E Shtunë, 31 Tetor 2026

RTSH përgënjeshtron kryesocialistin Rama

>Dje në një njoftim për mediat Drejtoria e Përgjithshme e Radiotelevizionit kundërshtoi deklaratën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Sipas deklaratës së  të bërë nga RTSH, akuzat që drejtohen ndaj RTSH janë të pabaza dhe nuk përputhen me faktet reale. Sipas RTSH, në asnjë rast   nuk është  censuruar as kryetari i PS dhe asnjë nga drejtuesit socialistë, apo aktivitetet e kësaj force politike, përkundrazi, në shumë raste aktivitetet e kryetarit të Partisë Socialiste janë pasqyruar të plota dhe në mënyrën që i ka sjellë zyra e shtypit e Partisë Socialistë.
RTSH bërë publik edhe monitorimin e  muajit dhjetor të Edicioneve Informative nga ana e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit i cili tregon  tregon se Partia Demokratike në mazhorancë ka zënë 67.88 minuta ose 13.69 përqind dhe Partia Socialiste në minorancë ka zënë 67.38 minuta ose 13.59 përqind. Ndryshimi i kohës në total është vetëm 50 sekonda ose 0.10 përqind në favor të Partisë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›