E Diel, 1 Nëntor 2026

A do e ketë kaq të lehtë Europa me këtë njeri?

Share

Fishekzjarret e bursës pas zgjedhjeve në Greqi u shuan shpejt duke i hapur vend kthjelltësisë.

A duhet besuar tek Antonis Samaras, fitues i zgjedhjeve në Greqi, se ai do ti ofrojë vendit të tij një të ardhme më të mirë?

Fakt është se Samaras, shef i partisë fituese, Nea Demokratia, nuk është se ka një nam të mirë ndër politikanët e Europës.

Ata nuk e kanë harruar se si politikan i opozitës ai ishte kundër marrëveshjeve.

Ndërkohë që vendi i tij i zhytur në borxhe, që nga viti 2010 po shkon drejt falimentimit dhe ka kërkuar dy herë ndihmë prej miliardësh, Samaras ka refuzuar vazhdimisht të pranojë në parlament vendimet e qeverisë së PASOK, të drejtuar nga Jorgos Papandreu për masat e kursimit.

Me Papandreun ata kanë qenë dikur shokë dhome në kolegjin Amherst në SHBA. Ndërkohë mes tyre ka armiqësi.

Në të shkuarën Samaras nuk ka lexuar gjëra mikluese për veten në shtyp.

Njëherë cilësohej si përfitues i rrënimit dhe një herë tjetër si zjarrvënës i Athinës.

Kritikët thonë se Samaras i bën këto manovra e taktika thjesht se i intereson pushteti e jo Greqia.

Mbi të gjitha ai ka penguar për dy vite rresht përpjekjet e bëra nga socialistët e PASOK për të luftuar krizën katastrofike.

Në atë kohë shumë konservatorë europianë dyshonin fort tek Samaras. Madje pas kulisave ishte diskutuar që partia e tij të përjashtohej nga Partia Popullore Europiane.

Që përpara krizës, Samaras, që rrjedh nga një familje më mirëqenie, është treguar kokëfortë.

Në vitin 1989, kur ishte ministër i Ekonomisë dhe më pas i Jashtëm në qeverinë e Kostas Micotaqis, ai është profilizuar si njeri i vijës së ashpër në sherrin me Maqedoninë nëse duhej të mbante këtë emër, që e ka edhe një provincë në veri të Greqisë. Kjo bëhej që të binte në sy e të pëlqehej nga votuesit.

Në vitin 1992 u largua nga Nea Dimokratia dhe formoi një parti nacionaliste Pranvera politike. Partia nuk pati sukses dhe ai u rikthye tek Nea Dimokratia dhe u bë deputet në Parlamentin Europian.

Në janar 2009 u bë ministër i Kulturës në qeverinë e Kostas Karamanlis, që ra nëntë muaj më vonë.

Në nëntor 2009 garoi me Dora Bakojanis për kreun e partisë.

A është Samaras njeriu i duhur për të drejtuar Greqinë në kursin e duhur për të ardhmen?

Këtë nuk e di askush. Por fakt është se shumë gjëra janë në lojë.

Një këshilltar i Samaras ka parashikuar: Nëse nuk do ketë ndryshime në politikë, ne do përjetojmë një shpërthim social, edhe nëse vetë Jezu Krishti do e drejtonte këtë vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›