E Diel, 1 Nëntor 2026

REUTERS: Fshatarët shqiptarë fajësojnë Bankers-in për tërmetet

Share

Fshatarët shqiptarë, që fajësojnë kompaninë kanadeze Bankers Petroleum për ato që i quajnë shpërthime të nëndheshme, protestuan për ditën e dytë radhas të hënën, pasi kishin hapur valvulat e depozitave të ruajtjes së naftës duke derdhur 1 mijë ton nga nafta e kompanisë.

Policia arrestoi dy fshatarë se kanë hyrë në depozitat e Bankers dhe kanë shkaktuar një dëm prej 1 milion dollarë. Rreth 100 policë ndërhynë për të parandaluar që nafta të merrte flakë.

Fshatarët në Zharrëz, pranë qytetit jugperëndimor të Fierit, thanë se ata mendojnë se teknikat e shpërthimeve nën tokë, që përdoren për të nxjerrë krudo, kanë shkaktuar çarje në shtëpitë e tyre.

Bankers ka mohuar përgjegjësinë.

Ne deklarojmë se asnjë nga operacionet tona të hidrokarbonit nuk ka shkaktuar shpërthime apo dridhje të tokës, deklaroi menaxheri i përgjithshëm i Bankers në Shqipëri, Leonidha Çobo.

Bankers, me qendër në Calgary, është e fokusuar në fushën e naftës në Patos- Marinzë dhe ka një marrëveshje me Albpetrolin shtetëror për të marrë përsipër dhe për të riaktivizuar 120-130 puse çdo vit.

Instituti i Gjeoshkencës në Shqipëri ka raportuar një seri dridhjesh thellë nën tokë gjatë javës së shkuar. I fundmi prej tyre ishte të dielën me fuqi 3.4 të shkallës Rihters në një thellësi prej 12 ose 13 kilometër.

Fshatarët thonë se tërmetet ndodhin rregullisht, shumica, siç ndodhi edhe të dielën.

Besjan Pesha, drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Kombëtare u ul me Bankers dhe me fshatarët për të negociuar një zgjidhje, duke premtuar një hetim shkencor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›