E Diel, 1 Nëntor 2026

Skela, kapiten e golin e 10-të për ditëlindje Goli i shënuar kundër Azerbajaxhanit ishte edhe goli i 10-të për Ervin Skelën, që tani ndodhet në të njëjtën kuotë me barazua me Igli Taren e Sokol Kushtën.

Nëse duhet të jemi të pakënaqur nga barazimi i zhehtë me Azerbajxhanin (1-1), të paktën një protagonist duhet të jetë i “ngopur” nga fushata azere. Dhe ky është Ervin Skela.
DHURATA PËR DITËLINDJE
Kapiteni i formacionit kuqezi në këtë takim, por dhe autori i golit të vetëm të Shqipërisë (asist i Besart Berishës). Një dhuratë e bukur për 32-vjetorin e fantazistit të Energi Kotbusit, i cili e “prishi” pak jo për shkak të kartonit të verdhë të marrë, por edhe për “adrenalinën” që shfaqi gjatë protestave ndaj gjyqtarit gjeorgjian Gjyqtar: Lashah Sligava, bashkë me të gjithë futbollistët e tjerë, në rastin e ndëshkimit me karton të kuq të Elvin Beqirit.

DHJETË GOLA
Goli i shënuar kundër Azerbajaxhanit ishte edhe goli i 10-të për Ervin Skelën, që tani ndodhet në të njëjtën kuotë me  barazua me Igli Taren e Sokol Kushtën. Mbreti është ende Alban Bushi me 14 gola, i ndjekur nga një tjetër emër i famshëm Altin Rraklli (11 gola). Skela la pas Erjon Bogdanin nga lojtarët që janë ende në aktivitet me Kombëtaren, pasi  “Er-Bomber” ka shënaur vetëm 9 gola, ndërkohë që Edmond Kapllani (nuk u thirr për ndeshjen kundër Azerbajxhanit) ndodhet në kuotën e 6 golave.

Golashënuesit me Kombëtaren

Alban Bushi    14
Altin Rraklli    11
Sokol Kushta    10
Igli Tare        10
Ervin Skela   10
Erion Bogdani     9
Ardian Aliaj    8
Loro Borici     6   
Edmond Kapllani    6
Bledar Kola    6
Ilir Përnaska     5
Rudi Vata        5

E Merkure, 19 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›