Igli Tare bashkohet me Sokol Kushten: nga 10 gola

Kapiteni i kombëtares shqiptare Ilgi Tare me golin e shënuar dje në miqësoren kundër ekipit modest të San Marinos, u ngjit në kuotën e 10 golave, duke u barazuar kështu edhe me vlonajtin Sokol Kushta.
Tare, zhvilloi ndeshjen e tij të 64-t me kombëtaren duke u bërë kështu futbollisti i dytë me më shumë ndeshje pas Foto Strakoshës, me 73 të tilla. Tare la pas Altin Rrakllin, por kavajasi i ka varur "këpucët në gozhdë".
Përpara kapitenit tashmë ndodhen vetëm dy lojtarë: rekordmeni Alban Bushi (14 gola) dhe Atlin Rraklli (11 gola).
Franc Hoxha