RENEA aksion në Korçë, kontrolle për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, pas dyshimeve se në zonë fshihet një person me rrezikshmëri shumë të lartë, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, efektivët kanë rrethuar një pallat në qytet, ku dyshohej se mund të ndodhej personi i kërkuar.
Pas kontrolleve të kryera në ambientet e pallatit, RENEA dhe shërbimet e Policisë nuk kanë mundur ta lokalizojnë personin.
Ndërkohë, kontrollet dhe operacionet policore në qytet janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të kërkimit të personave me rrezikshmëri të lartë dhe parandalimit të veprimtarive kriminale.
Forcat e Policisë vijojnë verifikimet dhe kontrollet për lokalizimin e personit të shpallur në kërkim.
/rtsh.al/