partie politike apo organizate qe eshte jotransparente apo e fshehte. Nuk pati raportime qe kjo dispozite te ishte perdorur kunder ndonje grupi gjate vitit.
c. Liria e Fese

Kushtetuta dhe ligji sigurojne lirine e fese dhe qeveria pergjithesisht e respektoi kete te drejte.
Bashkesite mbizoteruese fetare, myslimanet sunite, myslimanet bektashinj, ortodokset, dhe katoliket romake, gezonin nje nivel me te larte njohjeje zyrtare (per shembull, festat kombetare) dhe statusi shoqeror se sa disa grupe te tjera fetare. Qeveria nuk kerkon regjistrimin apo licensimin e grupeve fetare.
Ashtu si ne vitet e meparshme, qeveria vazhdoi te shqyrtonte kerkesa nga te gjitha organizatat fetare per te kryer rikthimin e pronave dhe objekteve fetare qe ishin konfiskuar apo demtuar gjate komunizmit. Keto ceshtje ishin nen shqyrtim deri ne fund te vitit.
Abuzimi dhe Diskriminimi Shoqeror
Sipas raportimeve, ne vend pati me pak se 100 hebrej; nuk pati raportime per sinagoga apo qendra komunitare qe funksiononin ne vend apo ndonje akt anti-semit.
Ne Diten Nderkombetare te Shpetimtareve ne janar, nje Lige Kunder-Shpifjes nderoi, pas vdekjes, Mefail dhe Njazi Bicaku, nje familje shqiptare, me "Medaljen Kurajo per t'u Kujdesur" ne qytetin e Nju Jorkut, sepse kishte shpetuar 26 hebrej nga nazistet dhe i kish cuar ata te sigurte ne malet e Shqiperise se Mesme.
Per nje diskutim me te hollesishem, shih Raportin Nderkombetar mbi Lirine Fetare 2007.
d. Liria e Levizjes, Personat e Zhvendosur Brenda Vendit, Mbrojtja e Refugjateve dhe Personat pa Shtet
Kushtetuta dhe ligji sigurojne lirine e levizjes brenda vendit, udhetimin jashte, emigracionin, dhe riatdhesimin, dhe qeveria i respektoi keto te drejta ne praktike. Qeveria bashkepunoi me zyren e Komisionerit te Larte per Refugjatet te OKB (UNHCR) dhe organizata te tjera humanitare per te ofruar mbrojtje dhe ndihme per personat e zhvendosur brenda vendit, refugjatet, refugjatet e kthyer, azilkerkuesit, personat pa shtet, dhe persona te tjere qe perbejne shqetesim.
Migruesit e brendshem duhet te transferojne regjistrimin e tyre civil ne bashkesine e re per te pasur te drejten per te perfituar sherbimet qeveritare dhe duhet te provojne qe jane ligjerisht te regjistruar ose nepermjet pronesise se prones, nje marreveshjeje qeraje per prone, ose fature dritash/uji. Shume persona nuk mund te paraqesin prova te tilla dhe per rrjedhoje u mungon aksesi ndaj sherbimeve thelbesore. Qytetareve te tjere u mungonte regjistrimi formal ne bashkesite ku banonin, sidomos romet dhe egjiptianet ballkanike.
Gjate vitit, qeveria ngriti grupe pune per te shqyrtuar krijimin e nje dokumenti te standartizuar kombetar identifikimi.
Ligji ndalon azilin e detyruar dhe qeveria nuk e perdori ate.
Mbrojtja e Refugjateve
Ligji siguron dhenien e azilit apo statusit te refugjatit ne perputhje me Konventen e vitit 1951 te OKB-se ne lidhje me Statusin e Refugjateve dhe protokollin e saj te vitit 1967, dhe qeveria ka ngritur nje sistem per t'u ofruar mbrojtje refugjateve. Ne praktike, qeveria ofroi mbrojtje kunder kthimit te personave ne nje vend ku ka arsye te besohet se i trembeshin perndjekjes. Sipas ligjit, kerkesat per azil duhen bere brenda 10 ditesh nga mberritja ne territorin e vendit dhe vendimi per dhenien e statusit te azilantit duhet dhene brenda 51 ditesh nga kerkesa fillestare.
Gjate vitit, qeveria akordoi mbrojtje te perkohshme per kater persona. Ne vend jane nje total prej gjashte refugjatesh qe mbajne status mbrojtjeje te perkohshme, dy prej te cileve e moren kete mbrojtje ne vitin 2006.
UNHCR ofroi sherbime shoqerore dhe ligjore, mbulim te kujdesit shendetesor, siguracion, si dhe mbeshtetje te kufizuar trainimi per bashkesine e vogel te refugjateve, si dhe bashkerendoi ndihme te metejshme nepermjet nje rrjeti OJQsh.
Bashke me organizatat nderkombetare, qeveria, nepermjet programit te Asistences per Rindertim, Zhvillim dhe Stabilizim Komunitar te Bashkimit Europian shqyrtoi migrante pa dokumenta te ndaluar ne te gjitha pikat e kalimit te kufirit. Sipas ketij programi, nje OJQ dhe nje ekip qeveritar ndihmoi policine kufitare per te identifikuar migrante pa dokumenta qe ishin viktima te mundshme per trafikim, azilkerkues, apo migrante ekonomike.
Seksioni 3 Respekti per Te Drejtat Politike: E Drejta e Qytetareve per te Ndryshuar Qeverine e Tyre
Kushtetuta dhe ligji u sigurojne qytetareve te drejten te ndryshojne qeverine e tyre ne menyre paqesore dhe qytetaret e ushtruan kete te drejte ne praktike nepermjet zgjedhjeve periodike te zhvilluara mbi bazen e te drejtes universale te votes.
Zgjedhjet dhe Pjesemarrja Politike
Ne korrik, parlamenti zgjodhi Bamir Topin president, ne perputhje me udhezimet kushtetuese.

Ne shkurt, u mbajten zgjedhje vendore. Konfliktet mes udheheqesve politike shkaktuan negociata te sterzgjatura dhe rezultuan ne zgjedhje te shtyra. Vonesat cuan ne zgjedhje te organizuara dobet si dhe ne rregulla e rregullore te pavolitshme. Ashtu si ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, votimet familjare dhe nga persona te besuar vazhduan te ishin probleme. Vezhguesit e zgjedhjeve nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE) deklaruan qe zgjedhjet i permbushen vetem pjeserisht standardet nderkombetare.
Partite politike funksionuan pa kufizime apo nderhyrje nga jashte.
Ne Kuvendin Popullor me 140 vende kishte nente gra, perfshi kryetaren, si dhe nje grua ne Keshillin e Ministrave. Ne pergjithesi, grate ishin te perfaqesuara dobet ne nivelet kombetare dhe vendore te qeverisjes, pavaresisht angazhimeve nga partite politike kryesore per te rritur perfaqesimin femeror. Shume parti prezantuan kuota te brendshme partiake per grate, megjithate, rirenditjet paszgjedhore e pakesuan ndikimin e ketyre rregullave.
Nje numer anetaresh te pakices greke sherbenin si ne Kuvendin Popullor ashtu edhe ne degen ekzekutive ne poste ministrore apo nenministrore, perfshi si minister i punes. Asnje pakice tjeter etnike nuk perfaqesohej ne Kuvendin Popullor apo ne Keshillin e Ministrave.
Korrupsioni dhe Transparenca ne Qeverisje
Ligji siguron ndeshkime penale per korrupsionin e zyrtareve. Pavaresisht nga nje numer arrestimesh te zyrtareve te larte vendore dhe qendrore, korrupsioni mbeti nje pengese madhore ndaj reformave domethenese. Treguesit Botetore te Qeverisjes te Bankes Boterore pasqyronin qe korrupsioni ishte nje problem serioz.
Ne dhjetor, parlamenti hoqi imunitetin e Ministrit te Jashtem Lulzim Basha pas pretendimeve per parregullsi ne projektin me te madh te puneve publike ne vend.
Ne shtator, Prokuroria arrestoi gjashte punonjes qeveritare te nivelit te larte nen akuza per korrupsion, perfshi nje zevendes-minister te puneve publike, drejtorin e pergjithshem te rrugeve dhe drejtorin e prokurimeve; te gjithe pretendohej se ishin perfshire ne nje skeme ryshfetesh per tendera ndertimesh. Deri ne fund te vitit, nuk ishte percaktuar date per gjyq.
Sipas Associated Press, me 8 nentor, Ministria e Brendshme deklaroi arrestimin me 5 nentor te dy zyrtareve te larte qeveritare, Spartak Gjini dhe Llambi Tarka, si dhe pronarin e kompanise se ndertimit Siret, Fiqiri Pali, per korrupsion; dy zyrtaret akuzoheshin se kishin akorduar nje tender ne menyre te paligjshme kompanise duke detyruar kompani te tjera te terhiqeshin nga konkurimi per rindertimin e nderteses se ministrise.
Deri ne gusht, prokuroret kishin hapur 555 procedime penale per abuzim me detyren qeveritare, veprime arbitrare, dhe shtremberim te barazise ne tendera prokurimi publik. Nga keto, 36 ishin specifikisht per korrupsion dhe 28 nga keto arriten ne hetime. Autoritetet ndoqen penalisht 17 zyrtare.
Gjate vitit, kryeministri thirri Task-Forcen Anti-Korrupsion, krijuar ne vitin 2006 per te ulur krimin e organizuar, per te bashkerenduar veprimet kunder korrupsionit. Task-Forca eshte nje organ bashkerendues, kryesuar nga kryeministri, perfshi disa ministra, krere agjencish te pavarura shteterore, te tilla si kompania publike e energjise, policia dhe organizata te zbulimit.
Ligji siguron qe ministrat e qeverise nuk mund te zoterojne nje kompani qe lidhet drejtperdrejt me pergjegjesite e tyre zyrtare dhe perfshin ndalimin e kompanive te zoteruara nga pjesetare te afert te familjeve te zyrtareve qeveritare. Afro 6,000 zyrtare publike dhe te aferm te afert duhet te paraqesin deklarimin e pasurive; ligji detyroi edhe 1,500 zyrtare te tjere te administrates se meparshme te paraqisnin deklarime te pasurive per vitin pas mbarimit te mandatit te tyre. Inspektorati i Deklarimit te Pasurive administron rregullat per konfliktin e interesit.
Gjate vitit, autoritetet gjobiten 100 zyrtare per paraqitje me vonese te deklarimeve te kerkuara te pasurise. Nderkohe qe statistikat per vitin 2007 nuk ishin ne dispozicion, ne vitin 2006, 56 punonjes ose u dorehoqen vullnetarisht nga postet e tyre ose u shkarkuan kur u mor njoftim per konflikt te mundshem interesi, dhe 67 te tjere hoqen dore nga pasurite kundravajtese. Nuk pati informacion ne lidhje me perfundimin e pese rasteve te profilit te larte hetuar nga inspektorati qe sipas raportimeve iu percollen prokurorise per ndjekje penale ne vitin 2006.
Shtetasit dhe joshtetasit, perfshi median e huaj, kane te drejten te marrin informacion mbi veprimtarite e organeve qeverisese dhe personave qe ushtrojne funksione shteterore zyrtare; megjithate, qytetaret shpesh perballeshin me probleme serioze ne marrjen e informacionit nga institucionet publike dhe qeveritare.
Ligji u kerkon zyrtareve publike te japin te gjithe informacioni dhe dokumentet zyrtare me perjashtim te dokumenteve te klasifikuara dhe sekreteve shteterore. Gjate vitit, aksesi publik ndaj informacionit u permiresua shume, kryesisht per shkak te perdorimit te rritur te internetit. Praktikisht te gjitha ministrite dhe agjencite qeveritare afishonin informacionin publik drejtperdrejt ne faqet e tyre te internetit.
Seksioni 4 Qendrimi Qeveritar ne Lidhje me Hetimin Nderkombetar dhe Joqeveritar te Shkeljeve te Pretenduara te te Drejtave te Njeriut
Nje numer grupesh vendase dhe nderkombetare te te drejtave te njeriut pergjithesisht vepronin pa kufizim nga qeveria, duke hetuar dhe publikuar gjetjet e tyre mbi ceshtje te te drejtave te njeriut. Zyrtaret qeveritare ishin bashkepunues dhe iu pergjigjeshin pikepamjeve te tyre.
Qeveria bashkepunoi me organizata nderkombetare, te tilla si UNHCR dhe Organizaten Nderkombetare per Migracionin dhe nuk kufizoi veprimet e tyre.
Avokati i te drejtave te njeriut ka autoritetin te monitoroje procedurat gjyqesore dhe te inspektoje mjediset e ndalimit dhe burgjet, si dhe te filloje ceshtje kur viktima nuk ka vullnetin apo mundesine te paraqitet. Megjithese avokatit te popullit i mungonte fuqia per te zbatuar vendime, ai funksiononte si nje roje per shkelje te te drejtave te njeriut. Rastet me te shumta perfshinin ankesat e qytetareve per abuzim te detyres nga policia dhe ushtria, mungese te zbatimit te gjykimeve te gjykatave ne ceshtjet civile, shkarkimet e gabuara, dhe mosmarreveshjet per pronen.
Ne shume raste, qeveria ndermori hapa konkrete per te korrigjuar problemet ne pergjigje te gjetjeve te avokatit te popullit. Gjate vitit, bashkepunimi midis zyres se avokatit te popullit dhe prokurorise u permiresua.
Seksioni 5 Diskriminimi, Abuzimet Shoqerore, dhe Trafikimi i Personave
Ligji ndalon diskriminimin e bazuar mbi racen, gjinine, etnine, paaftesine, gjuhen, apo statusin shoqeror; megjithate, diskriminimi ndaj grave, egjiptianeve te Ballkanit, romeve dhe homoseksualeve vazhdoi.
Grate
Kodi Penal penalizon perdhunimin, perfshi perdhunimin martesor; megjithate, perdhunimi martesor nuk u raportua apo ndoq ne praktike. Koncepti i perdhunimit martesor nuk ishte i ngritur mire dhe as autoritetet e as publiku nuk e konsideronin krim. Ligji imponon ndeshkime per perdhunimin dhe sulmin ne varesi te moshes se viktimes. Per perdhunimin e nje te rrituri, burgimi eshte tre deri 10 vjet, perdhunimin e nje adoleshenti 14 deri 18 vjec eshte pese deri 15 vjet dhe per perdhunimin e nje femije nen 14 vjec eshte shtate deri ne 15 vjet burg.
Dhuna ne familje kunder gruas, perfshi dhunen bashkeshortore, mbeti nje problem serioz. Ne nentor, OSBE verejti qe "dhuna ne familje raportohej me pak se sa ndodhte, hetohej me pak se sa ndodhte, ndiqej me pak se sa ndodhte, dhe denohej me pak se sa ndodhte" dhe qe "shumica derrmuese e kundravajtesve kane paprekshmeri." Qeveria ka nje departament te Shanseve te Barabarta ne Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta qe mbulon ceshtjet e gruas, perfshi dhunen ne familje. Qeveria nuk financoi programe specifike per te luftuar dhunen ne familje apo per te ndihmuar viktimat, edhe pse organizatat jofitimprurese e bene kete. Organizata Grate per Grate, nje OJQ suedeze, raportoi qe ekzistonin afro gjashte linja te perkushtuara telefonike per dhunen ne familje ne funksionim anembane vendit. Linjat, qe i sherbejne kryesisht pjeses veriore te vendit, merrnin afro 24 telefonata ne muaj nga gra qe raportonin nje forme dhune. Streheza, nje OJQ qe administronte dy streha per gra te dhunuara ne Tirane, raportoi nje rritje ne rastet e raportuara te dhunes ne familje, ne radhe te pare per shkak te ndergjegjesimit te rritur per sherbimet.
Ne shume bashkesi, sidomos ato ne verilindje, grate ishin pre e diskriminimit shoqeror si rezultat i normave shoqerore tradicionale qe i konsideronin grate si te nenshtruara ndaj burrave. Ne raportin per pjesemarrjen e grave ne zgjedhjet vendore te 18 shkurtit, misioni i vezhgimit te zgjedhjeve i Zyres se OSBE per Institucionet Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut verejti qe votimi familjar ishte problem ne 30 perqind te qendrave te votimit vizituar diten e zgjedhjeve dhe qe praktika ngrinte "shqetesime serioze te mohimit te se drejtes se votes disa grave dhe anetareve te tjere te familjes prekur prej kesaj."
Ne vitin 2006, parlamenti, me ndihmen e projektit per Te Drejtat Ligjore te Gruas, miratoi nje shtese ne ligjin kunder dhunes ne familje, duke shtuar ndeshkime te tilla administrative si urdhrat e mbrojtjes. Ky ligj ndihmoi rritjen e ndergjegjesimit per ceshtjen dhe per ndihmen qe ekziston per viktimat nepermjet sistemit ligjor dhe organizatave jofitimprurese. Zbatimi i ligjit eshte ne hapat e pare, dhe eshte zbatuar ne menyre sporadike. Nevojiten masa te metejshme parlamentare dhe ekzekutive per te plotesuar skemen e plote per mbeshtetjen e viktimave.
Ligji e ndalon prostitucionin; megjithate, mbeti problem.
Ligji ndalon ngacmimin seksual; megjithate, ligji rralle u zbatua.

Ligji siguron te drejta te barabarta per burrat dhe grate sipas ligjit te familjes, ligjit te prones, dhe ne sistemin gjyqesor. Ne praktike, traditat kulturore benin qe burrat shpesh favorizoheshin kundrejt grave.
Grate nuk perjashtoheshin, me ligj apo ne praktike, nga ndonje profesion; megjithate, ato nuk ishin te mire-perfaqesuara ne nivelet me te larta te fushave te tyre. Ligji mandaton page te barabarte per pune te barabarte; megjithate, qeveria dhe punedhenesit nuk e zbatuan plotesisht kete dispozite. Sipas nje raporti te Amnesty International ne vitin 2006, grate paguheshin 20 deri 50 perqind me pak se burrat. Burrat zoteronin 92 perqind te tokes dhe perftonin 84 perqind te produktit te brendshem bruto, megjithese grate vazhduan gradualisht te merrnin pushtet ekonomik.

Femijet
Perkushtimi i qeverise ndaj te drejtave dhe mireqenies se femijeve eshte e kodifikuar ne ligjin e brendshem; megjithate, ne praktike, angazhimi ishte i kufizuar.
Ne pergjithesi, femijet duhet te jene te regjistruar ne te njejten bashkesi ku jane te regjistruar edhe prinderit e tyre. Megjithate, sipas CRCA, femijet e lindur nga migrante te brendshem shpesh nuk kishin certifikata lindjeje apo dokumentacion tjeter ligjor dhe, per rrjedhoje, nuk kishin mundesi te ndiqnin shkollen.

Ligji siguron nente vjet shkollim falas dhe autorizon shkollat private. Pjesemarrja ne shkolle eshte e detyrueshme deri ne klasen e nente ose deri ne moshen 16 vjec, cilado arrihet e para; megjithate, ne praktike, shume femije e lane shkollen me heret se sa lejohej per te punuar me familjet e tyre, sidomos ne zonat rurale. Prinderve u duhej te blinin mjete, libra, materiale shkollore dhe ngrohes per disa klasa, cka ishte e shtrenjte deri ne pamundesi per shume familje. Gjate vitit, World Vision Albania, qe punon kryesisht ne zonat rurale, raportoi qe vajzat ne fshatra perballeshin me trysni shtese per te lene shkollen sepse familjet nuk e shihnin vleren e arsimit te mesem per vajzat dhe, per shkak te shqetesimeve te sigurise ne levizjen e tyre drejt shkollave te mesme ne qytete me te medha.
Sipas shifrave te Ministrise se Arsimit per vitin 2006, regjistrimi ne shkollat e mesme (mosha 15-18 vjec) si per djem ashtu edhe per vajza ishte 55 perqind, ndersa ndjekja e shkolles fillore (mosha 6-14) ishte mbi 94 perqind.
Ashtu si ne vitet e meparshme, abuzimi i femijeve, perfshi abuzimin seksual, ndodhte me raste por rralle raportohej.
Si ne vitet e meparshme, disa femije nuk ishin ne gjendje te linin shtepite e tyre, perfshi edhe per te ndjekur shkollen, nga frika e ndeshkimeve per shkak te gjakmarrjes. Shifrat mbi numrin e femijeve te prekur nga ky fenomen variojne; shifrat me te fundit te Ministrise se Brendshme flasin per rreth 20 femije te izoluar ne menyre te perhershme, nderkohe qe OJQ citojne nje shifer deri disa qindra. Keta femije pergjithesisht merrnin shkollim ne shtepi.
Sipas Komitetit per Pajtim Kombetar, deri 182 femije mbeteshin te rrezikuar nga gjakmarrjet qe lidheshin me familjet e tyre; 86 nga keto ishin ne rrethana vecanerisht te rrezikshme.
Martesa e femijeve mbeti problem ne bashkesine rome.
Femijet e zhvendosur dhe te rruges mbeten problem, sidomos femijet rome. Femijet e rruges lypnin apo benin pune te vogla; shume migronin ne vendet fqinje, sidomos gjate veres. Keta femije ishin ne rrezik te madh per trafikim te brendshem dhe disa u bene viktima.

Trafikimi i Personave
Ligji ndalon trafikimin e personave dhe siguron ndeshkime per trafikantet; megjithate, persona, sidomos grad he femijet, u trafikuan drejt, nga, dhe brenda vendit. Qeveria nuk ndoqi penalisht viktimat e trafikimit dhe nuk ndermori trajtim diskriminues kunedr tyre. Ajo njohu te drejtat e viktimave dhe ndihmon qe te siguroje aksesin e tyre ndaj drejtesise ne masen e mundshme ne sistemin aktualisht te dobet te gjyqesorit. Qeveria ka nje bashkerenduese kombetare per trafikimin e personave, e cila kryen edhe detyren e zevendes ministres se brendshme.
Shqiperia mbeti nje vend burim per trafikmin e grave dhe femijeve per qellime te shfrytezimit seksual dhe punes se detyruar, edhe pse me pak se vitet e fundit. Greqia eshte vendi kryesor i destinacionit per grate e trafikuara. Trafikantet perdoren gjeresisht rruget tokesore apo dokumenta te falsifikuara per te transportuar viktimat me rruge ajrore apo tragete.
Trafikimi i femijeve ne Kosove dhe Greqi per te lypur apo per shfrytezim seksual vazhdoi te ishte problem, edhe pse numri i rasteve sipas raportimeve u ul. Policia dhe perfaqesues te strehave vazhduan te raportonin nje tendence te femrave qe levizeshin nga fshatrat dhe qytetet e vogla per ne qytetet me te medha per prostitucion te detyruar ne hotele dhe shtepi private. Disa prej ketyre vajzave dhe grave me pas u levizen jashte Shqiperise per shfrytezim seksual ne vende te tjera europiane. Gjate vitit, OJQ-te Terre des Hommes (TdH) dhe Arsis identifikuan 337 femije shqiptare ne Selanik dhe Athine, te Greqise, si viktima te trafikimit.
Trafikantet trafikuan brenda vendit femije nga te gjitha rajonet e vendit, dhe ne menyre tipike i trafikonin ose ne Tirane ose ne Durres. Sipas TdH, numri i femijeve te trafikuar brenda vendit, sidomos nga bashkesia rome dhe egjiptianet e Ballkanit, u rrit gjate vitit. TdH identifikoi mbi 300 femije ne Shqiperi qe ishin viktima te dyshuara te trafikimit, shume prej te cileve perfunduan si lypes.
Format kryesore te rekrutimit te viktimave femra te trafikimit vazhduan te ishin martesat mashtruese apo marredhenie te tjera romantike te rreme per te joshur viktimat jashte vendit per shfrytezim seksual. Per shkak te situates se varfer ekonomike, burra dhe gra nga grupe te organizata kriminale gjithashtu joshnin shume gra dhe vajza nga i gjithe vendi nepermjet premtimeve per vende pune jashte vendit. Jetimet dhe vajzat nga familje te varfra vazhduan te ishin vecanerisht te prekshme nga kercenimet e trafikanteve. Ne menyre tipike, trafikantet konfiskonin dokumentet e viktimave, i abuzonin fizikisht dhe seksualisht, dhe disa here i detyronin te punonin si prostitute perpara se te largoheshin nga vendi. Rrjetet vendase te krimit te organizuar abuzuan, torturuan dhe perdhunuan si shtetaset ashtu edhe femrat e huaja qe trafikonin. Trafikantet gjithashtu kercenonin shume prej anetareve te familjeve te viktimave.

Per shkak te lehtesise se mashtrimit dhe levizjes, punonjesit sociale te strehave verejten nje rritje te numrit te vajzave me paaftesi mendore qe trafikoheshin si brenda vendit ashtu edhe jashte.
Ligji parashikon ndeshkime prej pese deri ne 15 vjet burgim per trafikimin e personave; shtate deri 15 vjet burgim per trafikim te grave per prostitucion; dhe 15 deri 20 vjet burgim per trafikimin e te miturve. Rrethanat renduese, te tilla si rrembimi apo vdekja e viktimes, mund te rrisin masen e ndeshkimit ne nje maksimum prej burgimi te perjetshem. Denimet me burgim mund te shtohen me gjoba prej 4,800 deri 7,200 dollare (400,000 deri 600,000 leke) per shfrytezim seksual te nje minoreni dhe 3,600 deri 7,200 (300,000 deri 600,000 leke) per shfrytezimin seksual te nje femre. Ligji parashikon qe nje zyrtar qeveritar denuar per shfrytezim te prostitucionit te marre 125 perqind te ndeshkimit standard. Ligji gjithashtu kerkon sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive qe burojne nga krimi i organizuar dhe trafikimi. Agjencia per Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara administron prona te sekuestruara dhe te konfiskuara, perfshi ato te personave te gjetur fajtore per krime te lidhura me trafikimin. Ne vitin 2006 pati nje numer konfiskimesh me urdher gjykate por jo raste pasurish te marra qe te likuidoheshin me sukses apo fondesh te shperndara per viktimat.
Deri ne fund te vitit, policia referoi 51 ceshtje te reja trafikimi ne Prokurorine e Pergjithshme, e cila hetoi 65 persona mbi akuza per trafikim. Autoritetet i referuan 43 raste Gjykates se Krimeve te Renda; gjykata ndoqi penalisht 62, nga te cilat gjykata denoi 57 per trafikim. Gjykata denoi kater kundravajtes me deri ne dy vjet burgim; 26 u denuan me nga pese ne 10 vjet burgim; dhe 25 me mbi 10 vjet burgim.
Megjithese qeveria ka permiresuar Programin per Mbrojtjen e Deshmitareve, AI raportoi qe qe mbrojtja e deshmitareve vazhdoi te ishte e dobet dhe prokuroret u ankuan qe denimet shpesh deshtonin sepse ne gjyq, viktimat e trafikimit tentonin te terhiqnin deshmite e tyre nen presionin e familjeve te tyre nga trafikantet.
Gjate vitit, qeveria ndermori veprime kunder oficereve te policise, zyrtareve te doganave, dhe policise kufitare qe lehtesonin trafikimin duke pranuar ryshfete, njoftonin trafikantet, apo furnizonin trafikantet me dokumente udhetimi. Heret gjate vitit autoritetet arrestuan dhe akuzuan oficere ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes per ndihme per trafikantet. Ne nje operacion tjeter, autoritetet arrestuan kreun e policise antitrafik ne Korce dhe pushuan dy prej inspektoreve te tij me akuza te pranimit te ryshfeteve per te lehtesuar kontrabanden e klandestineve. Ne korrik, Ministria e Brendshme arrestoi 12 persona te akuzuar se ishin "grup i strukturuar kriminal" qe merrej me trafikimin e qenieve njerezore dhe narkotikeve ne Greqi; gjashte ishin oficere policie me pergjegjesi te drejtperdrejte per antitrafikimin ne kufi. Asnje prej tyre nuk ishte nxjerre ne gjyq deri ne fund te vitit.
Qeveria ka nje strategji dhe plan veprimi kunder trafikimit te femijeve bazuar mbi udhezimet e Fondit te OKB-se per Femijet (UNICEF) qe synojne te parandalojne rekrutimin e viktimave te mundshme dhe te mbrojne viktimat, perfshi ato te kthyera nga jashte.
Qeveria ofroi sherbime te kufizuara per viktimat e trafikimit, duke administruar nje strehe prane Tiranes. Qeveria kishte nje Plan Kombetar Veprimi deri ne vitin 2007 per te specifikuar veprimet e qeverise per ofrimin e sherbimeve per viktimat e trafikimit, i cili nuk ishte zbatuar plotesisht. Ajo menaxhonte gjithashtu edhe nje Mekanizem Kombetar Referimi, partneritet midis Ministrise se Brendshme, Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, dhe OJQ-ve vendase, per te ndihmuar ne identifikimin e viktimave dhe per te siguruar qe keto viktima do te kishin strehim, vemendje shendetesore, dhe sherbime riintegrimi. Gjate periudhes se raportimit vazhduan problemet me zbatimine Mekanizmit Kombetar te Referimit dhe Planit Kombetar te Veprimit.
Probleme te bashkerendimit dhe mungesa e burimeve vazhduan te pengonin zbatimin eplote te Mekanizmit Kombetar te Referimit te vitit 2005 te qeverise, i cili krijonte partneritet mes qeverise dhe organizatave vendase te shoqerise civile dhe atyre nderqeveritare nderkombetare per te ofruar nje perqasje teresore ndaj luftes kunder trafikimit te personave. Gjithashtu, Plani Kombetar per Veprim per te luftuar trafikimin skadoi ne fund te vitit dhe, deri ne fund te vitit, nuk kishte ndonje plan te ri te publikuar. Gjate vitit, statistikat zyrtare te qeverise tregonin nje renie prej 80 perqind ne numrin e viktimave te dyshuara te trafikimit, por ky numer nuk ishte i verifikueshem ne menyre te pavarur. Qeveria raportoi 13 viktima te trafikimit gjate vitit. Ne kontrast me kete, statistikat e OJQ-ve raportonin 140 viktima, nje numer qe perputhet me te dhenat e vitit 2006.
Nje numer OJQ-sh ishin aktive ne trajtimin e nevojave te viktimave, perfshi kujdesin shendetesor, sherbimet e riintegrimit, dhe strehim te perkohshem. Ne pergjigje te nje numri ne renie te referimit te viktimave nga policia, strehat e menaxhuara nga OJQ-te formuan nje koalicion per te qene avokate te ceshtjeve shqetesuese. Koalicioni i strehave ka pasur korrespondence aktive me qeverine per te permbushur nevojat e viktimave.
Viktimat e trafikimit shpesh perballeshin me stigmatizim te konsiderueshem nga familjet e tyre dhe shoqeria. Sipas disa strehave, mbrojtja e viktimave te kthyera qe raportonin trafikantet e tyre vazhdoi te ishte nje problem serioz. Kundravajtesit vazhduan te kercenonin viktimat dhe, per kete shkak, shume viktima kishin frike t'i ndiqnin penalisht ceshtjet e tyre ne sistemin gjyqesor.

Personat me Paaftesi
Kushtetuta dhe ligji ndalojne diskriminimin kunder personave me paaftesi; megjithate, pati diskriminim kunder personave me paaftesi ne punesim, arsim, akses ndaj kujdesit shendetesor, dhe ofrimin e sherbimeve te tjera nga shteti. Ligji kerkon qe ndertesat e reja publike te jene te perdorshme nga personat me paaftesi, por qeveria e zbatoi kete ligj vetem ne menyre sporadike. Varferia e shumeperhapur, kushtet e parregulluara te punes, dhe kujdesi i dobet shendetesor paraqiten probleme domethenese per shume persona me paaftesi.
Inspektimi nga Avokati i Popullit ne institucionet e shendetit mendor tregoi qe spitalet kishin mungesa stafi dhe pajisjesh, me kushte te papranueshme highenike dhe sanitare si dhe mungese pajisjesh mjekesore. Avokati i Popullit, i cili kreu inspektime ne Elbasan, Shkoder dhe Vlore, rekomandoi nje rishikim madhor ligjor, organizativ dhe buxhetor te sistemit te kujdesit per shendetin mendor ne vend.
Qeveria pranoi qe pranimi dhe nxjerrja e pacienteve nga institucionet e shendetit mendor ishte problem per shkak te mungeses se burimeve te mjaftueshme financiare per te ofruar vleresimet e duhura psikiatrike.
Kodi Zgjedhor siguron dhoma te fshehta te perdorshme nga personat me karrige si dhe pershtatje te posacme per te verbrit, te cilat ishin ne dispozicion te shtetasve ne zgjedhjet e shkurtit.
Pakicat Kombetare / Racore / Etnike
Nuk pati raportime per dhune nga policia ndaj anetareve te grupeve te pakicave, por pati raportime per diskriminim shoqeror. Si pakica te dukshme, anetare te bashkesive rome dhe egjiptiane ballkanike vuajten abuzim dhe diskriminim te konsiderueshem shoqeror.
Ligji lejon status zyrtar pakice per grupet kombetare dhe vecmas per grupet etnogjuhesore. Qeveria perkufizoi greket, maqedonasit dhe malazezet si grupe kombetare; greket perbenin grupin me te madh. Arumunet (vllehet) dhe romet perkufizohen si grupe pakicash etnogjuhesore.
Ne fund te vitit 2006, Ministria e Punes nenshkroi nje projekt-marreveshje me agjencite e OKB-se te pranishme ne Tirane per te mbeshtetur Komitetin e ministrise per Monitorimin e Romeve. Te dhenat fillestare mbledhur nga komiteti treguan qe nje shtepi mesatare rome merrte me pak se gjysma e familjeve jo-rome qe jetonin ne te njejten zone, qe 62 perqind te romeve ishin analfabete dhe qe vetem 28 perqind e tyre kishin akses ndaj ujit.
Ne vitin 2006, pati ankesa qe policia zhvendosi familje rome dhe egjiptiane ballkanike nga shtepite e tyre. Sipas Amaro Drom, nje OJQ qe punon me popullsine rome, ne vitin 2006, individe sulmuan bashkesite rome dhe egjiptiane ballkanike ne Elbasan, ku te dyja rastet buruan nga nxjerrja e tyre me force prej tokes qe kishin zene ne menyre te jashteligjshme. Ne rastin e pare, autoritetet zhvendosen 45 familje dhe lane 120 individe te pastrehe kur shkaterruan shtepi per t'i hapur rrugen ndertimit te nje pallati banesash. Pak dite me vone, autoritetet shkaterruan nje treg te hapur rom pa paralajmerim ne mes te nates, duke u hequr 450 tregtareve burimin e te ardhurave. Bashkia propozoi nje vendndodhje te re qe romet e refuzuan sepse ishte shume larg qytetit. Disa prej te zhvendosurve gjeten shtepi te reja ne Elbasan, ndersa pjesa tjeter levizi drejt qyteteve te tjera.
Ndryshe nga vitet e meparshme, nuk pati raste te zhvendosjes se romeve prej qeverise qendrore.
Gjate vitit, tete familje rome ne qytetin e Korces u zhvendosen me urdher te qeverise vendore.
Qeveria nuk e financoi Strategjine e saj Kombetare per Romet, e cila synonte te permiresonte mireqenien e bashkesise. Ajo nuk kishte nje strategji te perkufizuar per grupe te tjera pakicash apo etno-gjuhesore.
Pakica etnike greke ngriti pakenaqesite tek qeveria ne lidhje me zonat zgjedhore, shkollimin ne gjuhen greke, te drejtat e prones, si dhe dokumentat qeveritare. Udheheqes te pakices cituan mungese vullneti nga qeveria per te njohur qytete etnike greke jashte "zonave minoritare" te kohes se komunizmit; per te perdorur gjuhen greke ne dokumenta zyrtare dhe ne tabela publike ne zonat etnike greke; per te percaktuar permasen e popullsise etnike greke; apo per te perfshire nje numer me te madh grekesh etnike ne administraten publike.
Ne shtator, shoqata kulturore greke Omonia paraqiti nje kerkese tek kryeministri per regjistrimin e popullsise mbi bazen e etnicitetit. Letra u bashke-nenshkrua nga ministry i punes dhe shanseve te barabarta, si dhe nje perfaqesues i Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, nje parti politike me fokus grek qe aktualisht eshte pjese e koalicionit qeverises.
Nderkohe qe kishte shkolla publike ne gjuhen greke ne pjesen jugore te vendit ku jetojne pjesa me e madhe e grekeve etnike, Omonia u ankua qe bashkesia kishte nevoje per me shume klasa si brenda ashtu edhe jashte zonave minoritare, per shkak te klasave te mbipopulluara dhe kerkesave te paplotesuara. Cdo fshat ne zonat greke kishte shkollen e vet fillore-tetevjecare (nente-vjecare) qe perdorte gjuhen greke, pavaresisht nga numri i nxenesve dhe ne Gjirokaster kishte dy shkolla te mesme ne gjuhen greke. Ne vitin 2006, qeveria i akordoi nje license funksionimi nje shkolle ne jug, jashte zones greke. Gjate nje vizite ne vitin 2006 te kryeministrit ne Greqi, qeveria ra dakord te bashkepunonte per ndertimin e nje universiteti ne gjuhen greke ne qytetin e Gjirokastres, financuar nga qeveria greke.
Abuzime dhe Diskiminime te Tjera Shoqerore
Ashtu si ne vitet e meparshme, OJQ-te pretenduan qe policia shenjestroi bashkesine homoseksuale per abuzim. Sipas Shoqates Shqiptare te Homoseksualeve, policia arrestoi arbitrarisht homoseksualet dhe me pas, i abuzoi ata gjate kohes qe ishin te ndaluar, si fizikisht ashtu edhe verbalisht.
Grupi Shiqptar i te Drejtave te Njeriut raporton qe gjate vitit, policia perndoqi anetare te Shoqates Shqiptare te Homoseksualeve dhe homoseksuale te tjere te njohur, hera-heres duke bere kontrolle ne shtepite e tyre pa pasur autorizim.
Nje raport i vitit 2006 i Programit te Zhvillimit te OKB-se (UNDP) mbi HIV/SIDA ne vend deklaronte qe shtetasit pikasnin pak konfidencialitet ne rezultatet e tyre per HIV. Stigmatizimi shoqeror dhe diskriminimi i ashper ndaj personave me HIV/SIDA gjithashtu ishin te zakonshme.
Gjate vitit, dy minorene pozitive me HIV u larguan nga shkollat e tyre dhe u rivendosen me kerkese te prinderve te nxenesve te tjere te klases, te cilet kishin frike nga infektimi i metejshem mes nxenesve.
Seksioni 6 Te Drejtat e Punetoreve

a. E Drejta e Shoqatave
Punetoret kishin te drejten te formonin sindikata te pavarura dhe e ushtruan kete te drejte ne praktike; megjithate, ligji ua ndalon anetareve te ushtrise pjesemarrjen ne sindikata. Punonjesit civile te qeverise mund te bashkohen ne sindikata, por nuk kane te drejten te bejne greva. Afro 20 perqind e fuqise punetore bente pjese ne sindikata.
Ligji nuk e lejon diskrminimin anti-sindikate; megjithate, nuk pati raportime per diskriminim te tille.
b. E Drejta per t'u Organizuar dhe Negociuar Kolektivisht
Shtetasit nga te gjitha fushat e punesimit civil kane te drejten kushtetuese te organizohen dhe negociojne kolektivisht, dhe ligji percakton procedurat per mbrojtjen e te drejtave te punetoreve nepermjet marreveshjeve te negocimit kolektiv. Megjithate, sindikatat funksiononin nga pozita te dobeta. Ne praktike, sindikatat qe perfaqesonin punonjesit e sektorit public negocionin drejtperdrejt me qeverine. Negocimi i efektshem kolektiv mbeti i veshtire, dhe marreveshjet ishin te veshtira te zbatoheshin.

Ligji siguron qe te gjithe punetoret, pervec atyre me statusin e punonjesit civil, ushtrise nen uniforme, policise, dhe disa zyrtare te gjykatave, kane te drejte te bejne greve dhe punonjesit e ushtruan kete te drejte ne praktike. Ligji ndalon grevat qe jane ose te deklaruara haptas ose qe gjykatat gjykojne se jane politike.

Gjate vitit, Avokati i Popullit mori ankesa te shumta per shkarkime te oficereve te policise gjate anembane vendit. Zyra e tij filloi nje seri inspektimesh ne raste te dokumentuara pushimesh te jashteligjshme, te cilat qeveria pretendoi se policia i kreu per te zbatuar Ligjin e ri te Policise se Shtetit. Avokati i Popullit ia paraqiti gjetjet Ministrise se Brendshme dhe rekomandoi qe ministria te ndermerrte nje numer veprimesh per ta zbatuar legjislacionin e ri.

Ndalimi i Punes se Detyruar ose me Force
Ligji e ndalon punen e detyruar ose me force, perfshi nga femijet; megjithate, pati trafikim te grave dhe femijeve per shfrytezim seksual dhe pune.

d. Ndalimi i Punes se Femijeve dhe Mosha Minimale per Punesim
Ligji cakton moshen minimale te punesimit ne 14 vjec dhe percakton sasine dhe llojin e punes qe mund te kryhet nga femijet nen 18 vjec. Femijet midis moshes 14 dhe 16 vjec ligjerisht mund te punojne me kohe te pjesshme gjate pushimeve te veres; femijet midis 16 dhe 18 vjec mund te punojne gjate gjithe vitit ne disa pune te caktuara specifike. Ligji parashikon qe Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta te zbatoje kerkesen e moshes minimale nepermjet gjykatave; sidoqofte, nuk ka te dhena se zbatimi eshte kryer. Inspektimet e punes ne fabrika ne 2005 gjeten 83 raste te punesimit ne moshe te mitur. Megjithate, inspektoret e punes hetuan vetem sektorin formal te punes, ndersa pjesa me e madhe e punes se femijeve ndodhte ne sektorin informal. Pjesa me e madhe e fabrikave te inspektuara ishin ato te prodhimit te kepuceve dhe tekstilit. Me shume se 70% e punetoreve ne moshe te mitur ishin vajza. Organizatat jo-qeveritare raportuan se inspektore te punes te ngarkuar me hetimin e ankesave per punesimin e femijeve nuk vune gjoba ose ndeshkime dhe as ndermoren veprime ligjore kunder atyre qe shkelnin ligjet per punesimin e femijeve.
CHRCA perllogariti se rreth 50,000 femije nen moshen 18 vjec punonin me kohe te pjesshme ose te plote. UNICEF perllogariti se 23% e femijeve nga 5 deri ne 14 vjec ne vend punonin ne vitet 1999 - 2003; femijet qe konsideroheshin si te punesuar perfshinin ata qe kryenin nje pune te paguar ose te papaguar per dike qe nuk ishte anetar i familjes, ata te cilet kryenin me shume se kater ore pune shtepie ose qe kryenin pune te tjera ne familje.
Sipas CHRCA, pjesa me e madhe e femijeve punetore punojne si shites ne rruge ose dyqane, lypesa, fermere ose barinj, shperndares droge, ne lavazhe makine, si punetore te fabrikave tekstile, dhe lustraxhinj, dhe disa prej tyre punonin deri ne 16 ore ne dite. Ne Tirane dhe qytete te tjera, femijet, shumica e tyre femije rome, punonin si lypes ose shisnin cigare dhe sende te tjera ne rruge; ne pergjithesi policia e injoronte kete praktike. CHRCA vuri ne dukje se ne Tirane kishte rreth 1,000 femije rrugesh. Nje numer ne rritje femijesh ne Tirane rane viktima te prostitucionit dhe formave te tjera te shfrytezimit.
Nderkohe qe praktika eshte e ndaluar, qeveria nuk ka ndonje program specific qe synon parandalimin e punes se femijeve, megjithese ka nje numer OJQ-sh dhe donatoresh nderkombetare qe punojne per zhdukjen e saj. gjate vitit, programi i TdH kunder lypjes pati sukses ne edukimin e shtetasve dhe bashkesise nderkombetare ne Tirane per aspektet negative te dhenies se parave femijeve qe lypin. Gjate vitit, nje fushate tjeter e TdH ofroi siguri per femije te rruges, perfshi ofrimin e ushqimit, strehimit, dhe sherbimeve sociale gjate dites.
e. Kushtet e Pranueshme te Punes
Paga kombetare minimale ishte 169 dollare (14,000 leke) ne muaj. Megjithate, kjo nuk ishte e mjaftueshme per te siguruar nje standard te denje jetese per nje punetor dhe familjen e tij. Paga mesatare per punonjesit e qeverise ishte afro 384 dollare (31,850 leke) ne muaj. Sipas nje raporti te vitit 2005 nga UNDP, 25 deri 30 perqind e popullsise jetonte nen vijen zyrtare te varferise prej 57 dollare (4,720 leke) ne muaj, nderkohe qe 30 perqind te tjere jetonin prane asaj vije. Instituti Shqiptar i Statistikave raportoi qe pagat mesatare mujore ne sektorin publik u rriten me 9.1 perqind nga viti 2006 deri ne 2007.

Ligji percakton jave pune 40-oreshe; megjithate, java tipike e punes percaktohej nga marreveshje kolektive ose individuale. Shume persona punonin gjashte dite ne jave. Ligji kerkon pagesen e oreve jashte orarit dhe periudhave te pushimit; sidoqofte, keto parashikime nuk u zbatuan gjithmone ne praktike. Qeveria nuk kishte caktuar standarde per minimumin e pushimit per jave, kufizime mbi maksimumin e numrit te oreve te punes per jave, ose shumen e pageses shtese per oret jashte orarit dhe nuk ndalonte oret e tepruara te punes se detyrueshme jashte orarit.
Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›