REUTERS: BE kërkon votim të qetë në Shqipëri pas dhunës së vitit 2011
Votimi për presidentin në Shqipëri në korrik duhet të bëhet qetësisht, pa një përsëritje të dhunës së vitit të shkuar për manipulimet zgjedhore, nëse duhet të ketë progres të vendit në ofertën për tu bashkuar me BE-në, tha të enjten një zyrtar i bllokut.
2012-a ofron një dritare me mundësi për Shqipërinë për të bërë një hap në procesin e integrimit, tha Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përpara gazetarëve, para se të fliste në parlamentin shqiptar, aty ku pritet të bëhet votimi për presidentin.
Bashkimi Europian dy herë gjatë dy viteve të shkuara ka thënë se vendi i varfër ballkanik nuk është gati për tu bërë kandidat zyrtar për anëtarësimin, duke e vendosur Shqipërinë pas fqinjëve të saj, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë në radhën për tu bashkuar.
Fyle u tha ligjvënësve se vendi duhet të tregojë progres në 12 fusha kritike që variojnë nga vendosja e një demokracie të plotë dhe funksionale e deri tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Qeveria dhe opozita shqiptare arritën një marrëveshje në fund të vitit të shkuar për të reformuar ligjin zgjedhor dhe procedurat parlamentare pasi Partia Socialiste në opozitë akuzoi Partinë Demokratike në pushtet se kishte manipuluar votat në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Demonstratat e shumta të opozitës në lidhje me votën u kthyen në të dhunshme në janar të vitit të shkuar dhe katër protestues u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë. Dy pjesëtarë të forcave të sigurisë janë akuzuar për vrasje.
Por partitë tani kanë rënë dakord për reformat, duke ngritur perspektivën e një sfide për zgjedhjen e presidentit të ri nga parlamenti kur Bamir Topi të zëvendësohet në korrik. Përplasjet e brendshme politike kanë shtyrë reformat.
Sinqerisht shpresoj që ju do jeni në gjendje të ruani atmosferën aktuale konstruktive për zhvillimin e qetë të votimit për presidentin, i tha Fyle parlamentit.
Ai tha se është e rëndësishme të hidhet dritë e plotë mbi dhunën e janarit të vitit të shkuar përmes një procesi gjyqësor të besueshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike.
Nuk ka kohë për të humbur dhe Shqipëria duhet të fokusohet në përcjelljen e rezultateve konkrete veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pas fjalimit, ligjvënësit miratuan një ligj për krijimin e gjykatave administrative, që ishte shtyrë prej më shumë se dy vitesh për shkak të grindjeve politike.