Optimiste apo pesimiste, varet nga gjenet
A jeni ju njeri prej atyre personave te cileve gota eshte gjithmone gjysme e mbushur? Apo te gjitha i shini ne te zeza, prandaj megjithate do ta zgjidhni goten gjysme te mbushur? Sipas nje studimi te cilin e bene shkencetaret britanike, pamja jone optimiste respektivisht pesimiste ndaj botes varet nga variacionet ne gjene, pergjegjes per ndryshimin e disponimit. Shkencetaret vertetuan se versionet e ndryshme te gjeneve qe marrin pjese ne transmetimin e serotines, kemikalie ne tru e cila vepron ne disponim, ndikojne ne ate se a do te na terheq vemendjen idete dhe ngjarjet pozitive apo negative, shkruan Telegraph. Njerezit me version te gjate te ketij gjeni kane prirje nda pozitives dhe fokusohen ne aspektet e mira te jetes, duke iu kushtuar fare pak vemendje (me qellim) gjerave te keqija, perderisa ata me version me te shkurte te ketij gjeni e bejne pikerisht te kunderten. Ne studim ishin perfshire 97 persona te cileve iu paraqiten fotografite me idete pozitive dhe negative. Pastaj njerezve me version te gjate te gjeneve, vemendjen ua terhoqen fotografite pozitive sic jane embelsirat, ndersa te tjeret mbanin shikimin ne pamjet negative, sic jane merimangat. Psikologet thone se njerezisht kryesisht ne menyre selektive i verejne idete e mira dhe te keqija, ndersa keto paragjykime luajne rol te rendesishem ne reagimet e pergjithshme ndaj stresit. Ne studimet paralele, qe i kreu Qendra Hulumtuese per Ceshtjet Shoqerore, me shume se 2000 persona te rritur u pergjigjen ne pyetjet lidhur me pamjen ndaj situates jetesore. Pothuajse 58 per qind e pjesemarresve deklaruan se qendrimi pozitiv eshte infektues dhe se vete ndjehen me mire nese jane te rrethuar me njerez optimiste. Qendrimi pozitiv ndaj jetes mund te na bene me terheqes edhe ndaj gjinise se kundert, ndersa 52 per qind e pjesemarresve optimistet i konsiderojne me terheqes sesa pesimistet.