E Diel, 1 Nëntor 2026

RF. Azebajxhan-Shqiperi 1-1Azerbajxhani e Shqipëria do të përballen sot në orën 17:00 në Baku në ndeshjen e katërt miqësore midis tyre, ku në tre të parat Shqipëria ka regjistruar tre fitore: 1-0, 2-0 e 2-1


AZERBAJXHAN-SHQIPËRI 1-1
Golat: Subashic 4’ (1-0), Skela 12’ (1-1)
19 nëntor, Baku. Stadiumi “Tofik Bahramov”
Gjyqtar: Lasha Sligava

AZERBAJXHANI: Mehtiev (46’ Veliev), Junisoglu, Idika (46’ Dzhaligov), Shukurov, Sadihov, Çertoganov (79' Abdilajev), Abasov, Mamedov (46’ Gusenov), Dzhvadov, Seinalov, Subashic (69' Nadirov)
SHQIPËRIA- Hidi, Beqiri, Vangjeli (46’), Lila, Dallku, Vrapi, Curri, Agolli (95' Muzaka), Bulku, Duro (73'  Lika), Berisha (85' Sukaj), Skela
Kartonë të verdhë: Zeinalov/ Duro, Agolli, Skela
Karton i kuq: Beqiri 45’

95’ Del Ervin Bulku, futet në lojë Gjergji Muzaka. Pas dy-tre sekondas mbaron ndeshja.

85’ Del Besart Berisha, dhe në vend të tij Xhevair Sukaj që luan në Turqi me Hacetepe.

79’ Abdiljev hyn në vendin e Çertoganov, zëvendësimi i pestë i kryer nga trajneri gjerman i Azerbajxhanit, Berti Vogst.

73' Klodian Duro i lë vendin Gilman Likës, mesfushorit që luan në Turqi me Hacetepe.

67’ Klodian Duro ndjek shembullin e Agollit, por gjuajtja e mesfushorit të Omonia Nikosias është shumë e dobët.

64’ Ansi Agolli gjuajti nga larg, por topi i goditur nga mesfushori i Tiranës preku rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga zëvendësuesi Veliev.

62’ Sadihov gjuan nga një distancë e largët, por Hidi, një një superformë në ndeshjen e sotme, e devijoi në goditje këndi, duke shpëtuar portën tonë nga një tjetër rrezik. Në një ditë pas sulm e agresivitet Shqipëria.

46' - Pjesa e dytë, nisi me shumë vonesë, gati 10 të tilla, madje ekipi ynë doli në fushën e lojës dy-tre minuta më vonë se ekipi vendas. Topi i parë për Azebajxhanin.

45' -Në mënyrë shumë të çuditshme, gjyqtari gjeorgjian ndëshkoi me karton të kuq Elvin Beqirin. Protestojnë të gjithë futbollistët shqiptarë, ku Skela e Duro janë dhe protagonistët. Degjeneron situara në Baku. Trajneri Han ndërhyn për të qetësuar situatën.

38’- Karton i verdhë për një futbollist azerbajxhanas. 1-3 numri i kartonëve të verdhë për Shqipërinë.

37’- Radomir Bakshel përfitoi nga një rrëmujë brenda zonës sonë, por goditje e tij është e pasaktë.

34’- Kapiteni i Shqipërisë, Ervin Skela ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari gjeorgjian i takimit.

30’- Një perfomancë e zbehtë e ekipit tonë përfaqësues. Shumë të tërhequr pas. Ndihen mungesat e lojtarëve titullarë si Lorik Cana e Altin Lala, edhe pse Klodian Duro e Ervin Skela po mundohen të frymëzojnë skuadrën tonë.

25’- Azeri Kondukov fitoi një goditje dënimi, pas faullit të Elvin Beqirit. Një goditje ballore nga 25 metra. Mur kuqezinj, Hidi grushton predhën e kundërshtarit.

19’- Azebajxhani sulmon nga krahu i majtë, Subashiç godet ashpërsisht dhe Hidi grushton, duke devijuar topin në goditje këndi. Të rrezikshëm azerët në këto minuta.

11’ -Azerbajxhan -Shqipëri 1-1. Besart Berisha rrëmben një top brenda zonës azere, me një veprim të bukur dha një top për Ervin Skelën, kapiteni i Shqipërisë me një diagonale të rreptë shënoi golin e barazimit. Një dhuratë e bukur për 32-vjetorin e fantazistit të Energi Kotbusit. Ky ëhstë goli i 10-të për Ervin Skelën, i cili u barazua me Igli Taren e Sokol Kushtën. Mbreti është ende Alban Bushi me 14 gola.

8’- Karton i verdhë për mbrojtësin e Arisit, Kristi Vangjeli

5’- Karton i verdhë për mesfushorin e Tiranës, Ansi Agolli.

4' -Azerbajxhan -Shqipëri 1-0.Subashic, autori i golit. Besart Berisha, ndërmori një aksion personal në afërsi të mesfushës së Azerbajxhanit. Si zakonisht, teprimet e mbajtjes së topit nga sulmuesi i Rozenbeorgut, duke humbur topin, një kundërsulm të shpejtë azerbajxhanasit shënuan edhe golin e parë me anë të Bakshel, duke bërë të pavlefshëm ndërhyrjen e Hidit. Një gol i shpejtë.

2’ Goditje dënimi për Azerbajxhanin nga një distandë prej 25 metrash Pa rrezik për portën tonë.

1’- Topi i parë luhet nga Shqipëria

Skuadra kanë dalë në fushë në Baku te Azerbajxhanit, dhe tashmë po ekzekutohet himni shqiptar. Shumë pak shikues. Po ekzektuohet himni azer. Skuadra kanë dalë në fushë në Baku te Azerbajxhanit, dhe tashmë po ekzekutohet hymni shqiptar. Shumë pak shikues. Një kohë e ftohte në kryeqytetin azer.

E Merkure, 19 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›