E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erisa Xhixho: Në fillimet tona nuk kishim asgjë, përveç emrit të Monika Kryemadhit e Ilir Metës

Share

Jo më kot LSI është quajtur një parti familjare. Kjo gjë është pranuar edhe nga ana e kryetares së LRI-së, Erisa Xhixho, e cila është shprehur në një konferencë të LRI-së, se në fillim, nuk kanë pasur asgjë, përveç Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Ne kemi pasur shumë ëndrra dhe dëshira për organizatën tonë, pasi në fillimet tona nuk kishim asgjë përpos emrit të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Pas kaq vitesh kemi një emër shume të madh, ka thënë Xhixho gjatë një kongresi, ku pritet të zgjidhet kreu i ri i LRI-së.

Tashmë LSI duhet të krenohet, pasi nuk ka më vetëm emrin e Ilir Metës dhe gruas së tij, por zotëron edhe 20% të pushtetit. Nuk është arritje e vogël!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›