Kreu i LSI Ilir Meta pret në selinë e LSI një grup deputetësh të Parlamentit Evropian.
>Dje pasdite në selinë e LSI-së, lideri i LSI-së z.Ilir Meta priti në një takim një grup deputetësh holandezë anëtarë të Parlamentit Evropian, zotërinjtë Bastiaan Belder, Leen van der Waal, Dr.Wybren Yogsma dhe Gert Niwenhuis. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet më të fundit politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të qershorit dhe garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, si dhe për shqetësime të tjera që kanë të bëjnë me lirinë e medias dhe konsolidimin e demokracisë në vend.
Më tej diskutimi konstatoi në zhvillimet më të fundit në vend dhe njëkohësisht lidhur edhe me shqetësimet që kanë të bëjnë me integritetin e procesit të ardhshëm zgjedhor. Njëkohësisht diskutuan për probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me lirinë e medias, duke cilësuar këtu për dhunën e ushtruar ndaj gazetës Tema, por edhe për shumë probleme të tjera që vihen re me censurën që ushtrohet ndaj mediave, si televizive dhe atyre të shkruara, për shkak të interesave ekonomike, të pronarëve të tyre, të cilëve u bëhet presion nga autoritetet ekzekutive. Gjatë diskutimit Meta tha se, Bashkimi Evropian, dhe Parlamenti Evropian, në mënyrë të veçantë, duhet ti kushtoj rëndësi zgjedhjeve të 28 qershorit, në mënyrë që të garantohet integriteti dhe suksesi i këtyre zgjedhjeve.