Modeli Turk
Nga Berat Buzhala
Athua ne cfare thellesie te ferrit do te shkrumbohem une? Meqe Nene Tereza gjendet bash ne midis te tij, une do te jem patjeter me thelle, kah fundi. Atje ku temperaturat e shkrijne edhe hekurin. Ne ndonje kazan te ziftit.
Po e pres nen ethe diten kur ndonje prej klerikeve nervoze te institucioneve tona fetare do te ma kumtojne lajmin per fatin tim ne boten e perjetshme.
Keto dite ishim deshmitare te nje prej deklaratave me provokative qe jane bere ndonjehere ne Kosove. Imami Shefqet Krasniqi i dha kompetenca te renda vetes. Vendosi ta sistemoje per ne ate dynja njeren prej figurave me monumentale te kombit shqiptar, Nene Terezen. Shume keq dhe shume turpshem.
E pata kritikuar ne kete faqe te Expressit nje prononcim te Kancelarit te Kishes Katolike, Don Shan Zefi, lidhur me ate se kush prej religjioneve ka me shume merita per pavaresine e Kosoves. Qendrimin e Don Shanit - se katoliket kane hise me te madhe per pavaresine e vendit, e pata quajtur dhe e quaj te shemtuar.
Njejte pata shkruar per idene e ndertimit te Katedrales katolike ne qender Prishtines. E kam quajtur Katedrale politike. Mirepo, predikimi i Imamit Shefqet Krasniqi tash eshte qershiza ne majen e tortes. Per ta rregulluar punen.
Ma ngrohi pak zemren kunder-reagimi i Bashkesise Islame, e cila u distancua prej punetorit te saj, por nuk ma sheroi plotesisht. Por, a mjafton kaq? Absolutisht jo. Kjo mund te jete vetem nje perpjekje per t'i lare duart mbi mekatin.
Per te ma hequr kete merak timin, Bashkesia Islame ne komunikate ishte dashte ta shkruante edhe nje fjali te vetme, qe do te thoshte: "Ne kemi filluar hetime te brendshme per sjelljet e Imamit Shefqet Krasniqi, dhe shume shpejt do te dalim me hapa konkrete". Njejte do te duhej te bente edhe Kisha Katolike. Njejte do te duhej te bente edhe secilin religjion qe e ka ndermend te operoje ne nje vend laik.
Nuk di nese e keni percjell dramen e fundit te Kishes Katolike, me Ipeshkvin e pacipe Williamson dhe deklaratat skandaloze te tij lidhur me fatin e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore. Williamson ka deklaruar ne nje interviste per nje televizion suedez se nuk besonte qe ne Luften e Dyte Boterore jane perdorur dhomat e gazit kunder hebrenjve.
Nuk besonte as qe jane vrare me shume se 200 deri ne 300 hebrenj gjate gjithe Luftes se Dyte dhe thoshte se nuk e ka ndermend ta vizitoje kampin e Aushvicit per t'u bindur nese ishte kryer nje kasaphane njerezore ose jo. Selia e Shenjte, pas ketyre deklaratave, ia ka ndaluar Williamsonit predikimin. Argjentina, ku ky Ipeshkev ka celebruar meshat e shenjte, e ka deportuar dje ate per ne Britani te Madhe. Paramendojeni Argjentina. Nje vend ku religjioni dhe kleriket gezojne respekt te jashtezakonshem. Ende nuk ka perfunduar drama plotesisht. Opinioni publik e ka futur Papen nen trysni qe Williamsonit t'i rikthehet masa e ish-komunikimit, te cilen e Benedikti per habine e te gjithe ia kishte hequr muaj me pare.
Cka te bejme me kleriket tane rebele? Kur persona me maska e kishin rrahur Xhabir Hamitin, Kryetar i Keshillit te Bashkesise Islame, Ilir Mirena propozoi qe shteti ta marre nen kontroll Bashkesine Islame te Kosoves. Mirepo, s'besoj qe nje gje e tille do te ndodhe. Shteti ketu tek ne eshte me i interesuar te marre nen kontroll kompani tjera me profitabile sesa Bashkesia Islame. E di qe marrja me bashkesite fetare sjell probleme dhe jo pare. Shpresojne e luten qe ky problem do te zgjidhet vetvetiu, ose te na e zgjidhe "dikush" tjeter. Por, une po betohem se ai "dikush" nuk ekziston. Heret a vone, vete do te duhet te ballafaqohemi me ekstremizmin fetar te te gjitha religjioneve. Njeri e terheq tjetrin. Sa me vone, aq me keq.
Institucionet tona tash e sa kohe po deklarojne se jemi imune ndaj krizave globale financiare. Ka mundesi te jete keshtu. Por, ne nuk jemi imune ndaj perplasjeve ideologjike neper te cilat po kalon bota. Nese cdo dite brenda mureve te kulteve fetare predikohet per anti semitizem, anti krishterizem dhe anti islamizem, ky problem nje dite do t'i shpertheje ato mure te shkreta. Do te dale ne rruge dhe jashte rruges. Prandaj, per ta parandaluar kete ortek qe vetem po rritet, mendoj se jo "dikush" por vete shteti duhet te veje dore.
Ne vitin 1924 shteti sekular turk e ka formuar Drejtoratin per Ceshtje te Religjionit, i cili ndryshe quhet Diyanet. Ky trup funksionon ne kuader te Kryeministrise. Se bashku me Ministrine e Arsimit, Diyanet merret me edukimin e imameve dhe u jep atyre temat per te cilat ata duhet te predikojne ne ceremonine e xhumave.
I pyetur nese ky sistem turk eshte efektiv ne parandalimin e radikalizmit, Imami i Xhamise me te Madhe ne Ankara, Mustafa Matur, ka thene: "Pa dyshim! Diyanet ben nje pune te mrekullueshme ne inspektimin e xhamive dhe imameve. I nxit imamet qe te jene pozitive ne predikimet e tyre".
* Kryeredaktor, gazeta "Express", Kosove