REUTERS, një ditë pas demostratës
Në një shkrim, me titull "Zgjedhjet e diskutueshme të 2009-tës, në rrënjë të trazirave në Shqipëria", agjensia prestigjoze e lajmeve REUTERS një ditë pas demostratës, bën një historik të zhvillimeve zgjedhore ne Shqipëri.
"Mbështetës të partisë socialiste, të cilët refuzojnë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, kanë protestuar jashtë zyrës së Berishës kundër asaj që ata e quajnë koorrupsion zyrtar dhe mashtrim zgjedhor", shkruan Reuters. Duke treguar mbi bilancin e tre personave, të vrarë në këtë protestë, REUTERS shkruan se kjo ishte dhuna më e rëndë që kur shteti aplikant për Bashkimin Europian, doli jashtë kontrollit në duke sulmuar godinën e qeverisë dhe duke sjellë edhe vdekjen e një deputeti në vitin 1998.
Turma e ditës së premte ishte shumë larg asaj turme të mallëngjyer që sollën në pushtet Sali Berishën si presidenti në vitin 1992, duke i dhënë fund sistemit komunist 50 vjeçar, shkruhet më tej në shkrim, duke u shoqëruar me pamjet e demostratave të viteve 90.
REUTERS kthehet pas në kohë në shkrim, duke rikujtuar zgjedhjet në vitin 1996, ku Berisha fiton me një diferencë të madhe votash, por opozita socialiste refuzoi të ulej në parlament, duke thënë se zgjedhjet ishin të manipuluara. Një vit më pas, qeveria e tij u rrëzua kur vendi u përfshi nga kaosi pas shembjes së skemave piramidale, vazhdon REUTERS.
“Berisha kthehet në pushtet, këtë herë si kryeministër në vitin 2005. Dhe që nga ajo kohë që kritiku i tij kryesor ka qënë lideri i parisë socialiste Edi Rama , dhe lideri i partisë Social Demokrate Skender Gjinushi”, cilëson agjensia e lajmeve.
Më pas flitet për kontestimin e zgjedhjeve të vitit 2009, ku PD fitoi me një mazhorancë shumë më të vogël dhe bisedimeve që kanë dështuar sa herë kanë nisur. Tensionet u rritën, thuhet në shkrim, pasi aleati i Berishës dhe kolaicionit të ri qeverisës Ilir Meta dha dorëheqjen nga post i zëvendëskryeminstrit, për akuzat për korrupsion. Kjo solli tension edhe në sallën e parlamentit , ku pati akuza për të tjera korrupsion.
Be refuzoi aplikimin e Shqipërisë si vend kaniditat vitin që shkoi, duke i bërë thirrje që të luftojnë korrupsionin dhe të vendosin një demokracci funsksionale, përfundon shkrimin agjensia e lajmeve REUTERS.
Ndërkohë mediat e tjera , një ditë pas traziarve shkruajnë se gjendja është ende e tensionuar. Gazeta italiane , në shkrimin kryesor të faqes online, me titull të madhe shkruan “Revolta ne Shqipëri”, shqetëson Europën. Vendi në prag të luftës civile. Mediat e tjera si CNN, BBC , Ansa raportojnë bilancin e të vdekurve, apelin e Bashkimit Europian, dhe fjalet e kryeminstrit Berisha, se opozita kërkoi të kopjojë skenarin tunizian.